Kush janë idhtarët e Putinit në Tiranë?!

11 Nëntor 2022, 20:09Politika TEMA

Kush janë idhtarët e Putinit në Tiranë?!

Nga Ylli Pata

Ka një debat të shtuar në opinionin publik të Tiranës në lidhje me argumentin e aferës ruse, apo të anti-amerikanizmit si qasje politike.

Qasjet e Mustafa Nanos dhe Fatos Hoxhës thërrasin për debat në publik mbi një temë apo çështje që as nuk është e vogël, por as e re.

Ndërkaq, argumenti se injektimi i një val antiamerikane në politikën shqiptare ka ardhur pas shpalljes Non Grata të Sali Berishës duket se nuk përputhet.

E gjitha kjo nuk nisi aspak në 2021-shin, madje as “afera e rublave” nuk është e freskët, por i përket një kohe prej pesë vjetëve më parë. Kur Amerikanët sollën në Tiranë diplomatin e nivelit të lartë Hoyt Brian Yee, ai zgjidhi njëherësh tre kriza në Ballkan. Atë më të ndërlikuarën në Podgoricë, ku u tentua një puç i armatosur kundër Milo Gjukanoviçit, atë në Shkup, ku u rrahën barbarisht Zijadin Sela e Zoran Zaev brenda Parlamentit, për të ndaluar largimin e Gruevskit nga pushteti, dhe atë të Tiranës ku PD, me përkrahjen e nëndheshme të LSI-së së Ilir Metës, atëherë kryetar Parlamenti dhe aleat i Edi Ramës, tentuan të bllokonin zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Në mënyrë të qartë, të paktën për dy të parat u tha hapur se ishte dora e Moskës dhe shërbimeve të saj sekrete. Nikollaj Patrushev, Rasputini i Vladimir Putinit dhe kryeshef i shërbimeve të inteligjencës vinte vazhdimisht në Ballkan. Në Nish, ndodhej edhe selia e spiunazhit, për të cilën SHBA e BE i bënin presion Beogradit për ta larguar.

Siç dihet, kriza e Tiranës nuk u zgjidh as kur mbërriti për ndërmjetësim një delegacion i nivelit të lartë me emisarin e Angla Merkelit, David Mekallister. E ai refuzim nga PD-ja për politikanin më influent të CDU-së në Bruksel është një kosto e madhe që opozita do ta paguajë gjatë.

Por kur erdhi Hoyt Brian Yee, arriti të zgjidhë çcështjen, ku ndodhi më pas takimi i 17 Majit Rama-Basha e mbyllja e çadrës katër mujore në bulevard.

Berisha tha atëherë se diplomati amerikan përdori një argument shumë të fortë për të arritur tërheqjen e opozitës. Kush ishte ky argument? Natyrisht që afera ruse, e cila qarkulloi për 5 vite në të gjithë shkallët e komunikimit, për tu pranuar më në fund nga ata që opinionin e bëjnë në panelet e darkës, ku duket se ejeni në artefakte arkeologjike.

Por sërish nuk ka filluar as në 2017 tangencialet e aferës ruse, por që në shtatorin e vitit 2013, kur u mbajtën protestat për armët kimike të Bashar Al Asadit. Në atë kohë njerëz që janë mbështetës të Sali Berishës dhe Ilir Metës mbajtën ambasadën e parë përpara ambasadës së SHBA që nga 1990-a.

Dhe të gjitha këto sinjale janë thënë e raportuar disa herë, por një pjesë e opinionit këtu bënte sikur nuk i ka parë.

E më pas kur pasi mbështetën reformën në drejtësi, sulmoheshin egërsisht Donald Lu e Romana Vlahutin, kur bënë trafikante droge shefen e dipliomacisë së BE-së Nargerita Mogherini, sërish në opinion bëhej sikur nuk shikohej e dëgjohej. Edhe kur këto argumente që përdoreshin si sulme i shikohe çdo ditë në rreshtat e Sputnikut Ballkanik, organit të propagandës së Kremlinit.

Problemi këtu nuk është se kemi të bëjmë me një politikë antiamerikane, apo politikë që kritikon pozicionet politike e gjeopolitike amerikane. Këto diskutohen mjaft në vende të shumta europiane, sidomos ata ku nuk shihet mirë supermacia globale e SHBA.

