Ndryshimet në kabinetin qeverisës është një vendim i detyruar për të mos ndalur rrugëtimin e Shqipërisë në familjen europiane, mendon akademiku Artan Fuga.Në një analizë për Top Channel, vendimmarrja e kryeministrit për zëvendësimin e Belinda Ballukut me Albana Koçiun, shoqëruar edhe me ndërrime të tjera në qeveri, për Fugën është një hap pas në tentativë për t’u dukur e padukshme.
“Mua më duket që dje Rama i dha një zgjidhje asaj që kërkohej prej kohësh nga SPAK. Pra, një përpjekje për t’u tërhequr në atë mënyrë që nga jashtë të konsiderohej si një ndryshim për gjithë qeverinë?”, thotë Fuga.
Kryeministri ka vendosur edhe në presionin e ndërkombëtarëve, të cilët kërkuan marrjen e përgjegjësive personale, thekson Fuga, i cili i quan ndryshimet e emrave në qeveri pa ndikim në procesin e anëtarësimit.
“Lëvizja e ministrave që kanë 2-3 muaj që janë emëruar, çka do të thotë që nuk kanë autonomi e kjo ndodh në model qeverisje piramidale. Çështja e integrimit nuk është çështje ministri. Por kemi çështje që ka të bëjë me gjendjen e të drejtave të njeriut, drejtësisë, korrupsionit”, shton akademiku.
Integrimi për profesor Fugën është gjeopolitik, por lëvizjet e fundit të Kryeministrit Edi Rama me pranimin e ftesës së Donald Trump kanë shkaktuar edhe një krisje me BE: “Mos harrojmë, pjesëmarrjen e Shqipërisë në bordin e paqes. Por një e carë midis Shqipërisë dhe BE është krijuar, sepse politika e jashtme europiane nuk është paraqitur”.
Në këto rrethana, analizohet më tej se shoqëria shqiptare po përballet me një krizë pasigurie mbi të ardhmen.
“Shumë aspekte të shoqërisë kanë mbetur pezull: Marrëdhënia midis drejtësisë dhe pushtetit, marrëdhënia midis opozitës dhe pushtetit, Shqipërisë dhe BE apo SHBA. Njeriu në jetën e përditshme thotë e kam problemin e zgjidha. Në jetën shoqërore nuk funksionon kështu, nuk zgjidhet me shkop magjik. Dhe sa kohë klasa politike nuk e vë gishtin se cilat janë problemet reale, por merret me propagandën, problemet do të vazhdojnë”, shprehet Fuga.
Fuga kritikon edhe strategjinë e opozitës, që pa pasur numrat e deputetëve në Parlament për të ushtruar presionin ndaj qeverisë, po gabon në mënyrën e kërkimit të llogaridhënies: “E di historia, shkenca politike në momentin kur pesha politike në Parlament nuk luan rol, ajo paguan një lloj bjerrje të mbështetjes që ka në opinionin publik. Ka një lloj dyshimi, mosbesimi edhe për faktin se shumë figura të opozitës janë të ezauruara. Atëherë radikalizohen në lëvizje në rrugë. Ku flitet për revoltë paqësore e mbaron me shishe benzinë të hedhura. Efekti është zero!”.
PREZORRE JA KE FUT KOT KUR THUA KRISJE PER ARESYE TE BORDIT TE PAQES....EUROPA SE SHPEJTI DO PERFSHIHET VET SEPSE TRAMPI JA DHA ZGJIDHJEN ME THENIEN SE NUK DON TE ZEVENDESOJE OKB
Rroma per toma si gjithmone..
Tano keq me vjen po sa vjen e me shume po i ngjan Ilir Vrenozit,si nga pamja edhe nga te menduarit.
Ketij i pelqem vetja shume cilesia me e keqe e nje intelektuali.Ky flet si me qene Zeusi. Ngadale more Zoteri me i shtruar shume me revane i ke tersellima i ke mendimet. Njeriu kur plaket matureohet nuk letohet si ty. Ndjej keqardhje per rreshkitjen tende i thua vetes akademic. Je ber nje plak grindavec.
Perse nje shumice njerezish nga keta qe e heqin veten te mençur ne Shqiperi, vjen nje kohe dhe rruaj kuken ose lene nje mjeker si trabokull, mos valle jane lajthitje mendore?! Jap dy shembuj : Artan Fuga qe ka rruar kuken dhe Dash Shehu qe ka lene nje mjeker trabokulli...per mua keta jane te semure dhe ku paskemi qene !
1▀Trendi më i çuditshëm SHqqiptar : Akademiku Fuga flet per nje problem te mprehte qe kerkon nje zgjidhje me nje kosto normale . 2▀Ndersa argumenti i disa " NICK NAME_s " si : Komentuesi , Alpha , koçi , Grindaveci é = FYERJA .3▀ Kur i "kundervihesh" nje akademiku fillimisht vendoset emri , mbiemri, adresa, kredencialet, curriculumet. 4▀Jam 100% i sigurt që ju " NICK NAME_sa " nuk kuptoni çfarë ka shkruajtur Z. Fuga ne këtë artikull adhe sikur 100 herë ta lexoni.
Se pari, per Trapin. Po, ashtu e ka thene me goje, por vera tregon te kunderten e gojes. Nese nuk do te zjere vendin e OKB, atehere kete veprim te tij duhet ta quajme nisme qe duhet ti paraqitet OKB per miratim. Eshte kjo qe I jep te drejte e xhandar it nderkombetare, jo kongres I I SHBA apo senati. AQ me teper, te marre sh attribute TE tilla do te thote te jash diktator. Shume gjerat te the a me goje, shume veprime Ne praktike tregoje per te kunderten. Se dyti, kushdo qofte, qe i thote vehte demokraci, NUK ka te drejte ASPAK te beje presion, pavarsisht nga ndonje gje qe atyre iu duket gabim. Gabime diskutohet dhe korigjohen por kurre nuk mund ti besh presion nje shteti tjeter te pavarura. Po shkohet drejte shkaterrimin te demokracise, si koncepte. Kjo duhet ti beje vendet europiane te reflektoj e, perfshi dhe Amerike. Ndryshe BE do te shperbehet dhe vende si Shqiperia do te kthehet ne koloni, me se Pakti, me se shumti do te coptohet sipas interesave te fuqi e te medha. Rreziku FASHIST eshte imediat.