Dashamir Shehi: Ja dy pikat kryesore që nuk u puqëm me PD-në

23 Prill 2025, 09:00Politika TEMA
Dashamir Shehi: Ja dy pikat kryesore që nuk u puqëm me PD-në

Drejtuesi politik i koalicionit opozitar “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, u shpreh se listat dhe linja e tyre kundër SPAK kanë qenë dy pikat kryesore që nuk u puqëm me PD-në.

“Kush është e keqja kryesore, natyrisht qeveria, ai që ka pushtetin. Nuk gënjej dot, premtoj një gjë që mund të bëhet realisht. Nëse duam të marrim një grusht votash, është tjetër histori. Shumë politikanë kanë bërë xhiro majtas dhe djathtas. Nuk duhet të përfundojë në grupe interesash. Nuk janë dy grupe të mëdha, për mua është një, pasi kanë 20 biznesmenë të përbashkët.

Natyrisht, përqendrimi ynë është në Tiranë. Konkurrenca është shumë e fortë, por do ia dalim. PD-ja na ftoi, por Berisha kur nuk je me të, je me Ramën. Më gjej një nga lista jonë që ka qenë apo është vegël e Ramës. Listat dhe linja e tyre kundër SPAK kanë qenë dy pikat kryesore që nuk u puqëm me PD-në.

Shpresa nuk humb kurrë, por politika nuk është lineare. Do vijë momenti që çdokush bie. Me humbjen e Edi Ramës bëjmë dy të mira, përveçse largojmë korrupsionin, modernizojmë edhe Shqipërinë”, tha ai në emisionin “Open” në News24.

2 Komente

  1. K
    King D

    Bashkuam thuaj.. jo puqem o turk tirone.. do futemi ne europe me sali e ket pianecin plak.. lereni ne dore te rininse o zorrazhije kafenesh.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Big Brother

      Në dorë të rinisë kemi lënë Big Brother. Nuk do lemë edhe Shqipërinë!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje