Rama ndryshoi gjysmën e qeverisë, Tabaku nga Kryeministria: Ndikim i protestave

28 Shkurt 2026, 18:50Politika TEMA
Rama ndryshoi gjysmën e qeverisë, Tabaku nga Kryeministria: Ndikim i

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një intervistë për gazetaren e A2CNN Fjorela Beleshi në “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata tha se ndryshimi i gjysmës së qeverisë nga Rama 5 muaj pas nisjes së mandatit ka ardhur nga presioni i opozitës përmes protestave, por edhe ndërgjegjësimit ndërkombëtar. Po ashtu Tabaku vuri në dukje se mesazhi kryesor i ndërkombëtarëve, duke përfshirë McAllister-in ka qenë zbatimi i reformës në drejtësi. 

Për mua janë të gjithë emra që shkojnë e vijnë, ai që e mban sistemin në këmbë është Edi Rama dhe kundër tij jemi, s’merremi me emra individualë. Një qeveri që ndryshohet 5 muaj pas nisjes së mandatit të saj, të gjithë e kuptojnë që ka presion qytetarëve dhe opozitës dhe ndërgjegjësim ndërkombëtar nga protestat, ka ardhur edhe si rezultat i detyrimeve të procesit të integrimit. McAllister tha se hapësirat e opozitës në Parlament janë të ngushtuara. Mesazhi kryesor që tha është që reforma në drejtësi duhet zbatuar pa hezitim. Për herë të parë Shqipëria përmendet për çështje sigurie, dhe fokusi është qeveria, jo opozita”, tha Tabaku.

Lidhur me editorialin Rama-Vuçiç, dhe qëndrimin e kryeministrit shqiptar në raport me BE-në, Tabaku tha:

Kur kanë 12 vite që thonë se integrimi po vjen, ne shohim që qeveria shqiptare ngre duart edhe thotë s’e arrijmë dot. Thotë që ne jemi të gatshëm të jemi aneks i përhershëm, që qytetarët shqiptarë të jenë të dorës së dytë”.

5 Komente

  1. B
    Balone Tabake

    Po poooo nga ju haaaa

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bucja e Saliut kjo Jorida

      Cfare wenie e peshtire je moj Tabaku e krimbur ne korrupsion. Te kercenon Saliu me nxjerrjen e emri te dashnorit, dhe ti kujton se ai do te te fale. Brenda e ke Jorida, keshtu apo ashtu, brendace ke nga Saliu.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Demiri

      A ka familje kjo zhvaravine qe ngeli ke breket e mslokut

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kamarjeri

        U tremb shumë nga ty Jorida prandaj e ndryshoj qeverinë,presioni jot ishte tepër i fortë dhe e detyroj ta bënte këtë ndryshim,je tmerr i vërtetë Jorida Tabaku tauke. E ke presionin me të fortë se tenxherja me presion.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sadiu

          Politikane nevojtore ku zbraz jashqitjen kriminel nongrata që dështon përsëri me protestën e tij dhe kjo mostra e shpërndan nëpër kanalet e zeza. Mjerë PD ku është katandisur.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje