Rama kujton kohën kur jetonte në Paris dhe i kishin refuzuar vizën në Mbretërinë e Bashkuar: Bëra një shkrim tek "Guardian"...

11 Nëntor 2022, 20:50Politika TEMA

Rama kujton kohën kur jetonte në Paris dhe i kishin refuzuar

Kryeministri Edi Rama ka folur për lirinë e medias gjatë forumit të Paqes së mbajtur në Paris. Rama u shpreh se në ditët e sotme përhapen gënjeshtra si të ishin të vërteta në emër të lirisë së fjalës.

Ai deklaroi se në rast se nuk gjendet një ekuilibër mes të vërtetës dhe lirisë së shtypit do të jemi në pozitë shumë të keqe. Rama tregoi një episod kur i kishin refuzuar vizën në Mbretërinë e Bashkuar dhe botoi një artikull në “The Guardian” përmes ndihmës së një miku.

“Është një kënaqësi e vërtetë që jam këtu sepse që prej disa kohësh kam qenë shumë i frustruar nga pamundësia për të përftuar një mënyrë komunikimi mes institucioneve dhe botës së medias. Pastaj takova Kristofin. Mësova për këtë gjë. Kurrë nuk kishim ëndërruar as për fjalën e lirë apo median e lirë.. Kur isha në Paris për herë të parë. Më kishin refuzuar vizën për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Përmes një miku këtu arrita të shkruaj një artikull për The Guardian.

Kishim bërë çeljen e shtypit të lirë në Shqipëri që ishte një xhungël. Në atë kohë shkruaja atje. Gjeta një mesazh nga The Guardian që donin të flisnin për artikullin tim nëse jam i lumtur apo i kënaqur me titullin që sugjerojnë ata. Thashë me vete si mund ë më pyesin mua për një gjë që mund ta bëjnë vetë. Të nesërmen më morën sërish në telefon. Titulli ishte shumë normal dhe më i mirë se ai që kisha vënë unë. Thashë pse duhet të më pyesnit thjesht mund ta botonit. Gruaja nga ana tjetër tha jo ne nuk funksionojmë kështu. Duhet të kontrollojmë gjithçka me autorin. Sot jetojmë në një botë ndryshe.

Të ruash ekuilibrin mes lirisë së fjalës është sfidë e stërmadhe dhe është sfida e civilizimit tonë. Në emër të lirisë së fjalës nuk mund të përhapen gënjeshtra sit ë ishin të vërteta. Jam shpresë plotë se diçka do të ndryshojë. Drejtpeshimi, nëse ka një të tillë do të shpëtojë njerëzimin ose do të jemi në pozitë shumë të keqe. Jam pesimist nëse nuk gjendet një lloj arsyetimi dhe ekuilibri”, deklaroi Rama.

9 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    (duke pare foton): galos habitet me budalleqet e corapekuqit......!

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Por jo aq sa habitemi ne me gomarlleqet tuaja dhe te atyre qe u shkon nga pas.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lola

        O i "pjerdhuri me rigon", ne kete faqe shkruhet shqip dhe jo shatra -patra, gjysem greqisht e gjysem shqip. Injorant.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te hyfte.

          Po o koqe po.

          Përgjigjjuni
        2. l
          lesh e li

          O idiot, Rama e ka fjalen per njerez banal si puna jote. Per ata qe genjejne dhe thone te paverteta ne media. Komunikimi eshte kulture. Lexo, degjo dhe kupto cfare thote tjetri, pastaj shprehu. Mos lesho ulerima koti.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Latifi

            Çdo llaf i peshon nje kg flori, Rames.

            Përgjigjjuni
            1. S
              SOS

              TI LATIF DUKESH ZAIF SIGURISHT NGA TRUTE ENDE SE KUPTON O QYP TI KETE HARBUT CDO MOMENT TE JETES CDO FJALE QE LESHON KA HALL TE QENDROJE PERJETE NE TIMON SI U BE KJO PUNE KA HALL PERMBI HALL DO TE ZBRES NGA KALI KY NDONJEHERE VALLE E PYETA RABIJEN E DI SE CME THA JU SHQIPOT NGA TRUTE JEMI FUKARA MJERANIT TIMONI I KA MBET NE DUAR KERKON TA LESHOJE POR SE KANE LEJUAR SE LEJON USTAI QE E VU NE FRON SORROS OKTAPODHI SA TE NA CFARRON I THONE ASAJ FJALES KUR BEHESH BEDEL JEP NJE LEK E HYN NE VALLE JEP NJEMIJE E S`DEL

                  Lini një Përgjigje