“PL, parti interesash”, Çupi: PS, jo thjesht një parti por një mazhorancë, ka mbuluar të gjithë fushën politike në vend

23 Prill 2025, 09:07Politika TEMA
“PL, parti interesash”, Çupi: PS, jo thjesht një parti

Analisti Frrok Çupi u shpreh se Partia Socialiste nuk është thjesht një parti, por një mazhorancë.

Më tej shtoi se PS ka mbuluar thuajse të gjithë fushën politike në vend. Ndërsa theksoi se PL, ka jetuar si një parti interesash, përfitimesh apo punësimesh.

“Një pjesë e militantëve të LSI gjatë periudhës që kanë qëndruar në LSI kanë qëndruar me sforco, të ndarë. Për shkak të interesit…Sidoqoftë kanë pasur përfitime dhe kanë jetuar si një parti interesash, përfitimesh, punësimesh.

Tani problemi është se janë pakicë dhe shkojnë te origjina e tyre të PS. Por çfarë po ndodh? Fenomeni që po ndodh tani, edhe pse jemi shumë shpejt akoma për të thënë që këto shifra janë rezistente. Mund të ndryshojnë…Njerëzit mendohen, orët e fundit e vendosin se ku do të votojnë…

Lapaj është njeriu, apo partia që nuk ka një target. Një logo, një “snajper” për të “gjuajtur” mbi qëllimin e tij. Të njëjtën gjë mund të thuash edhe për Shehaj…E vetmja gjë që thonë është jemi të djathtë dhe të rrëzojmë Ramën…Këta ende nuk kanë qëllime të drejtpërdrejta.

PS tashmë nuk është thjesht një parti, është një mazhorancë. E ka mbuluar thuajse të gjithë fushën politike në vend…Të djathtën i ka mbuluar PS, të majtët i ka mbuluar PS, të rinjtë i ka mbuluar PS… Në veri dhe sidomos në Dibër, vetë ironia ka shpëtuar incidente dhe tragjedi të mëdha…

Unë shoh se këta pak nga pak do harrojnë se janë të Lapajt apo Shehajt dhe do shkojnë të foletë e tyre. Përqindjet në Parlament janë të definuara se janë listat e mbyllura. Njerëzit kur votojnë, ata votojnë për qeverisje…”, tha Çupi në “Real Story” në ABC New.

2 Komente

  1. T
    Ton

    Po cdo parti...parti interesash eshte per grupin qe e mbeshtet...u pika o Cup cna the...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sllavokomunistet-Turko-Mongole

      Foli ne LLULLA...si nuk shperlahen disa

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje