“Një traumë e rëndë morale për qeverisjen dhe sinjal që dëmton besimin publik te standardet që Shqipëria duhet të përmbushë në rrugën e integrimit evropian”, kështu e konsideron ish-deputeti socialist Petro Koçi dorëheqjen e munguar të ministres Belinda Balluku. Në një intervistë për TemA, Koçi thotë se refuzimi për të marrë përgjegjësi politike në një moment kur drejtësia e re është vënë në lëvizje përbën një “shkelm” ndaj një prej arsyeve kryesore që përshpejtuan procesin e integrimit: ndërtimin e një kulture llogaridhënieje dhe respekti për institucionet e drejtësisë.
Ai e cilëson absurde mënyrën e argumentimit për refuzimin e dorëheqjes apo shkarkimit dhe si një autogol politik që nuk arrin të shuajë akuzat për korrupsion, por përkundrazi i mban ato në qendër të vëmendjes publike.
Koçi komenton rezultatet e “elitës së re socialiste”, e projektuar rreth 15 vite më parë, e cila erdhi si zëvendësuese e elitës së Partisë Socialiste të para vitit 2005. Pas më shumë se një dekade në pushtet, ai vlerëson se rezultatet janë zhgënjyese, duke përmendur një klimë korrupsioni dhe një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë nën hetim apo të dënuar. Për Koçin, shteti nuk mund të ndërtohet vetëm mbi emra të rinj me diploma të mira dhe karrierë të shpejtë administrative, por mbi përvojë, traditë institucionale dhe kulturë politike, sepse, sipas tij, shteti është edhe vazhdimësi dhe memorie, jo thjesht rotacion brezash.
Ai kritikon mënyrën se si janë ndërtuar raportet e brendshme në Partinë Socialiste të Shqipërisë, duke i cilësuar si metoda me natyrë klanore që nuk i shërbejnë më funksionimit të një partie moderne, por e transformojnë atë në një strukturë që ngjan më shumë me administratë shtetërore sesa me organizatë politike përfaqësuese. Ai e vlerëson sot drejtimin e partisë jo si parti politike, por si ndërmarrje shtetërore.
Ish-deputeti socialist shprehet kritik edhe ndaj mënyrës si interpretohen zhvillimet institucionale, duke sugjeruar se vendime të caktuara të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë janë përdorur në debat publik si instrument politik, çka sipas tij dëmton seriozitetin e institucioneve dhe rrit mosbesimin e qytetarëve.
Koçi ndalet edhe te deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Balluku kishte paraqitur dorëheqjen tri herë, duke vënë në dukje se komunikimi publik dhe gjuha e përdorur në mesazhe të bëra publike nuk i shërbejnë standardit etik që kërkohet nga një qeverisje që pretendon reformim të thellë. Ai paralajmëron se mosmarrja e një vendimi të qartë politik mund të ketë pasoja për vetë Partinë Socialiste, pasi perceptimi i pandëshkueshmërisë dëmton besueshmërinë elektorale dhe morale të saj.
Në analizën e tij, Koçi flet për një “pushtet misterioz” që i atribuohet Ballukut në diskursin publik dhe thekson se përgjigjen përfundimtare duhet ta japë drejtësia, duke nënvizuar rolin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në misionin për të provuar se askush nuk është mbi ligjin. Ai e sheh vitin aktual si të vështirë për qeverinë dhe Partinë Socialiste, në një kohë kur figura të rëndësishme, përfshirë edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, përballen me drejtësinë, duke krijuar një situatë të paprecedentë për mazhorancën.
Koçi komenton edhe panoramën opozitare, duke e cilësuar ekzistencën politike të Sali Berishës si një faktor që në mënyrë paradoksale i ka shërbyer Ramës si “Bingo” politike, pasi polarizimi i fortë ka mbajtur të konsoliduar elektoratin socialist. Sipas tij, krizat aktuale nuk janë thjesht çështje individësh, por simptomë e mënyrës si janë ndërtuar elitat politike në dy dekadat e fundit, duke kërkuar rikthimin te përgjegjësia politike.
"Elita"?!?!?!?!?! hahahahahaha
Ky Koçi bytha ka qene me hajdut se Balluku. Ky merrte 50 000 dollare per nje post ne polici. Hajdut ordiner. Akoma PS nxjerr keta zorraxhinj pa bythe e pa tru "per te dhene mend" ? Keq qënka puna per zorzopet e kuq.
" Elita " e re, zotëri, ka fytyrën e krijuesit dhe promovuesit të saj, fytyrën e kryehajdutit Edi Rama. Të tjerat janë fjalë boshe.
Koci ku do me dale, se ke ca kohe qe skuptohesh? E ke hallin se nuk u zgjodhe prap ????? Sheq dore shqiptari nga perfitimet personale.......?????? Prandaj te duhet te bashkohesh me mendimet e grupit, atje ne seli te partise jo ne Gazete.
Koci ku do me dale, se ke ca kohe qe skuptohesh? E ke hallin se nuk u zgjodhe prap ????? Sheq dore shqiptari nga perfitimet personale.......?????? Prandaj te duhet te bashkohesh me mendimet e grupit, atje ne seli te partise jo ne Gazete.
♤♤♤
Petro,po reflekton pakaneqesi qe nuk je deputet,je 64 vjec,mjaft eshte mjaft,mer pensionin dhe mer shembull nga Namik Dokle.Falendero Ramen qe megjithse krijove nje parti PSV te deshtuar te beri pjes te qeverise ne 2013,dhe deputet me vone.
Une mendoj ndryshe. Koçi nuk ka qene dakord qe Rama te marr drejtimin e PS dhe as nuk eshte pajtuar me menyren si po qeveris Rama, por sa ishte deputet apo zvminister nuk mund te fliste.
Bravo Koci, burre me mend! Mero Baxe te mesoje prej tij!
Petro dashje pa dashje ti po shkon ne prerin e Sali Berishes...Rama gjithemon duke dashur te lere drejtesine te punoje...ja ka dorezuar Spakut figura te rendesishme te Ps dhe shiko ku kane perfunduar sepse ne perberjen e Gjyqtareve dhe prokurorev jane gjysma te emeruar nga Sali Berisha..Ti kerkon qe edhe Belinden Rama tja u dorezonte uqerve..Mos haro se Belinda i dha Ps fitoren me te madhe ne Fjer .. dhe ka punuar si Ministre jashtezakonisht mire.Per te ardhur keq eshte heqja e Elisa Spiropalit.Ajo i dha fitoren Rames ne Shkoder dhe kudo qe u dergua..Po per rastin e Erion Viliut duhet te ngrihet nje popull me kembe...
Eh me fund, nje ze i vertete qytetar , por shume i vonuar, qe vjen tani nga periferia e ps, qe deperton ne erresirat e thella te sarrajeve te surrelit,ku sundon, nje tru i semure thelle, me nje spekter sindromash vdekjeprurese, per kete vend europian.
O Petro, mos u beni ju kritizere se dhe elita e vjeter e pam se ç'na solli! Nga Fatos Nano qe ai e mbolli hapur korrupsionin; ja me thuaj me çfare rronte Fatos Nano deri ne vdekjen e tij nga Vjena ne Tirane?. Fatosi premtoi ne platine Kanigos ne Athine se do tu kthenet dhe qindarken e fundit shqiptareve, premtoi ne sheshin e Flamurit se do u kthente çdo qindarke shqiptareve, dhe arriti e merresh duke nderruar femrat, apo ministri financave, Arben Malaj qe pasi larguan Saliun, filloi e mblodhi gjithe parate e firmave piramidale dhe i beri piramide per vete e Fatosin, apoKastriot Islami qe shkoi e u be deputet i Sali Berishes. KJo ishte elita e vjeter qe trashegoi partia socialiste. Partia socialiste kishte dikur vertete burra me taban veç ketyre bashibozukeve qe edhe sot i biri Qamilt, Arben Malaj nga Tepelena na çane derrasa neper televizione duke mbyllur njerin sy . Jetojme ne kapitalizem sot dhe kuptohet qe kapitalizmi s'ka moral e dinjitet, çdo gje behet me para, i ke pare neper portale veç femrat shqiptare dalin me fustan te çare deri tek e çara e tyre se duan klikime ne shale e klikime ne portal per te marre para vetem me ate pune qe ne anglisht i thone sex dhe ne shqip i thone qirje me te dy krahet. E, pra, ky kapitalizem eshte antinjerezor, antihuman, imoral pa nder e respekt, shkatrrues i celules se pare te shoqerise , familjes e keshtu me radhe/ Ne kushtetuten e republikes se Shqiperise ramhmet pasti, gjarperi me syze, Sabri GGodo me ate qe vodhi amije e gjithe floten shqiptare Arbem Imami kane vendosur nje klauzole interesante dhe te çuditeshme : deputeti nuk mban pergjegjesi per ate qe thote dhe ben ne parlament !! Kuje e ulurime, dmth deputetet e parlamentit jane te çmendur dhe ligjet ne shqiperi i bejne te çmendurit qe nuk mbajne pergjegjesi, ndaj dhe shkojne aq mire punet dhe pastaj SPAK me Duman e Klodian Brahon hiqen kapurrala qe s'i ka pjerdhur njeri po i kane vendos te çmendurit deputet. Kjo eshte demokracia? Kjo eshte liria? Keta jane ata qe drejtojne dhe mbikeqyrin drejtesine shqiptare? Pse nuk flet ti Petro Koçi, megjithe respektin e sinqerte qe kam per personin tend qe te filloje te behet kushtetuta e ré sepse kjo kushtetute bie era mut. As drejtesi, as gjykate kushtetuese, vetem vjedhje dhe thaset me parà sot shkojne tek prokuroret dhe gjykatesit. Ku, jane miljonat e parave qe kane sekuestruar !!!! I kane marre per vete fiçorret e drejtesise shqiptare dhe hane dhe kockat e shqiptareve te varfer me miljona euro rroge ! Me sa shikoj ne Shqiperi duhet vendoset dhe nje here diktatura se te tallet me shqiptaret e ndershem nje kryekriminel si Sali Berisha dhe SPAK -u juaj te beje sehir me dosjen 15 vjeçare ne furre, kjo s'ka bythe te rrije O drejtesi, o pushhka ne krahe ka ngele!
Po ke fytyre doni ju te kete te sali kriminelit ? Pika qe sju bie .
Plotësisht dakord me Koçin. Partia Socialiste e para 2005 ishte 100 herë më socialiste se kjo katrahura e sotme, që udhëhiqet nga një piktor, sportist, naziskin i djathtë. Dhe i paaftë.
Ore zoteri ! Me ardhjen e palloshes ne krye te PS, Ai e zhduku nga qarkullimi realisht partine socialiste duke e zevendesuar me ripjelljen. Nuk ka me PS sic e kishim ne kohen tuaj.Ajo eshte zevendesuar me patronazhiste dhe administrate ne sherbim te pushtetit kriminal te ripjelljes.
çju qepen gjith jeten Shqiperise kata gerdallat provinciale
E ka lene Rama jashte qeverise kocin e teta ollges!
Bravo Petro !!! Mese e vertete Partia nuk funksionon si perfaqesim politik, por mbeshtetet mbi klane. Psh. ne Fier u vendosen ne lista njerez te afert me Belinden ne allishverishe apo se ju servilosen me embelsira qe i " pagezuan me emrin Belinda"
Nuk e kuptoj, Koçi flet si Koçi i Partisë Socialiste, apo Koçi, qefmbetës, kundër Ramës dhe qeverisë së saj. Po mirë mo Koçi, Partia juaj politike është kthyer në një ndërmarrje shtetërore, atëhere, pse e kini lejuar një gjendje të tillë? Apo kini lëshuar Ramën të përleshet me të punësuarit në ndërmarrjen shtetërore dhe vetë ju, politikanët e mbaruar, të askundit, bëni sehir, si yjet që rrinë e vështrojnë. Kjo që po thua tregon për një gjendje të rëndë e krijuar në Partinë tuaj që s'dini t'u jepni dum punëve partiake edhe pse populli u voton dhe u voton jo që të qaheni, të zhgënjeheni e të tregoheni të lodhur, por të punoni në të mirë të vendit. Kur është kaq e nderë, sa e paraqisni ju, pse nuk i thërrisni forumet e partisë? Pse nuk vendosni ta ndryshoni drejtuesin e shtetit dhe të zbatoni zotimet politike të marra para elektoratit. Kujt i ankohesh për mungesën e demokracisë në parti, apo degjenerimin korruptiv të pretenduar të zyrtarëve të shtetit? Mblidheni forumet edhe nëse kryeministri nuk do; merrni vendime politike për besimin e qeverisë në parlament dhe shkarkoheni atë, po qe nevoja dhe nëse e ka shkelur "ndershmërinë politike" të partisë, a e bëni dot këtë(?), pa për të kritikuar është gjëja më e kollajëshme. Bëni revizionimet e duhura, që kryeministri të mos jetë edhe kryetar partie; dhe që grupi parlamentar dhe veprimtaria e kryeministrit të përputhet me politikën partiake. Institucioni i dorëheqjes as nuk duhet të ekzistojë në kuptimin politik e funksional shtetëror (është dorëzim, dobësi, madje hipokrizi, i shpikur për të mbytur të drejtat e nëpunësit) dhe duhet të njihet vetëm si obligim personal: shëndetsore, familiate etj; ja ti, pse nuk dorëhiqesh nga funksionet partiake, shko shit zarzavate ose bëju mësues, neqënëse je i shgënjyer nga politika dhe qeveria jote; kur punët nuk shkojnë ashtu siç duhet, shkarkimi është akti zyrtar, i shoqëruar me argumentim të provuar i pranuar ose jo nga një organ shtetëror i kompetencës a gjyqësor i formës së prerë. Politika është politikë dhe nuk mund të ketë moral në kuptimin absolut të fjalës. Koçi e di më mirë se gjithkush se "Morali" është relativ në varësi nga botkuptimi. Qarkullimet në elitën shtetërore e forcojnë atë, por ato duhen bërë me kriter, të matura dhe të hapura ndaj partisë para se të ndodhin. Duket gjendja ka arritur si në momentin Nano - Meta, kur partia juaj pësoi një ndarje të madhe, por tash në drejtim të kundërt. Duket, të lodhur, të pakënaqur, të zhgënjyer