Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vijon turin e takimeve në Diasporë dhe stacioni i radhës është Londra.
Ai tha se shqiptarët u etiketuan në mënyrë të padrejtë si pushtues nga ish-sekretarja britanike e Brendshme, Suella Braverman.
Sipas Ramës, ajo sot iku, por shqiptarët vazhdojnë të qëndrojnë krenarë në Angli duke kontribuuar për ekonominë e saj.
“Para disa ditësh këtu erdhi për një takim partia tjetër, që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar një ftesë për ambasadorin tonë. Ambasadori ktheu përgjigje dhe ata nuk u bënë më të gjallë.
Për tu kthyer te biseda, ju e mbani mend një ish ministre të brendshme të këtij vendi, që u bë mishërimi i politikës djallëzore duke na treguar ne shqiptarët si rrezik për Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo tha se prurja e shqiptarve ishte pushtim, na bëri pushtues sikur shqiptarët ishin ushtare të një armate placckitëse, jo pjesë e matjes njerëzore që punon në këto toka. Na quajti pushtues a thua se kishim ardhur per të marrë kokën e Mbretëreshës, jo për të ndihmuar ekonominë britanike e cila vuan për krah pune. U ngritën dhe disa të tjerë që na treguan me gisht.
Iku bashkë me shpurën e saj, ju ja ku jeni, ishit këtu ku ishit, qytetarë të botës, pasi emri Shqipëri u bën krenar edhe këtu në Angli”, tha Rama.
Ata iken nga politikat e tua dhe te gjithe kryeminstrave nga 1992 e deri sot. Kjo nuk diskutohet. Mire ben qe shkon . Por ofrohi politika fiskale e drejtesi qe te kthehen. Jo batuta.
Anglia duhet te beje nje operacion fshesa te kthehen mijera gomoniste sqiptar te votojne per ramazon, shumica e sqiptarve ne angli kane shkuar ilegalisht pra mund tju griset pashaporta nje dite.
Interesat, "bravo"! Shfrytëzon lirinë, i shkon tjetrit në shtëpi dhe e fyen! Veti e çuditshme kjo e jona, nuk e kemi pas shfaqur kurrë më parë. Ç'të jetë vallë, trimëri apo paturpësi?
Hipokrizia e rradhes. Uroj te humbesh kesaj rradhe.
Po cke qe perzihesh ne politikat e mbrenshme te Anglise more budalla, se keto kthehen ne bumerang per emigrantet more karagjoz. Ti je nje psikopat qe nuk di se cfare flet .
Boll me keto karlliqe se ju ka dale boja o dylber mavi qe kudo qe shkon qelb dynjane.