Këtu është tentuar të injektohet në politikë dhe opinionin publik një qasje ofensive dhe urrejtje publike ndaj amerikanëve. Injektim që natyrisht është bërë nga ato qarqe qe janë pranë por edhe financohen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.Synimi i tyre është mjaft i njohur, kanë dashur të negocojnë me amerikanët, duke i “friksuar” ata me ndryshimin e opinionit publik në Shqipëri për SHBA. Kushdo që e ka këshilluar po ngritur këtë tezë ose është naiv e skupton fare nga poliika, ose ky qëndrim ka ardhur si një mekanizëm i një aleance paralele. Gjë të cilin nuk janë as të parët as të fundit që e bëjnë politikanët tanë që me Zogun, Enver Hoxhën etj, që ndryshonin aleancat sipas interesave të pushtetit.

Kjo qasje amerikane nuk është aspak një ide politike, por është ajo që e thotë shpesh Ylli Manjani, i cili akuzon SHBA se bëri reformën në drejtësi me pahir.

Por ka synuar kjo qasje antiamerikane që flet Nano dhe Fatos Hoxha sot? Mjafton të ndjekësh në vite mënyrën sesi është sulmuar në rrjete sociale ambasada e SHBA-së, në faqet e saj dhe e kupton qartësisht të gjithë fabulën. E cila sërish nuk është ndonjë mister, pasi është raportuar herë pas here. Të paktën në TemA është raportuar hollësisht në vite për këtë fenomen. Që nuk ishte fare spontan, por i orientuar nga lart, e i paguar me booste në rrjete sociale për të depërtuar në shikueshmëri e interaktivitet të audiencës.

Mjafton vetëm një eksperiment social për të parë apo kuptuar këtë lëvizje. Pasi të shikosh “përroin psiqik” të urrejtjes në faqet e ambasadës amerikane, të hidhet një sy nga faqja e anës tjetër-Rusisë. E krijon krejt qartë idenë e profilit apo logjikës së funksionimit të kësaj qasje. Disa nga idhtarët e Putinit në Tiranës janë ftuar edhe në televizione, e qartësisht e kanë parë kujt pjesë i përkasin e për kë bëjnë tifo. Madje kanë qenë dhe janë aktivë në “guguletë” tiranase, që përgjithësisht “rastisin” me ngjarje të rëndësishme ballkanike. Si kjo e nesërmja, që është plot e homologushme me disa nga gugule të ngjashme në rajon….

20 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Nje analize perfekte ,prandaj duhet te kuptojne qe nuk duhet ti shkohet mbrapa ketyre anti shqiptareve qe dogjen shqiperine duhet te ngrihemi kunder sales dhe ilirit.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yes

      posi, posì! Nje njeri qe shkruan idhtaret as e ka idene se per çfare po shkruan. Po ti e di çfare jane idhtaret?

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Që të tre

        Ed Rama hajduti, Sali Gerdeci, dhe ilir spiun. Që të tre jane klyshet e Putinit direk ose indirek. Rama ështe klysh i Erdoganit dhe Turqise. Erdogani ështe klyshi i Putin, dhe pastaj keshtu shkone Kjo pune klysh mbase klysh dersa të gjith të shkone tek baba i klyshve që ështe Putini.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Le communisme, le parti de la paix et de l'amour

          Demaskimi i armiqve te jashtem nga Partia!...duhej te ishte titulli i shkrimit. = Nderkohe, kush e financon Ramen, SORROSI apo Arben Ahmetaj.....lol duhet pare kjo pune.. = lol

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mara emigrante ne Itali

          Nje analize perfekte ,prandaj duhet te kuptojne qe nuk duhet ti shkohet mbrapa ketyre anti shqiptareve qe dogjen shqiperine duhet te ngrihemi kunder sales dhe ilirit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dritani

            Mara , nuk eshte analize perfekte , por eshte nje karem ta kapin ca tru peshq si puna jote , eshte karem qe hidhet gjithmone ne "treg "sa here vihet ne rezik selia roze dhe mbeshtetesit e saj ......, sa here jane prane zgjedhjet ...sa ato lfitohen dhe lagohen ...agjentet e Putinit harohen ne eresire ose ne opozite te perhershme ...te ishin agjente te Putinit do ti kishin zbythur me kohe , dhe nuk do ti linin te llapnin nga mengjesi e deri ne darke si kaponj .... Zgjohu Mara , dhe mos fli me sy hapur se do trembesh dynjane ....propaganda eshte pjese e luftes per pushtet, njifet dhe pranohet nga te gjithe anet pa perjashtua askend nga ajo , dhe te gjithe e perdorin ate ashtu si ua kerkojne situatat....ata edhe mund te kene 1001 kusure , vec agjente te Putinit nuk ma ha mendja ....Putini e ka te qarte qe ne Adriatik nuk del dot te hidhet perpjete ....eshte tjeter gje te jene agjente , dhe komplet tjeter gje putini te financoje nje parti te pekqimit te tij ne Ballkan ....keta jane agjente te Putinit , socialistet jane te Sorosit ...po sikur Sorosi te financoje te ardhura ne Shqiperi ne favor te Partise Socialiste , cdo me thene ajo ?? Socialitet dhe Kryetari i tyre jane agjente te Sorosit ???......eshte propaganda dhe goditjet poshte brezit Maraaaaa....

            Përgjigjjuni
          2. F
            Feti Malindi

            Salu Berisha. Lulëzim Basha. Ilir Meta. Fatmir Mediu. Dhe nja tre katër të tjerë që përbëjnë rezidenturën e spiunazhit rus nl Shqipëri.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardan

              kRYETR I AGJENTURSE SERBO-RUSE NE SHQIPERI ESHTE SALI VIK KARXHICH, ZEVENDES ILIR fLORIRI DHE FATMIR FARA. VENDI I LUL BASHES I ESHTE REZERVUAR FLAMUR NOKES...

              Përgjigjjuni
            2. E
              ELENA

              SE KUSH JANE IDHTARET E PUTINIT ESHTE E LEHTE TE DIHET -PUTINI E KA NJE QUN NE SERBI CE CUHET VUCIC E VELLAU I VUCICIT ESHTE NE TIRNE RAMA -

              Përgjigjjuni
              1. Roberto

                Hahahah hajde Elena hajde. Me vjen keq qe ti akoma nuk di shqip dhe perdor germa apo shkronja te gabuara si p.sh. ti thua QUN qe eshte gabim dhe duhet CUN. Germen Q e perdor Serbia pasi e ka ne alfabet dhe eshte shume e perdorshme te pakten te mbiemrat e njerzve. Rama dhe Vucic jane miq me njeri-tjetrin dhe kjo nuk ka asgje te keqe sepse ndikon jashtezakonisht ne rajonin tone bile ndihmon edhe Kosoven tende qe te gjeje qetesine e munguar prej vitesh por kjo qetesi vjen me dialog te ndersjellte dhe jo duke bere kokefortin qe nuk degjoj as Europen dhe as Ameriken prandaj kur flet fol me argumeta dhe s'ke pse fantazon kot.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vranakonti

                  ELENA! Mesa duket je gdhir permbys. A e kuptove shkrimin per cilin behet fjale? Nuk behet per Ramen se Rama e ka treguar veten e tij hapur se eshte pro perndimor dhe nuk ka pune as me Vuçiçin e as me putinin per kete drejteim,por jane dy idhujt e tu,Sali Berisha me Ilir Meten qe nuk kane ngelur ambasador te Amerikes e te evropes pa share e ofenduar deri ne guvernatore.Saliu me Ilir Meten kane dale hapur kundra Amerikes dhe Evropes. Pra jane me Rusin dhe pike.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dakord

                    Elena ti je idhtare e putinit dhe kjo eshte e lehte te dihet. Dallohet nga e shkruara: "nje qun çe çuhet" thone idhtaret. Te tjeret thone "nje çun qe quhet" prandaj shko te protesta dhe pastaj merr masat te ikesh ne britani si gjithe fisi yt.

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Ladi

                    Po nje dore, po nje çorbe, i njejti kazan qe ka 30 vjet qe e merr Shqiperine zvarre. Ka vetem nje emer, ka te njejten fytyre, te njejtet sahan lepires, te njejtet trushpelare qe ishkojne nga pas ne misionin e tij antishqiptar. Emri i tij eshte Sali Berisha. Komunist i betuar. Anti perendimor i perjetshem. Taliban i paepur. Prosllav qysh ne djep....

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cup frroku

                      Gazetar komunist

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jimi

                        I nderuar zoti Pata ! Nuk besoj te jete nje lapsus i yti, por mendoj se shkrimi eshte redaktuar nga ndonje dallkauk, qe ende nuk ka mesuar te shkruaj shqip ! Kush jane "Idhtaret" e Putinit ne Tirane ? Redaktor meso te shkruash ! Ithtaret ( mbeshtetesit, ata qe i shkojne mbrapa) dhe jo Idhtaret, se na hemove !

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gjino Pojani

                          P... se lirohesh o ti me emrin Elena

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            E verteta

                            Idhtaret e Putinit jane gjithe ata qe perpiqen t’i ngjajne ne poltikeberje, duke u kapur me dhembe e me thonje pas karriges se pushtetit, duke u sherbyer dhe taksuar ne menyre korruptive oligarket ( allias “investitor strategjike”), duke larguar vemendjen e njerzve nga problemet shume te mprehta politike dhe ekonomike qe po kalon vendi. Politika e sotme shqiptare nuk matet me me rezultate ekonomike, por me opinione Ambasadash e vleresime bajate. Spiun, rubla, mik i Putinit, e te thera etiketime bajate… Opozita akuzon per korrupsion e hajduteri. Pozita flet vec per “rubla e non-grata”. Asnje nuk ka nivel te beje politike bazuar mbi programe, mbi reforma, mbi rezultate ekonomike. Me nje fjale, njelloj si 100 e kusur vjet me pare kur Noli mbante fjalimin e famshem ne Parlament

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lasgushi

                              Rusia e falimentuar ne politikë,ekonomi dhe ushtri.Saliu I falimentuar,në politike,vjedhje dhe shëndet.Iliri i falimentuar në politikë dhe vjedhje. Të dështuarit janë bashkë dhe bëjnë mu.Por si tja u bësh loqeve që ju venë nga pas edhe dalin në protestë me fjalën e tyre.Si p.sh. Kalaja,Kërpaci e co.

                              Përgjigjjuni
                              1. e
                                eDRAMA

                                Kush jane ithtaret e Putinit ne Tirane, po pyet or Pata?? E thjeshte fare, ai qe ka vellazeri me Aleksander Vucic, vellamin e perbashket me Putinin, de...

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  T

                                  Nuk na the asgje .nje gazetar vjen.me.prova , gjurme.parash,e.poot.prova te tjera. Ti na thua pse dolen kunder.armeve kimike apo pse u hap apo u mbyll cadra qenkan vepra ruse. Berisha Ish nje mut Kur ish ne pushtet e vrases,por prap kjo se Ben pro rus Ke trecerekun e botes qe spelqejn me.politikat e amerikes,ather te gjithe qenkan pro.ruse???ska te beje me.pro rus.apo.kinez,Ka te beje me.politikat shkaterruese e skllaverore te amerikes kunder vendeve sovrane . Keni shembuj plot ne vitenam,kore,irak,afganistan,Libi ,Yemen pa harruar Ameriken jugore. Klima kunder amerikes Ka te beje me ndergjegjesimin e kombeve qe thone mjaft me keto,metoda skllaverore nepermjet fmn bankes boterore etj etj qe kontrollohen NGA amerika per te skllaveruar ekonomite boterore e ti detyrojn te paguhet cdo gje me USD. Jo ye gjithe njerezit duan te jetojne ne koloni,sic duan disa shqiptare komentues. Meqe KY lee amerikani qe permend gazetari,qenka.kaq I afte,dergojeni ne Palestine mbase zgjidh problemin ... Amerika do kete probleme SE shpejti dhe ne Europe,Jo se Jane europianet Jane kunder amerikaneve si njerez te thjeshte,por kunder politikes SE ketyre wokisteve te rinj ne.pushtet. Pse smund te kete amerika nje.president qe.mos hap konflikte sic beri Trump? Sigurisht qe SE lejojn,SE ata qe Jane mbrapa duan konflikt ,para e kolonizim. Kjo do sjelle dobesimin e amerikes,Jo Sali berisha apo meta apo traplliqe te tjera.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje