"SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë", analiza e ish-zv.kryeministres Ermelinda Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë

27 Shkurt 2026, 21:25Politika TEMA
"SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë", analiza e

Politikania socialiste dhe dikur ish-zëvendëskryeministre, Ermelinda Meksi ka bërë një shënim për ndryshimet e fundit në kabinetin Rama, duke nxjerr në pah se ishin institucionet speciale të drejtësisë që diktuan riformatimin e posteve qeveritare nga Edi Rama.

Ajo thekson se nëse edhe nivelet më të larta të qeverisjes përballen me hetim pa imunitet politik dhe pa pengesa nga shumica, atëherë kemi një standard më të lartë institucional se dje. "Dhe kjo nuk është vetëm çështje e balancës së pushteteve", shkruan ajo.

Lexoni shënimin e plotë të socialistes Ermelinda Meksi:

Ndryshimet e fundit në qeveri meritojnë një analizë të qetë, larg reagimeve emocionale.

Për muaj me radhë u artikulua teza se “pushtetet janë të ndara” dhe se drejtësia nuk mund të diktojë ekzekutivin. Nga ana tjetër, është e pamohueshme që vendimet e SPAK dhe të GJKKO prodhuan efekt politik dhe çuan në riformatim të kabinetit qeveritar.

Por fakti që një hetim sjell pasoja politike nuk do të thotë se drejtësia “diktoi” qeverinë.

Ekzekutivi ka të drejtën kushtetuese të ndryshojë përbërjen e tij në çdo moment.

Një riformatim i qeverise mund të synojë  rimarrjen e iniciativës politike, reflektim mbi performancën qeverisese apo funksionim në një realitet ku drejtësia është më aktive dhe standardet janë më të larta.

Çështja nuk është sa ministra ndryshohen.

Pyetjet që shtohen janë:

- A lejohet drejtësia të hetojë pa pengesa?

- A respektohen vendimet gjyqësore?

- A do shmangen ndryshime ligjore që dobësojnë institucionet e reja?

Nga fjala e Kryeministrit Edi Rama do veçoja ate që ai e tha qartë se:

“Kurrë nuk do ndërhyjmë në çështjet që i takojnë drejtësisë.” dhe “SPAK nuk preket, vetëm mbështetet.”

Por demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë.

Nëse edhe nivelet më të larta të qeverisjes përballen me hetim pa imunitet politik dhe pa pengesa nga shumica, atëherë kemi një standard më të lartë institucional se dje.

Dhe kjo nuk është vetëm çështje e balancës së pushteteve.

Është çështje besueshmërie përpara qytetarëve dhe përpara Bashkimi Evropian.

Sepse integrimi nuk është vetëm proces teknik, por provë konkrete e funksionimit të shtetit ligjor.

Nëse ky standard mbahet dhe konsolidohet, atëherë jo vetëm që forcohet demokracia, por përshpejtohet realisht rruga drejt anëtarësimit në BE, objektiv i premtuar që kërkon prova.

Kjo është çështja më thelbësore sot.

21 Komente

  1. A
    ALZASTA

    Bravo....! PS ka humbur identitetin e vete nga largimi i njerezve te ketij kalibri ...! E tani Rama po ben " stan me lepuj " thot poppulli....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parku Rinia

      Nivel i larte profesional, e thjeshtesisht i qarte e i plote, ekspertize analitike, per simptomat e patologjite psikologjike-politike-ligjore-kushtetuese-sociale-gjeopolitike- ... - ... - ... , e ofruar nga kjo Zonje Atdhetare, ne e per keto kohe te veshtiresuara artificialisht rende per Shqiperine !

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sygjerim

        Zonja nga Vjena duhet te ndjeke shembullin e Majlinda Bregut, pra te heshte per keto pune. Te dyja ato punojne per organizata te huaja. Nese zonja ish zv.kryeministre eshte pensionuar dhe jeton ne Tirane, mire ben qe shkruan, por duhet te mendohet dy here para se te dale krah drejtesise se re te korruptuar qe shumica popullore nuk e mbeshtet, dhe ajo e di mire sa te korruptuar ka ne drejtesine e re!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Parku Rinia

          O 'Sygjerim'-i ! = = = analfabet funksional, = = alias: ¨ Sa-leeh - Ed-ver, jemi gati kurdohere ! ¨, pjese e tallavase permanente ¨Vetem perpara! - Per Shqiperine Madheshtore!¨, = = = eshte e qarte se nuk di as te lexosh e jo me te kuptosh ! = = = ju djeg toka nen kembe me Profesionistet e Kodet Profesionale, edhe me ata ne pension, sepse po i vjen fundi i tallavase 35 vjecare, si dhe byftekut 10.000 dollare, me ¨rroge Shteti¨ te Nusreti !

          Përgjigjjuni
      2. A
        ALZASTA

        Bravo....PS ka humbur identitetin e vete nga largimi i te till njerezve qe i dhane forme ne vite ... e tani Rama po ben " stan me lepuj " ne vend te qeverise....

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cika

          Ty dy jeni gabim - edhe autorja, edhe komensuesi. Autorja sepse duket e merzitur - ndoshta xhelozi, ndoshta inate, ...; ndersa komentuesi eshte nje sali anonim qe ben sikur e ka merre malli per gramoz rucin. Burg pa gjyq nuk duhet te kete. As pezullim nga detyra nuk duhet te kete me urdher te PSAK. Burgen e vendos gjykata, pezullimin nga detyra vendset nga rregulat e punes - kryesisht eshte kryemnistri. Hetime duhet te kete sa te mundet SPAK apo cdo prokurori - po e pendohen hetimet atehere flasim per masa te tjera me te renda. Nuk duhet te lejohet SPAKU me ushtare utake te saliut dhe argites te beje politike. Jo!

          Përgjigjjuni
          1. b
            bah

            Edi Rama tha dje qe edhe 100 here po ti jepej mundesia prape kete SPAK me ushtare e uturake te Saliut do kishte bere.Nuk ka me faj SPAK por Rama e PS.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Top G

              “Lufta antikorrupsion eshte me e rrezikshme se vete korrupsioni”. Edvin Rama

              Përgjigjjuni
          2. Kutuzovi

            Bravo Zonja Ermelinda! Si gjithemon inteligjente.

            Përgjigjjuni
            1. j
              jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e S

              Nje leksion morali nga nje ish Kreret socialSSaliste qe fjalen demoKroaci e konsideruan si sinonimo te HAJDUTERI! Vendi Ka 35 Vjet pa' shtet Kjo perrallos per ndarje pushtetesh e per nje fare SPAK' fantazem',si ne asnje vend te Botes me 20 Dado e Dumane qe fusin ne BURG pa' GJYKUAR me urdher agjenturash !?

              Përgjigjjuni
              1. O
                Olti

                Opozita ka humbur lidership, nuk mund te qeveriset opozita me belindin, mulin, te japin doreheqjen te hapin krahun te rinjve, profesionisteve, boll kane censuruar opoziten per interesa personale. Mjaft me me opozite fallco !

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bravo

                  Ne cilën pjesë te artikullit, pe që flitej per opozitën?

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Dorina N

                  Kuptuat gje ju cfare tha kjo? Vazhdon ben si kuadro e larte, nje cope injorante shpirtzeze pa asnje vlere.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sadiu

                    Çfarë çorbe të kanë dhënë moj "socialiste" pa dinjitet. Mostër ishe dhe në kohën e Fatos Nanos. Tani po ushqen vrasësin e socialistëve, atë që shpiku të famshmin nenin 24 që flaktë socialistët si shkarpa nga punët. U mbuloftë turpi më keq se u ka mbuluar. Socialistët e brezit të ri janë këta që formuan qeverinë, çfar do ti Ermalin da gërmo si puna e Saliut, edhe ti I kalove të 70-tat

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Ccc

                      Në demokracinë ideale zonja ka të drejtë Por me gjykatsit dhe prokurorët e Argitës ndryshon puna Rama është lojtar

                      Përgjigjjuni
                      1. .
                        .

