Mustafaj uron Ferit Hoxhën dhe shpreh pritshmëri për rishikimin e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm

27 Shkurt 2026, 10:10Politika TEMA
Mustafaj uron Ferit Hoxhën dhe shpreh pritshmëri për rishikimin e

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka reaguar pas emërimit të Ferit Hoxha në krye të diplomacisë shqiptare, duke i përcjellë një urim publik, por njëkohësisht edhe një mesazh politik.

Në një postim në profilin e tij në faebook, Mustafaj e cilëson Hoxhën si “koleg të hershëm” dhe kujton bashkëpunimin e tyre të afërt në kohën kur drejtonte Ministrinë e Jashtme. Ai thekson se ka qenë ndër ata që i kanë dhënë “shtysën e parë të madhe” në karrierën diplomatike, duke e përfshirë në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve.

“Si koleg i hershëm, por edhe si ministër që e përfshiva në rrethin e afërt të bashkëpunëtorëve të mi duke i dhënë shtysën e parë të madhe karrierës së tij, i uroj përzemërsisht suksese Ferit Hoxhës”, shprehet Mustafaj.

Por përtej urimit, ish-kryediplomati ngre edhe një pritshmëri konkrete për mandatin e ri. Ai shpreh shpresën që një nga aktet e para të Hoxhës si ministër të jetë revokimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, të miratuar së fundmi në Parlament.

Sipas Mustafajt, ky ligj “godet rëndë integritetin e trupës diplomatike të Republikës së Shqipërisë”, duke lënë të kuptohet se debati për reformimin e shërbimit të jashtëm mbetet një çështje e hapur dhe e ndjeshme.

21 Komente

  1. L
    Luani

    Ik o besnik se e dime se cke bere si minister i jashtem, kukull e sali berishes ke qene , dhe nje gjuhe te huaj sdi, si munde te komunikosh ti, ne kohen tende u shkruajt dhe letra kunder kadares per cmimin nobel i urdheruar nga saliu dhe ju bashkepunetoret e zellshem

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci e ka menjen ke plonci

      Kerkoji te ta marre Andin ne pune o shoku Besnik i patrise. Se ngordhi tu lef fejsbuqeve

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mara emigrante ne Itali

      I pa bese , Besnik me shkrimin tregon se je ti ai qe e ke futur ne rrethin e bashkepunetoreve , por gjat ruges tende diplomatike çfar bere ? I vute bomben ambasades amerikane , ndersa zoteria tjeter ( Feriti ) tregoi qe ishte me integritet dhe jo partiak .Shpresojme shume qe qeveria do te eci ne rrugen e duhur per integrimin e vendit ne BE.

      Përgjigjjuni
      1. y
        ylamdyrylam

        Edhe Kadareja, u shpreh duke vene duart ne koke, kur Mustafaj, u emerua nga Saliu si minister i jashtem: Nje skandal historik!Prandaj nje urim i sinqerte, nga kulla e mustafajt do te ish: Bismilahi, mor hoxhe Feti!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mesuesi

          Megjithese jam nje anti kategorik ndaj ketij estabilshmenti Politik , pjese e te cilit eshte edhe Rama , I vleresoj si veprime civilizuese , qyteteruese dhe me fryme perendimore keto rekrutimet e E. Rames , si ky ministri I jashtem dhe Jo vetem . E vleresoj , thjesht si nje qytetar I moshuar , ne epilogun e jetes , pa asnje interes , sepse kjo fryme , KY trend , e cliriron kete shoqeri nga urrejtja primitive berishiste dhe e fut ne shtratin e mbrothesise .

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mesuesi

            Megjithese jam nje anti kategorik ndaj ketij estabilshmenti Politik , pjese e te cilit eshte edhe Rama , I vleresoj si veprime civilizuese , qyteteruese dhe me fryme perendimore keto rekrutimet e E. Rames , si ky ministri I jashtem dhe Jo vetem . E vleresoj , thjesht si nje qytetar I moshuar , ne epilogun e jetes , pa asnje interes , sepse kjo fryme , KY trend , e cliriron kete shoqeri nga urrejtja primitive berishiste dhe e fut ne shtratin e mbrothesise .

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Rama ka bere ca gabime ne keto ndryshime , qe do ua shohe tymin me pas. Ne vend te Hoxhes, duhej te vinte Mustafain. Ne vend te Gogut, duhej te vinte Argiten. Kurse ne keye te qeverrise do te ishte me I besuar Fredi Beleri. Se perse votuan shqiptaret, per keto rrembythje s'ka rendesi fare. Te dhjefsha mu ne reforma qe po ben o Rame!

              Përgjigjjuni
              1. T
                TIRANA

                Proverbiale fjalet e Besnik Mustafait kur garonte kunder Rames per Kryetar Bashkie ne TIRANE (2000) "Tiranes i duhet nje Njeri normal...( aq me shume kete mungese te nje Normali ne qeverisje ka vite qe e vuan mbare Shqiperia)

                Përgjigjjuni
                1. e
                  emigranti

                  Feriti eshte e njejta prerje si ty Besnik, servil shefash kushdo qe jane. Keshtu qe vazhdo ha ndonje pace pilaf mos u merr me facebook se s'ke as moshe me.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Komunist

                    Ja dha sinjalin ...nje vende per ambassadeur per djalin haaaaa Po eshte Rama u pufte qe vendos ky eshte minister i Rames

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hasjani.

                      O niku nuk ka asnjë cop për ty.Ti as ke qënë as dotë jesh diplomat i mirëfilltë Ti o niku je i emëruar ai politikan je pa shkollë të mirëfilltë diplomacie.Shkruaj ndonjë libër dhe ndonjë fjalim për djalin se ti ke marrë fund bashkë me Saliun tënd.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Diplo-Mati

                        Me keqardhje konstatoj qe kur e vleresoni Ju qe nuk kishit asnje lidhje me diplomacin,tregon shume per personin ne fjale.Nuk u shua Shqiperia per "Besnike",te tille.Kjo tregon shume per vazhdiesin e tij me siguri gjashte mujore e pas tij kush e ka radhen...!!!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. ?
                          ???

                          Doni me per lokun.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gjon Muzaka i ri

                            Kisha një xhaxha partizan.Qe rreth një vit e gjysëm.Nuk dinte gjë tjetër ,por gjithmonë përmendte shprehjen :Kur isha un partizan. ..dhe vazhdonte.Nuk i linte radhë te tjerëve të fliste.Ma kujtove o Besnik komunisti nga malësia e Bajramit.Ti duhet të hysh.në librat e historisë të të njohin i madh dhe i vogel se pak të njohin.Je i modh madje shum e shum i

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Turp

                              Ferit Hoxha gjithe jeten e kaloi jashte. I pazevendesueshem e i paharruar mbrojtja e devotshme qe i beri marreveshjes se detit per tja hequr Shqiperise nje pjese te konsiderueshme te hapesires tone detare megjithese e tregoi vehten nje deshtak ne ballafaqimet e drejtperdrejta ne NY. Megjithate te hash e perdridhesh nga te gjitha anet si kameleon kerkon zotesi e kjo nuk mund ti mohohet. Tani ka rast ta negocioje perseri marrveshjen e hedhur poshte nga Gj. Kushtetuese. Kohet kane nderruar e punojne per Feritin.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Konstatim

                                Besnik! S ' besoj se me kete evokim me te kaluaren se gjoja ti e ke zbuluar FH se mund te te ndihmoj. Rama nuk te bene me Ambasador qejfi si Sala ne France. Shih or toc ku e ke cue cunun. Tek nongrata. Po munde largoje nga ajo fole e degjeneruar dhe bashkoje me Ramen dhe FH.

                                Përgjigjjuni
                                1. d
                                  drejtesi e munguar

                                  Rama ka gabuar qe nuk pyeti kete Besnikun per ministrin e jashte.Te pueste Mulin per ministrin e brendshem.Te pyeste Bardhen per ministrin e drejtesise.Ky gabim e rendon shume opoziten ,qe vec bombave molotov dhe shpifjeve nuk di gje tjeter.Z.Edi duhet ti marre ne konsiderate keshillat e Besnikut dhe Saliut.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Alfred

                                    Po i con mesazh per te prenotuar ndonje karrige, per te birin me siguri! Keshtu e ka ngrene ky, "Besniku", si semundje e bute, mire ky e mire ai...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Demokrati i zhgenjyer

                                      Shkom more njeri i trashe dru me pre , ngeli ps e kryeministri EDI RAMA te marre mend nga nje idiot si puna jote .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shqipërisë i erdhi turku, i vu zjarr...

                                        Skandal i zotit, që vihet një nga këta agjentat e dyfishtë të vendeve ish-jugosllave në krye të një roli kyç. Por pritej nga n̶qeveria Rama, pasi vuri atë kryespiunen nga Kosova në krye të SHISH-it

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Berti

                                          Per këtë thuhej nga vendet aleate të NATO-s që është spiun rus. Pas skandalit diplomatik të kompjuterit të vjedhur dhe cenimit të sigurisë së aleancës atlantike ky duhet të ishte në burg me kohe.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje