Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar tezën se kryeministri Edi Rama qeveris nga frika dhe presioni. Në një reagim me tone satirike, ai e cilëson narrativën e “Ramës frikacak” si “bozë meli”, duke vënë në pikëpyetje logjikën e atyre që argumentojnë se vendimmarrja e kreut të qeverisë diktohet nga ndërkombëtarët, drejtësia apo protestat.
“Frika ruan vreshtin, por nuk ndryshon pushtetin”, shkruan Manjani, duke theksuar se një politikan që ka dominuar jetën publike që prej vitit 1999 dhe ka 13 vite si kryeministër, nuk mund të etiketohet si i frikësuar. “Se logjika e do që një frikacak… duhet të ishte larguar e jo të mbretëronte në pushtet”, shton ai.
"Frika ruan vreshtin, por nuk ndryshon pushtetin.
Teoria që "Rama është frikacak" dhe se merr vendime se nga "frika dhe presioni", u bë bozë.
Booozë meli!
Urdhnoni, zotëri!
Bozë meliiiiii..!
Sipas kësaj teorie Rama ka frikë nga ndërkombëtarët ose nga SPAK. Nganjëherë ka edhe frikë nga të vetët që e sabotojnë nga brenda... Qëllon madje të ketë frikë edhe nga protestat e opozitës...
Me pak fjalë teoria "Rama frikacak" zhvillohet në forma dhe kombinime nga më të ndryshmet.
Ndërkohë, ky Ramë "frikacaku" ka që në vitin 1999 që dominon zyrtarisht në jetën politike në vend. Që atë vit i ka hipur zyrtarisht makinës së pushtetit dhe nuk di të zbresë, përtej uljengritjeve në hierakinë e posteve publike që ka mbajtur.
Ja ashtu si "frikacak" është në majë të kalit, pa asnjë gjëmb në këmbë. Rama paska "frikë" nga çdo gjë e nga shumëkush, por vetëm të zbresë nga kali nuk mjaftoka frika. Madje për disa jeton në pushtet "kartoni"....
Boozë meliiii!
Urdhnoni, zotni...!
Ndërkohë që teoria e "Ramës frikacak", me të cilën teoricenët ngushëllojnë arsyetimin e tyre në analizën publike, bëhet gjithnjë e më shumë e pakuptimtë dhe pa llogjikë.
Te llogjika e do që një frikacak dhe i shantazhueshëm nga të huajt apo drejtësia duhet të ishte larguar e jo të mbretëronte në pushtet, apo jo?! Aq më tepër në një "pushtet kartoni" apo si "tigër prej letre"...
Më falni po kjo është të mos njohësh realitetin politik ose efektin e teorisë së frikës.
Padyshim nuk përjashtohet ideja që edhe Rama si çdo qenie njerëzore në botë ka frikërat e tij. Por si politikan, frika do ta kishte larguar nga pushteti i pandërprerë tashmë 26 vjeçar, 13 prej të cilave Kryeministër.
Pra o është frika dominate dhe politikani largohet nga politika prej saj, ose për sa kohë që rri suksseshëm në politikë frika nuk qenka faktor.
Varianti që Ai ka frikë, ndërkohë që vazhdon të dominojë në jetën politike suksesshëm e bën teorinë e frikës qesharake.
Dhe në fakt ashtu del.
Ka frikë BE, ndërkohë me udhëheqësit e BE i ha e pi rregullisht.
Ka frikë nga Amerika, ndërkohë ka takuar përzemërsosht të gjithë presidentët e saj të gjitjë këtyre viteve. Pa llogaritur këtu zyrtarë të lartë të panumërt që njeh e bisedon me ta.
Ka frikë nga drejtësia e re që ka krijuar vetë, është edhe më qesharake si tezë.
Ka frikë nga zgjedhjet dhe, vetëm i fiton ato thellë e më thellë, nga zgjedhjet në zgjedhje. Nga frika e zgjedhjeve mbetet ende politikani më i votuar në vend. Mund të debatojmë mbi faktin është apo jo me votën absolute, por që është më i votuari këtë se mohon dot asnjë teori apo armiqësi.
Pra, dakord ka frikë, por kjo "frika" që e mbaka në pushtet është gjë e mirë apo e keqe?
Ja këtë s'e kuptoj dot nga teoria e artikuluar e frikës...!
Nejse, po ideja që Rama ka frikë, është e ngjashme me shpresën e kotë të kahershme tonën se "do zbarkojnë aleatët". Ndërkohë që prisnim zbarkimin hanim dru nga "frikacaku" i kohës...
Teoria se udhëheqësit e suksesshëm janë frikacakë, është në favorin e tyre. Se i bie që ata skanë faj që janë aty ku janë e bëjnë ato që bëjnë se fajin e paska "frika"..." - përfundon Manjani.
Hahahaha sa kam qesh me "friken e Rames"!!! Cfare satire!!! Kjo eshte analize. Por frika eshte ndiesi e te zgjuarit.Frika te mban ne shina. Budallai nuk ka frike.
Edhe pse mendoj se e keqja me e madhe qe Shqiperise i ka ra per hise ndonjehere e ka emrin E. Rama, shprehja se Rama eshte frikacak me ben te shkrihem se qeshuri .. Mund ti thuash me plot gojen i korruptuat, mund ti thuash diktator, mund ti thuash i pashpirt, mund ti thuash njeqint gjera por vetem frikacak nuk mund ti thuash. Perkundrazi ajo qe i shkon me pershtat karakterit te ti eshte ta quash me shprehjen popullore "trim mbi trima". Te fusesh ne burg vetem brenda nje viti 38 mije qytetar per ceshtje civile, te shembesh nga themelet mbi 10 mije shtepi e tu marresh trojet, te fusesh ne burg kundershtaret politike, te rritesh cmimin e naftes mee 70% me shtrejt edhe se ne Kosove, te perdoresh shtetin per te fituar zgjedhjet, te largosh brenda 3 mandateve 1/3 e popullsise nga vendi dhe te gjitha keto pa iu dridhur qerpiku, tregojne se jo vetem nuk eshte frikacak por edhte trim mbi trima.Por edhe ne arenen nderkombetare ka treguar trimeri si psh, etiketimi i Presidentit Amerikan Trump si turpi i civilizimit , mu ne CNN amerikan tregon trimeri dhe jo frikacakeri. Ne se ka nje ane te karakterit qe meriton respekt, eshte trimeria e tij.Ja shikojme protestat e opozites sot dhe protestat kur Rama ishte ne opozite. protesta e dhunshme e 21 janarit dhe pasojat qe solli sollen ne pushtet PS ndersa protestat e njtrajteshme, te lexueshme e pa nerv te opozites se sotme tregojne jo vetem mungese kreativiteti por edhe mungese guximi.
Opozita e blere e belind ezmerit duhet te marri fund
Opozita duhet pastrohet ka zene kerrm me gjithe belo dhe mul duhet te japin doreheqje, turp
Ha,ha,ha,ha...Manjan.! You are right.. !
Si do ndryshohet pushteti kur opozita eshte pal ? Si do ndryshohet pushteti kur ke nje opozite te konsumuar ? Si do ndryshohet pushteti kur lidershipi i opozites eshte i kompromentuar ? Si do ndryshihet pushteri kur zedhenesat mejhane belind e mul jane ngjyer majtas e djathtas? Si do ndryshohet pushteti kur opozita humber dhe nuk vete pastrohet ? Si do ndryshohet pushteti kur opozita nuk jep doreheqje pas zgjedhjeve ? Si do ndryshohet pushteti kur zgjidhja problemeve jane molotovet dhe jo reformat ?
Njeriu i zakonshëm dhe i përgjegjshëm ka frikë Kjo është njerzore
Hordhite si belind duhet ti nxjerrin non grata ne partine demokratike
Po çfarë frike mor Aman. Rama ka vetbesim. Ka me vete shumicën e shqiptarve. Dhe keto sjellin ekuilibër.
Jo "frikacak", loqe. Por, si çdo autokrat, ka frike se humb pushtetin.
O Manjan!Po ja dhjet edhe Meros kohët e fundit.Të bëj një pyetje retorike:A duhet ta shpallë nongrada edhe Franca këtë stërgjyshin e PD?