                        Shumë mirë, kur gjyqësori të akuzojë me supozime kryeministrin dhe atë tjetrin që do ta zëvendësojë atë, dhe tjetrin, derisa të vendoset ajo që pëlqen "drejtësia", dhe kur të vijë një staf tjetër në drejtësi dhe të pezullojnë ata të krahut tjetër, edhe sikur këta të gjithë të dalin të pafajshëm, atëhere si do të drejtohet shteti i qendrueshëm; të gjithë do t'a konsideronin veten të përkohshëm dhe të varur nga orekset e drejtësisë. Diskutohet sikur personeli që përfaqëson drejtësinë janë si Mesia në tokë. Drejtësia, në fund të fundit është një farsë njerëzore që kuptohet në mënyrë abstrakte si e paanëshme, kur në fakt drejtohet nga ligje subjektive dhe jo gjithnjë është e drejtë. Njerëz janë edhe ata të drejtësisë, me vese si gjith të tjerët; njëlloj si ata që prezumohen të fajshëm. Më mirë le të votojnë vetëm prokurorët dhe gjykatësit, pa populli le të mbetet prapa listës. Po të dalin një herë të fajshëm këta nëpunësit e shtetit, a kushdo qoftë dhe që nuk përbën rrezik shoqëror, apo akt flagërant dhune, moj Tungjatjeta, pastaj le t'i marrin t'u sekuestrojnë me ç'kanë t'i kyçin në burg dhe çelësat t'ua hedhin në det, por jo më parë. E nëse drejtësia e ka gabim, si i bëhet? "Hetimi" financiar (revizioni) në një njesi ekonomike bëhet në gjendje të lirë; kur gjenden shkelje, në bazë të ligjit, kompesohet ose i drejtohet gjykatës. Nuk e pushojmë një herë shefin e llogarisë a drejtorin, pastaj të bëjmë hulumtime në kërkim të një shkelje financiare; parimisht është e njëjta gjë. Këtu çështja shtrohet: kush shkarkon, kë? Hetimin nuk e ndalon askush, liria është me pashë; problemi është mënyra e kryerjes së hetimit, duke prezumuar pafajësinë apo ndalim penal me pandehma për të gjetur diku një fakt të pa kontestueshëm nga asnjë shkallë gjykate. Në rrastin konkret vendimet e gjyqësorit u respektuan, duke e detyruar qeverinë të ndërronte përbërjen e qeverisë. Ndryshimet ligjore nuk tregojnë shmangje nga pavarësia dhe nuk i dobësojnë institucionet e reja të drejtësisë, ato veç korrigjojnë ndonjë defekt të zbatimit të drejtësisë pa limite tek pushte të tjera si vetë ajo.

                        Përgjigjjuni
                        1. c
                          cba

                          Zonja Balluku u pezullua për shkak të GjK që ishte as mish as peshk. Nuk mund të funksionojë qeveria me ministra a zv.KM të pezulluar. Puna e tyre nuk delegohet. Prandaj KM u detyrua të riformatojë qeverinë. Ky ndryshim është për shkak të ndërhyrjes së një pushteti te një tjetër. Me ndryshimet ligjore që priten të bëhen, kjo dukuri do minimizohet, derisa drejtësia “të piqet”.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Askushi

                            Kraksi ne Itali sakrifikoi veten dhe shpetoi te gjithe, kurse ky funderrina jone shpetoi veten dhe ja futi te gjitheve.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Patronazhisteve cekic ballit

                              Akoma perdorni fjalen Riformatim?! Eshte thjesht hedhje hi syve opinionit publik injorant shqiptar. Iken Loli, vjen Coli. Vjedhjet vazhdojne, hajdutet livadhisin rrugeve dhe asnje qindarke e konfiskuar. Kryehajduti Rama tall edhe trapin.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Makbethi

                                Populli duhet te riformatoje partine demokratike, dhe organet gjyqesore te bejn punen e tyre. Nuk kemi pare asnje rast te vendosen para drejtesise eksponentet e pd si belo ezmeri qe eshte personifikimi i marredhenieve nga e majta ne te djathtate. Ku jo vetem eshte pasuruar ne opozite por ka shkatarruar te ardhmen e partise demokratike duke e censuruar fjalen e lire demokratike, duke mos lene te rinjt te garojn, duke krijuar bllokada ndaj profesionisteve dhe intelektualeve nga jashte dhe brenda vendit. Pse nuk ka doreheqje nga grupi demokrat ? Cfare presin ?

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Te fala te bene salihi Meksi

                                  Kjo zonja mire bane qe fole, por Rama e coje ne ata pune qe mori 3o 4 here me teper rroge se kur ishte zvkryeminister, te jepesh receta e te aludosh per njerzit nuk ashte mire, aspak gjykates qenefesh kemi sa te duash, por mileti kur te marre pafaqesin kush I paguan, po Salehat me kompani pse nuk gjykohen per vrasje e genocid, apo gjykohet nje bashkiak qe ka hapur nje rruge fshati me parat e popullit, tjetri pse I rregulloje dritat

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje