
Në fillim të viteve ’70, Arta Dade ishte studente e gjuhëve të huaja dhe u bë e njohur atëherë për faktin se prezantoi festivalin e 13-të në Radiotelevizion. Më pas, asaj iu propozua të bëhej pjesë e filmit Zonja nga Qyteti, por këtë rol ajo e refuzoi. Në vitin 1991, Dade u bë anëtare e Partisë Socialiste, duke nisur kështu një rrugëtim të gjatë në politikën shqiptare.
Në një intervistë për Aulona Mingën në A2 CNN, Arta Dade ka rrëfyer jo vetëm karrierën e saj në politikë, por është rikthyer shumë prapa në kohë, duke zbuluar shumë detaje interesante nga jeta e saj.
“Shpesh jam gjetur përpara dilemave, por jam nga natyra kurajoze. Unë vendosa ta drejtoja festivalin, pavarësisht dyshimeve nga familja. Jeta artistike ka qenë e pasur dhe e kisha gjetur veten te prezantuesja. Në shkollë kam kënduar edhe duete me motrën. Kam prezantuar në Tiranë festivalin e dytë të fëmijëve. Pastaj kur kam qenë studente kam prezantuar festivalin. Kam pasur një rol shumë episodik te “Këshilli i ndrikullave”. Kjo më ka krijuar një lloj dashurie për artin dhe e kam ndjekur vazhdimisht.
Kam ngatërruar emrat në festival, ndërsa ajo vështirësia për të gjetur një fustan të përshtatshëm. Ai që më qepi Radiotelevizioni nuk m;u duk i duhuri pasi kam qepur edhe vet që 13 vjeçe dhe kam gjetur një tjetër fustan”, tregon ajo.
Refuzimi i rolit te “Zonja nga Qyteti”
“E mbaj mend këtë gjë. Piro, mbase ka bërë shumë propozime, por unë refuzova pasi ishte viti i parë që jepja mësim te Gjuhët e Huaja dhe po punoja edhe për të dhënë diplomën. Duke dhënë mësim nuk mund të largohesha nga shkolla. Ndërkohë, si amatore kam luajtur edhe te “Shqetësimi i Verës” ku kam rolin e mësueses së Anglishtes. Kam pasur fatin të jem me Pavlina Manin.
Rikthim në skenë
“Jam ritakuar tani me Rajmonda Bulkun, afërsisht një vit më parë, pasi jemi të dyja në një shfaqje, e cila ka të bëjë me temën e dhunës ndaj grave. Jam e nderuar pasi aty jam me Margarita Xhepën, Luiza Xhuvanin. Aty kam një monolog të një gruaje në karrierë, e cila ka një rrugë të gjatë dhe të vështirë derisa arrin të marrë poste të rëndësishme. Është shumë therës problemi, është një shfaqje e goditur. Kisha shumë emocion, por ato më sfumoheshin kur aktore kaq të mëdha kishin emocion të tmerrshëm pas perdeve edhe pse kishin bërë prova aq gjatë.
Ne kemi bërë shfaqje edhe në qytete të tjera, për shembull edhe në Ersekë, ku atje kisha folur për politikën. Arti i bashkon njerëzit dhe ishte një kënaqësi e madhe. Në datën 15 kemi shfaqje në Kamëz. Kemi shkuar në fasoneri dhe jam befasuar pasi aty kishte gra që nuk kishin shkuar njëherë në teatër. Nuk do të hezitoja nëse do të kishte sërish shfaqje të tilla.
Zysha e shumë personazheve të njohur
“Shumë miq, shokë e shoqe më thërrasin zysh edhe sot. Duke e dashuruar profesionin e mësuesit, jam munduar t’i ngarkoja sa më shumë nxënësit, pasi anglishten do ta kishin profesion. Ndërkohë, në inxhinieri i kam dhënë mësim Pandeli Majkos dhe shumë të tjerëve. Në letërsi, Andi Bejtja është një nga studentët, grupi tjetër ka qenë Ben Blushi, Blendi Fevziu”.
Si u fut Arta Dade në politikë?
“Në vitin 1991, ditën që u themelua Partia Socialiste. Në kongresin e dhjetë ishte e pranishme me një ftesë që ma dha një mikeshë. Kongresi më rrëmbeu, sidomos Dritëro Agolli dhe Moikom Zeqo dhe atje u përfshiva shumë. Pati një ngacmim që të përfshihesha në këtë parti. Duke u kthyer në fakultet gjej kryetarin e organizatës së fakultetit. I Them zotit Eqerem, kur e keni mbledhjen e parë të partisë se do të vij. Mbase jam rasti unikal që nuk më mori njeri përdore.
Bashkëpunimi me Fatos Nanon në PS
“Nano qëndroi shumë pak në krye të partisë, pasi më tej u arrestua me një akuzë false. Kemi për herë të parë një rezolutë të Parlamentit Europian që ai u cilësua i burgosur politik, sigurisht edhe përpjekjeve që ne bëmë si parti. Me Fatosin kemi punuar mjaft mirë institucionalisht. Në qeverisje ka plus minuset e veta, por ka qenë edhe koha e vështirë kur Nano u bë kryeministër, pasi vinte pas qeverisë së stabilitetit të Finos. Ne përfunduam edhe procesin për hapjen e negociatave, e cila u nënshkrua në vitit 2006. Ka qenë një rrugëtim i vështirë, por bashkëpunimi institucional brenda partisë ka qenë për t’u vlerësuar. Nganjëherë merrte edhe tone të papranueshme, gjithsesi ne ishim aty dhe nuk kemi pasur ndroje për të folur. Kemi pasur një koncept të funksionimit të partisë dhe strukturave”.
Dade tregon si u largua nga politika
“Besoj që edhe po tani po të më pyesnin, unë do të vazhdoja të isha në politikë. Unë kam qenë edhe anëtare e thjeshtë, përvoja prej 27 vjetësh, apo detyrat që kam mbajtur në qeveri, si ministre e Punëve të Jashtme apo Ministria e Kulturës, sidomos herën e dytë. Unë jam bërë ministre e Jashtme kur bota nuk ishte më si më parë, më 11 shtator të vitit 2001, kur u sulmuan kullat në SHBA. Askush nuk të jep shpjegime pse, sepse duhet të jetë një proces. Ashtu siç zgjidhet një deputet ashtu duhet të vendosin strukturat nëse t’i nuk duhet të jesh.
Më lejoni të them që ky nuk ishte rasti im. U mendua që unë të kisha një detyrë tjetër, të cilën padyshim që nuk mund ta pranoja në atë moment kur po hartoheshin listat dhe kur bëhet kjo unë mendoj se personalitetet e partisë nuk duhet të vihen në mëdyshje duhet të jenë apo jo. Kjo sepse qëllimi është të grumbullosh votat, nëse t’i grumbullon vota nuk mund të vihesh në diskutim.
Megjithatë, problemi i listave dihet tashmë sesi vendosen. Është bërë një autoritarizëm tashmë në partitë politike. Demokracia ka ardhur duke u zbehur. Për mendimin tim ka ardhur koha që ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 nuk prodhuan një parlament më të mirë dhe duhet të jetë përgjegjësia e forcave politike të ndryshojnë sistemin, pasi nuk lejon as krijimin e forcave të reja. Ka shumë parti të vogla që mund të çonin deputetë me një sistem ndryshe. Nëse vazhdojmë me një parti shumë të konsoliduar me shifra dhe një opozitë pa asnjë lloj perspektive, atëherë besoj se demokracia do të vijë duke u rrudhur akoma më tepër”.
“PD të ndryshojë, shqiptarët zgjedhin Ramën para Berishës”
“Opozita ende nuk po i thërret mendjes. Nëse vazhdojnë të jenë kaq të përçarë dhe të vazhdojnë të merren me veten e tyre sigurisht që janë të disavantazhuar edhe në këtë betejë elektorale. Duke pasur në krye një njeri që ka edhe problemet e veta personale, unë nuk besoj që do të ketë mundësi PD-ja që të grumbullojë votat në masën 50%. Mbase kanë kaluar tek elektorati gri tani. Nuk mund të shkojnë pas një lideri që edhe institucionalisht nuk është kryetari i tyre, pasi edhe vendimi i gjykatës është shtyrë. Ata që i shkojnë nga pas Berishës nuk e kanë mundësinë të hartojnë listat për këshillat.
Në këtë 4-vjeçar, këshillat kanë qenë vetëm të PS-së, sepse ishte një nga gabimet më të mëdha në histori dorëzimi i mandateve. Edhe unë që kam folur për ato defekte që janë të dukshme, më mirë se opozita nuk mund ta bëjë punën askush. Sa më shumë të jetë Berisha aty, njerëzit do të bëjnë krahasimin e Ramën dhe patjetër do të zgjedhin këtë të fundit. Unë nuk parashoh që ata mund të kenë mundësi. Mund të marrin sa gishtat e dorës bashki”.
“Konflikti nuk është shumë larg, të kthehet vëmendja edhe nga Kosova”
“Politika e jashtme ka disa arritje. Trumbetohet me të madhe që ne jemi anëtarë të Këshillit të Sigurimit, por të gjitha vendeve u vjen radha. Në bashkëveprim me partnerët janë disa nisma të veçanta. Patjetër që duhet të ketë vëmendje edhe ndaj Kosovës, pasi konflikti nuk është aq larg dhe aktorë agresivë, patjetër që kanë influencë dhe në rajonin tonë. Për fat të keq, vëmendja nuk është aq e madhe sa duhet të ishte. Edhe në Kosovë që ka tentativa për destabilizim, ka dorë nga aktorë si Rusia. Duhet parë edhe situata në Kosovë dhe në Bosnjë-Hercegovinë.
Në rajonin tonë, ka liderë që justifikojnë mosarritjet me zvarritjet dhe me pengesat që mund të dalin nga një situatë e caktuar brenda BE-së. Kjo nuk duhet të jetë kështu, pasi kur ti ke fokusin për të përmbushur kriteret, nuk mund të ndryshojë”.
Sa argumente te dobta. Mire qe te larguan.
O Shaqo mbase po t'i pish lengun e kepucve Artes mund te arrish te kuptosh dicka nga ato qe thot Arta per politiken. Pavarsisht se si e njeh ti dhe une Arten apo te tjeret, ajo ka shume te drejte dhe po thot nje te vertet qe vlen si per te gjithe ne Shqiptaret pa dallim feje e krahine apo "bindhjesh" politike. Politikaret tane qofshin, Blu, te Kuq, Roze, Jeshil apo Mavij kane ngritur nje sistem vicioz per te mbrojtur pozitat e tyre, per te mbajtur karriget mbas bythes dhe per te justifikuar e perjetsuar sundimin e tyre ne pushtet. Te gjithe pretendojn se jane te drejte dhe parimor, por kur vjen puna per te zgjedhur deputet apo qeveritar, ministra e ministra, shumica e tyre, pothuajse 80% jane njerez qe te vetmen arritje qe kane pas ose ber ne jete, eshte lepirja e bythes the udheheqesve te forcave/partive te tyre politike. Te gjithe zagar jane dhe dalin para miletit e perpiqen te n'a hiqen si parimor kur hunden dhe fytyren e kan ter mut nga Bythe-Lepirja. Pse duhen te caktohen deputetet e zonave nga kryetaret e partive, pse duhen caktuar zyrtaret duke filluar nga ministrat, zevendesat dhe burrokratet e dikastereve nga lart, nga rrethi me ke shoqerohen apo jane te lidhur dhe jo nga pervoja, profesionalizmi, ndershmeria dhe konkurimi i ndershem...!? Kur te clirohemi nga mentaliteti qe mbizotron ne ter vendin dhe e kemi rrenjosur ne vehten tone, deri ne ate shkalle marrezie sa jemi gati dhe te vetflijohemi dhe vritemi me njeri tjetrin vetem per te mbrojtur UDHJE-QSIT tane dhe ngjyrate e flamujve te partive..., Njeri vret ne mes te dites ne Bulevardin e Kombit 4 njerez te pafajshem dhe ca gomer i dalin ne mbrojtje, tjetri vjedh dhe ben batardin me thesarin e keti vendi dhe ca i lepihen si gore per nje nate ne Jale. Prandaj ka te derjte Arta se po su crrenjos ky sistem, mentalitet dhe kulture politike, ky avaz do vazhdoj per vite ne vazhdim dhe asgje s'do ndryshoj.
eh moj "shoqja" Arta... si thoshte Kethe Spiri per Jorgjien?
ORE AKOMA ME KETO KURVA TE FISHKURA NA DALIN PORTALEVE
Po kjo ka share Ramen si autoritare dhe qe nuk e futi ne liste deputetesh. Jeni ne rregull, cfare lajmi vendosni ne krye. Ku jane sufllaqexhinjte ti kundervihen dhe ta shqyejne.
Nje nga politikanet e ralla te vendit tone, po keshtu dhe si profesoreshe.
Me fol dhe kjo per moral!!!!!!! Sa pa dinjitet kjo femer!!!!!!! Familje ordineresh drogaxhinjsh qe nje her nxjerin dhembet e krimbur Rames 100 her i lepin bythen. Njerin nga ish burat……ja vran ksaj tani na del e flet kjo qe ishte me Meten!!!!!!
po lidhjet me banden e Lushnjes i rrefeu shoqa Arta?!
Nje zonje qe te imponon respekt.
Epo ne ri edhe te ha vera po qekesaj gruas ti haje per koske ne kete moshe mbi 70 vjecare vetem shoqja Arta mund ta shpjegoje I vjen keq
Ke te drejte madama plake Berisha nuk thith kokaine dhe nuk nxjerr bythen jashte