tek tuk, të indinjuar mes jush, jini në prag të lëshimit të pushtetit dhe riciklimit të plakut të çmendur. Partia ka unitet në publik (shfaq vetëm vendimet e dakordësuara), diversiteti individual zgjidhet brenda forumeve partiake, pa dalë në rrugë, o Koçi! Roli i kritizetit, kur nuk ke gjë në dorë, me ç'ngjan është akt mburrje, si fjalë pas kuvendit. Nejse, ky është profili i yt, të shfaqesh pakënaqësi, se nuk është as kritikë kjo që thua, në publik, kur nuk mund t'i thuash dot në forume, por edhe kur i thua nuk të dëgjon njeri. Atëhere, pse aderon në një parti që nuk të dëgjon apo kritikon kush, apo për inerci... pse nuk bën diçka që të shohim sa i zoti je. Pa për fjalë, ja, si unë, rri e shkruaj, që ç'ke me të, pa patur në kurriz as punët e partisë dhe as të shtetit. Nuk e kuptoj zotin Koçi, si funksionon partia: si partia socialiste, apo partia Rama! Aq më shumë që ky politikan me eksperiencë qysh në krijim, më duket se nuk e ka kuptuar ende se votohet Partia, jo individi; e në qoftë kështu, atëhere individi edhe pse kontrollon partinë, duhet të jetë i pranueshëm, apo si thua ti z.Koçi? Vicklat, porsa i largohesh përgjegjësive shtetërore, nuk shkojnë dhe s'mund të jetë qendrimi i duhur politik, veç kur kërkon shkëputje nga e tëra. Jepi, të shohim sa do të votoheshin, me duket se e ke provuar një herë, në mos gaboj. Nuk e bëj shënimin për të mbrojtur Ramën, por ju duhet t'i bini këmbës, përderisa jini të votuar me 83 vende në parlament. Që qeveria t'i ngjajë një ndërmarrjeje shtetërore, si një kantier ndërtimi është mirë, se e tillë është qeveria; e keqja është nëse qeveria i ngjan një ndërmarrjeje private! Politikani kudo e kurdo duhet të mbetet i tillë, ai nuk ka moshë, por kontribuon me sa mundet gjithë jetën, jo duke i treguar në mexhlis plagët, por duke e mjekuar me kujdes e durim, pa i bërë pazar. Shkarkoheni Ramën, po qetë të zotët dhe të shihni se do t'u përkrahin përsëri... a mundet? Po ai u ka marrë partinë, o Koçi, me ato kooptimet pa kriter; e në vend që ta shkarkoni ju, u nxjerr ai në anë, pa për t'u shkarkuar nuk ka ç'u shkarkon. Jini të vetshkarkuar, të pazotë dhe flisni e kritikoni kot e pabukë në ç'do derë. Ama të jemi të sinqertë, me gjith "skandalet" e ndodhura dhe të imponuara nga drejtësia e re, besimi në popull nuk është lëkundur aspak për përmbushjen e standardeve të integrimit Europian; i ke parë sondazhet? Publiku e di, që qeverisja mund të ketë probleme me ligjin, ndryshe nuk do të kishte gjykime të shkeljeve të tyre. Ai i sheh ato si shenja të forcimit dhe korigjimit të shtetit, aq më shumë kur ato bëhen nga zyrtarë të ndryshëm me përgjegjësi dhe shihen personale (gjykim dhe shpallje fajtor i formës së prerë me pasoja karriere zyrtare dhe vuajtje dënimi) dhe politike, nuk di, se nuk kam aderuar në ndonjë parti, por them sipas statutit. Të më falni që shkrojta gjatë, por të tilla deklarime nga elita politike të një partie të bëjnë të mendosh se ajo parti po lëngon dhe është në antagonizëmin klasik të së resë me të vjetrën dhe ka nevojë për reformim; njëlloj si qeveria. Pa opozita e tanishme, po u artit të ruhet uniteti i partisë së pozitës, nuk ka sy të vijë në pushtet: u ka mbetur socialistëve në dorë, sido me qënë dhe çfarëdo të thotë z.Koçi. Taksirat për t'u hequr, o Koçi.
Zgjidhni nje kryetar tjeter. Kaq . Keshtu shpeton PS.
Zgjidhni nje kryetar tjeter. Kaq . Keshtu shpeton PS.