Kryemadhi zbardh dëshminë e saj në SPAK: Akuzojnë babain tim për kohën kur dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon,

26 Shkurt 2026, 18:29Politika TEMA
Kryemadhi zbardh dëshminë e saj në SPAK: Akuzojnë babain

Humori në hyrje të gjykatës i Monika Kryemadhit ka vijuar edhe gjatë seancës paraprake, e cila duke kundërshtuar SPAK-un ironizoi duke thënë “kur ju pretendoni që babai im ka falsifikuar dokumentet e banesës unë dilja në protestë për të liruar Fatos Nanon dhe më pas dashuroja Ilir Metën”.Ish-deputetja hedh poshtë ekspertizën financiare të prokurorisë së posaçme për të ardhurat e çiftit ndaj në fjalën e saj Kryemadhi kërkoi riekspertim financiar.

Duke kërkuar rikthim të telefonit që është sekuestruar në shkelje të procedurës, mbasi në atë kohë ishte deputete, Kryemadhi mori një përgjigje nga gjykata që e pranoi kërkesën. Ndërkohë që për kërkesat kryesore për rikthim të çështjes për hetime të mëtejshme, mes tyre për të pyetur Ardian Shatkun, por edhe përfaqësues të GSI, gjykata do të vendosë në datën pesë mars.

“Kërkoj”, tha Monika Kryemadhi, “të hapen gjithashtu mesazhet dhe komunikimet me Edi Ramën për ligjin e minierave”.

Ashtu si ish-bashkëshorti, edhe Kryemadhi ka pretenduar për hetime të montuara. Por ndërkohë ka folur edhe Meta, megjithëse ai i kreu parashtrimet e tij pak ditë më parë.

“Unë jam këtu për shkaqe politike”, është shprehur ish-presidenti Ilir Meta, “për më tepër që nuk ekziston asnjë dokument i firmosur”. Meta tha se nuk ka asnjë fakt në dosjen penale”, tha avokati Cakrani.

Gjatë ditës u dëgjuan edhe parashtrimet e Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, ndërsa më herët SPAK ka kërkuar gjykimin për dyshimet e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

6 Komente

  1. S
    Sa me shume i njohim keta aq me te zgjuar ata

    Si ka mundesi qe nje debile si kjo ka ngrene e ka vjedhur ne keto 30 vjete,edhe shajne soc qe kishte udheheqsa budallenj.... Keta edhe budallenj edhe hajdite

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tarras Bulba

      Pyetjet jane shume te drejta..., si ka mundesi qe keta injorant u votuan dhe zgjodhen ne parlament, poste qeveritare e ne krye te partise per nje kohe kaq te gjat!? Kjo tregon se ata qe i votonin dhe shkonin nga pas jane po aq injorant, hajduta, zagar dhe sahan-lepirsa, qe u sherbenin si puparac te bindur ketyre zorraxhive, baxhellave, hajduteve e karakurvave Por tani Munka Karmadhi na del e n'a flet per dashurickat me fshatarin e katunarin e Skraparit qe me von u kthye ne shtangist dhe ne fund Like Floriri... Jane kaq te peshtir sa s'durohen dot, por kete e kemi nje peshqesh nga SKAP-i, se po te benin punen e tyre keta brekgrisur s'do dilnin e t'i benin karshillik drejtesise dhe popullit para kamareve dhe mikrofonve...

      Përgjigjjuni
    2. F
      Freshisti

      Kjo femër është një bandite e specializuar vetëm për pisllëqe .

      Përgjigjjuni
      1. 2
        21 JANARI

        FUTENI BRENDA DHE KTE SURRAT TRANSEKSUALEN MOS E LINI RRUGEVE SE PO PATAKS NJERZIT.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli i masakruar nga pd-lesheli

          Boll u perkedhelet o hajdute e vrases, keshtu flisni ju, kur u hapen petet lakrorit, futu ne burg edhe ti moj buce, dhe kakaris nga shtate penxheret, shembelltyrat e korruosionit , vrasjeve, droges etj. etj.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sheqere

            Per breket e Fatosit e morem vesh , po per dashurine me Tan Lepurin cfare ke per te theme , tunde moj Monika tunde te dalte shpirti neper burgje

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje