Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Ekspres” në RTSH me gazetari Nolian Lole u shpreh se, mbështesim SPAK për t’i dhënë fund korrupsionit dhe varfërisë në vend.
Sipas Bashës, ajo që i diferencon me partitë e tjera politike është qëndrimi i qartë kundër korrupsionit, pro SPAK me vepra dhe jo thjesht me fjalë.
I pyetur se a do të bënte koalicion pas zgjedhor me një nga partitë e mëdha sikurse janë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, Basha tha se “mitet po bien njëra pas tjetrës dhe mitet e të ashtu quajtura partitë e mëdha janë në rënie dhe këtë e prekim dhe e shohim çdo ditë në teren ashtu edhe në sondazhet që i bëjmë për synimet tona.
Pa diskutim që ne jemi të hapur që të bashkëpunojmë politik pas zgjedhjeve me të gjithë ato parti që ndajnë vlerat tona, parimet tona dhe që janë afër programit tonë. Ne kemi tre kushtet për këtë bashkëpunimi; Kushti i parë; Asnjë bashkëpunim me të korruptuarit.
Kushti i dytë; Asgjë bashkëpunim me ata që nuk i japin 100% mbështetje SPAK. Kushti i tretë: Asnjë bashkëpunim me ata që nuk kanë linjëzim strategjik 100% me partnerët tanë strategjik që janë aleatët euroatlantik, SHBA, Britania e Madhe dhe BE".
I pyetur nëse i plotësojnë këto kushte Rama dhe Berisha a do të ishit të gatshëm për bashkëpunim, Basha u shpreh se “ asnjë nga ata nuk kanë çfarë ti japin më Shqipërisë. Rama qartësisht e ka mbyllur ciklin e tij politik tashmë prej 12 vitesh. Pas tre palë zgjedhjeve premton përpara fushatës dhe i braktisë në mënyrë solemne premtimet pas fushate. Ndërsa ciklet e tjera janë në dorë të drejtësisë.
Basha i bërë thirrje elektoratit që vota në 11 maji do të jetë ose pro SPAK që ti mbaj në burg të korruptuarit dhe ti shtoi radhët e tyre para drejtësisë ose vota për numrin 5 është votë kundër SPAK që do të kërkojë të nxjerrin nga burgu shokët 7×7=313.
“Ndërsa vota për numrin 1 është votë për të nxjerr nga burgu Ilir Metën”
Ndërsa e vetmja votë sipas Bashës për të vazhduar luftën kundër korrupsionit, si e vetmja mënyrë që paratë të dalin nga xhepat e shokëve të kryeministrit dhe të vijnë në xhepat e popullit , është vota për numrin 4 për Koalicionin Euroatlantik.
Bashka ka hedhur poshtë zërat që ka komunikim me kryeministrin e vendit Edi Rama.
“Nuk kam pasur asnjëherë asnjë raport personal me Edi Ramën, kurrë asnjëherë! Ndërsa raporti politik është raporti midis kryetarit të PD që ai me z. Berisha e çuan partin opozitës këtu me çështjen e vulës apo dhe me Mekonigall".
Duke u ndalur në fushatën zgjedhore, Basha tha "se problemet që ne denoncojmë janë problemet e gjithë Shqipërisë dhe ne nuk kufizohemi në një qark konkret por mbështetjen e presim në të gjithë Shqipërinë".
“Në përgjithësi jemi të inkurajuar nga mbështetja që gjejmë nga të rinjtë në veçanti por dhe tek votuesit që votojnë për herë të parë.
Kudo ku shkoj në takime me të rinjtë ata përsërisin mesazhet e mia, “Ku i ke shokët” dhe 7×7=313 të cilat janë bërë himn për Antikorrupsioni", tha ai.
Pse SPAK nuk ngre akuze per vjedhjen 230 milion euro ne rrugen e kombit nga ky bastard? Ky eshte hajduti 7 x 7 = 230
Ky eshte binjak me karin
Ky ashte I pa skrupullt, rren, mashtron i pa moral, hajdut por dhe idiot
Lulash merr raporte mjeksore per grip nese te therrasin ne prokurori.
po ti je vete. brenda. o lul. po ti duhesh futur. i pari ne burk. o kok tul. po ty te ka dale boja. si nga. floket. dhe nga trut. je bere. gazi botes. po ik sa nuk. eshte. von
Ti ishe Fatkeqesi kombetare qe Lexhenda i besoj te bijes dhe u bere dikush. Si gjithmone mosmirenjohes.