Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se shkarkimi i Elisa Spiropalit si ministre e Jashtme ishte ndryshimi më i keq në Qeveri.
Komentet Spahiu i bëri gjatë fjalës së tij në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report TV, ku komentoi ndryshimet në Qeveri, të bëra sot nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së.
Spahiu tha më tej se Spiropali ishte investimi më i fortë politik në PS pas kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se Spiropali ishte e pakonsumuar dhe mbi të nuk rëndonin akuza për korrupsion.
Sipas Spahiut, faktori kyç për largimin e Spiropalit nga ky pozicion mund të kenë qenë përplasjet brenda PS. Kjo pasi sipas Spahiut, Spiropali ishte një zë oponent gjatë mbledhjeve në PS dhe kishte mbajtur krahun e faktorit gjerman, gjatë përplasjeve që sipas tij këta të fundit kanë pasur me Ramën.
“Emërimi më pozitiv është emërimi i Toni Gogut, sepse është në pozicionin e tij politik dhe profesional. Shkarkimi më i gabuar është shkarkimi i Elisa Spiropalit, i cili ishte investimi më i fortë i PS pas Edi Ramës politikisht dhe ishte në pozicionin më të rëndësishëm për Shqipërinë, sepse kontrata e socialistëve me elektoratin në 11 maj ishte ‘Shqipëria në BE në 2030’ dhe personi që e udhëhiqte këtë kontratë ishte Elisa Spiropali dhe nuk kishte asnjë lloj kritike. Dhe shkarkimi vjen si pasojë e një pozicioni kritik, i një pozicioni apo diskursi tjetër politik që nuk ka dalë në publik, ku pas takimit me disa nga ministrat, si ministri i Jashtëm gjerman, ministrin e Shtetit gjerman, për shkak se Gjermania ka pasur një pozicion kritik, oponent ndaj qeverisë së Tiranës, Elisa Spiropali ka mbajtur qëndrim pro-ndërkombëtarëve dhe pro-Gjermanisë. Dhe në shumë debate të brendshme, Spiropali ka mbajtur një qëndrim kritik.
E dyta me shkarkimin e Spiropalit mbyllet kapitulli i Lëvizjes Mjaft. Përfundimisht u eliminuan politikisht të 20-të ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Mjaft G99 që kishin lider Erion Velinë. Pra çdokush që ka qenë pranë Erion Velisë apo investim i Erion Velisë në të shkuarën, sot nuk është më pjesë e qeverisë apo e promovimit politik. Ndonëse shkaku kryesor i shkarkimit nuk është vetëm e shkuara nga vite Spiropali. Mendoj se ishte shkarkim i gabuar. Ishte një nga më të mirat mes shumë të këqijave. Mendoj se ka qenë e gabuar edhe për shkak të pozicionit që ajo ka qenë si kryetare e Kuvendit, ka qenë totalisht e pa-konsumuar. S’ka pasur akuza për korrupsion”, tha mes të tjerash Spahiu.
Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndërmori disa lëvizje brenda kabinetit qeveritar, ku më kryesorja ishte shkarkimi i Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre Infrastrukture dhe Energjitike, pas vënies nën hetim nga SPAK për korrupsion.
Nuk ka qene e perfolur per korupsion, por ka qene e perfolur per lidhje me krimin e organizuar kur ishte perfaqesuese politike ne Shkoder. Sa djem nenash jane nen dhe nga Ajo ne Shkoder. Pastaj largimi i saj eshte amanet i Ballukut.
Sali Reali .
ed palloshi
Or tej, nuk quhet Elza Sali Shiqere ...
Spiropali u shkarkua per ta bere qeverine krejtesishf teknike. Dhe mire u be. Gjithsesi KM nuk e leshon ate.
Toni Gogu eshte nje cope idioti. Me kujtohet gafa e tij ne lidhje me figuren e pashait turk Hajredin Pasha qe ky idioti e lavderonte se kujtonte se ishte prijes shqiptar.
E ngateron shoku ishte i Bufit
Ore ky ngeli çdo mbremje kazaneve tv. A ka jeté ky njeri .... Jane te njejtat fytyra, jane bere te peshtire.
Gogu dhe ti ore flokelyer llapaqen jeni nje prerje, te dy budallenj dhe koketula.
Internojeni ket Ben (in) se nuk e ka marre vesh qe osht loqe me mundesi te kufizuara ...
Te heqesh Mamicen Elise e te me mbash mua?!?!?! allahallah
Mamica ministrja me qesharake dhe jeteshkurter e qeverise, nejse nje album fotografik e beri. Muahahaha
Gogun e kam pak here ,po me ka mjaftuar .Eshte copa e gomarit .Faleminderit per mirekuptimin.
Ja ke fut kot o Kresho , Spiropali ishte turpi i Shqiperise ,vetem sfilata veshjesh ekstravagante demostroi kudo qe vajti , mire do bente te hiqte edhe ministen me kot ,Kumbaron..
Po ku e ke pare ti ekstravakante te veshur ,ajo eshte veshur shume konservative,me xhakete e pantallona o injorante qe nu dini cfrae eshte ekstravakanca....injorante ngelet o maloke
Mos mba veshet ngrehur per ndonje post o miush Kreshno Spahiu, se deti kos te behet per ty nuk ka luge kjo RILINDJA!
Kur flet shumë sigurisht që gabon ,ministër i jashtëm u vendos një diplomat i shkëlqyer karriere një porson me integritet të lartë ...
E pra, karikatura politike Spiropali qenka larguar gabimisht nga Rama sepse nuk është përfolur për korrupsion? Po 5 milion euro në Dogana? Apo Kreshniku që i vinte gjoba gjyqtarëve për transferim kur ishte në këshillin e lartë të drejtësisë,bashkë me Bamir Gopin,asokohe president, e vlerëson korrupsionin me më shumë sesa 5 milion euro? Zhgarravina Elisa Spiropali!