Emërimi i Ermal Nufit si ministër i ri i Mbrojtjes përfaqëson më shumë se një rotacion kabineti. Ai sinjalizon një orientim të ri drejt profesionalizmit, menaxhimit modern dhe profilit të pastër publik në drejtimin e institucioneve kyçe të sigurisë kombëtare.
Nufi vjen nga një formim i fortë juridik, i licencuar si avokat që prej vitit 2013, me përvojë në strukturat drejtuese të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Përvoja e tij si këshilltar ligjor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka përfshirë në procese të rëndësishme strategjike, duke e njohur nga afër me menaxhimin e projekteve të mëdha publike dhe me standardet e transparencës. Njihet për aftësitë drejtuese e komunikuese, korrekt me zbatimin e ligjit.
Roli i tij si zëvendës sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë e ka vendosur në qendër të koordinimit institucional, duke e përgatitur për përgjegjësi të nivelit të lartë. Këto eksperienca e bëjnë atë një figurë të kompletuar: jurist, administrator dhe drejtues me përvojë ndërinstitucionale.
Në një kohë kur Ministria e Mbrojtjes nuk është vetëm çështje uniformash, por buxhet, modernizim, prokurime strategjike dhe angazhim në NATO, profili i Nufit përputhet me nevojën për administrim të rreptë dhe vizion afatgjatë.
Shqipëria ka rritur investimet në Forcat e Armatosura dhe ka intensifikuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Kjo kërkon drejtim të disiplinuar financiar, korrektësi ligjore dhe koordinim institucional – elementë që përputhen me eksperiencën e tij. Nufi është figurë e gjithëpranuar.
Ermal Nufi përfaqëson një brez drejtuesish që nuk mbështeten vetëm në retorikë politike, por në ekspertizë teknike dhe integritet publik. Mungesa e polemikave apo akuzave personale e vendos atë në një pozicion të favorshëm për të rritur kredibilitetin e qeverisë në një portofol delikat, ku gjithçka drejtohet nga qeveria shqiptare, por ka dhe një lidhje të ngushtë me NATO.
Ai i jep fytyrë të re kabinetit: më shumë profesionalizëm, më pak konsum politik.
Fakti që vjen nga një rol kyç në Kryeministri tregon nivel të lartë besimi politik prej kryeministrit Rama. Në arkitekturën e qeverisjes, Ministria e Mbrojtjes është një nga postet më sensitive. Zgjedhja e Nufit dëshmon se ai konsiderohet figurë e qëndrueshme dhe e aftë për të menaxhuar një sektor strategjik.
Nëse arrin të përkthejë këtë kapital profesional dhe integriteti në reforma konkrete dhe modernizim të strukturave të mbrojtjes, ai mund të kthehet në një nga figurat më premtuese të qeverisë aktuale – një ministër që jo vetëm administron, por konsolidon besimin institucional brenda dhe jashtë vendit.
Ishte zgjedhja, ndofta më e mirë, që bëri kryeministri me emrat e rinjë në qeveri.
Keshilltar i Beqires. Hoqi dashnor Piron dhe vendosi dashnor Nufin.
Ahahahhahaha fiks
Nga eshte ky robi? Fillohet me gjeneralitetet, me te dhenat qe ka dashur zoti te te identifikoje, pastaj shtojini sa tr doni! Perkatesia nuk eshte pengese, por ne Shqiperi dhe per ca kohe ndikon ne performancen e cdokujt! Te dhena per datelindje, vendlindja, familja etj etj....! Ne radhe te pare a eshte i deklaruar me origjine shqiptare?!
Si mor kush eshte? Ky dhe ata 6 te tjeret bashke me Dash Sulen jane politikane te shquar te PS. Ata kane shndritur gjate dushates elektorale me idete e tyre,me perkushtimin e tyre,me vizionin e tyre para elektoratit qe ja marrsha,dhe tani u emeruan aty te bejne realitet premtimet dhe vizionin e tyre. Rrofte kumanari
Rakun rakun formim akademik i plot per mbrojtjen saliiiii
Ky qenka i forte vertet derisa financon median
«Ai sinjalizon një orientim të ri drejt profesionalizmit, menaxhimit modern dhe profilit të pastër publik në drejtimin e institucioneve kyçe të sigurisë kombëtare». Seriozisht e ke, Mero? Dhe vazhdon… eshte jurist, ka qene tek dhoma e avokateve…A thua ka mbet mace e qen Pa u bere anetar i asaj me nder dhome, se profesioniste ka me kokrra aty, përfshire kete, qe blen artikuj gazetash. Artikull komplet I blere. Po Pirro çfare kishte me pak se ky, qe thua po orientohemi drejt profesionalizmit?!! Se ne shume 100% kishte. Nuk kam asnje interesa as për kete, as për Pirron, po te tille artikuj mbajne ere. Me vjen keq!
Zevendesi Agacit.....
Zevendesi i Beles do te thuash
Shume llafe per asgje. Thelb I, se do te beje avokatine e ministri se se mbrojtje qe ka shume finance per te administruar.
Duke filluar nga viti i larget 1912 e ketej, minister me i mire i Mbrojtjes ka qene zoti Fatmir Mediu. Ai ishte ideuesi, hartuesi dhe zbatuesi i reformave te thella ne politikat e mbrojtjes, reforme e cila u kurorezua me sukses ne antaresimin e Shqiperise ne N.A.T.O., pavaresisht se zilite brenda llojit dhe brenda ish qeverise se kohes shpiken "Gerdecin". Qendrimi burreror i zotit Mediu, per te mbajtur te paster koalicionin qeverises te kohes duke dhene doreheqjen mbas "Gerdecit", e bejne ate nje figure e pa arriteshme ne drejtim te pastertise morale qe duhet te kete nje burre shteti.
nje tjeter dudum domethene, ti bej fresk Rames se nga ushtaraklleku se ka haberin. Saga e vendosjes se te pakualifikuarve neper poste vazhdon
Ta shohim si do te eci.Keto thame dhe per Piron
Po pse, kanë vdekur ushtarakët e përgatitur, të zotë dhe të ndershëm?...... Prandaj këtu ecën çdo gjë mr bythë se nuk i gjejnë punës njeriun e duhur.
Jo nuk kane vdekur ushtaraket por per KM--ne, pjesa qe ka interes ne MM jane kontratat dhe ndermarrjet e industrise ushtarake dhe Nufi ka qene i perfshire qe ne fillim ne kete proces pra ne hartimin e legjislacionit qe i kalon asetet ushtarake dhe pronat e tjera te ushtrise kompanive private si atyre izraelite etj etj............ Ketu fle lepri....Mbase Vengu kaq bythe kishte.
Ministri i mbrojtjes nuk mund te jete ushtarak, ka ligje dhe praktika per kete
Në një kohë kur Ministria e Mbrojtjes nuk është vetëm çështje uniformash, por buxhet, modernizim, prokurime strategjike dhe angazhim në NATO, profili i Nufit përputhet me nevojën për administrim të rreptë dhe vizion afatgjatë. ministria e mbrojtes do gjeneral dhe ja llakaaa llakaaa gjakdhjeresh gerrki arrixhinji qe shesin djretesine per nje kafe rrugesch
E ti krahason Piro Vengun i diplomuar per jurisprudence ne Sorbone me kete leshin qe ka mbaruar per juridik ketu ku petagoge eshte Argita e Birishes na hapet barkun .
Njeriun e ben mendja, integriteti, deshira per pune dhe profesionalizmi, jo emri i universitetit. Nuk kane te gjithe mundesi te studiojne jashte shtetit. I shohim perdite dhe nje pjese te atyre qe studiuan jashte neper shkolla elitare. Ndryshimi qe sollen ishte garderoba! Problemi kryesor eshte AFTESIA PROFESIONALE. Dhe keto jane poste me ndikim politik me qellim vjedhje dhe korrupsion. Mund te vij e te iki kush te doje, nga Plepi ne Sorbone, asgje nuk permiresohet.
Belindi u be deputet pa shkollente mesme ju thoni sorbone e universitete jashte
o Xhavit qe e ke bere emrin Xhek, lexo me poshte shkollat qe ka bere PizeVengu dhe mos mashtro publikisht pasi sot cdo gje verifikohet ne internet. He studied Human Sciences at Lycée Henri-IV, Paris graduating in 2008. He earned two bachelor's degrees in History and Philosophy from Université Paris Nanterre, Paris, France and a master's degree in Political History at the same university in 2010. Vengu studied for a master's degree in International Relations at Institut national des langues et civilisations orientales, Paris, graduating in 2011.[2][3]
Hajde më. Kësaj i thonë të rrotullohesh në kotësinë e një sharlatani delirant, injorant, karagjoz, kafon, inkopetent dhe të padenjë në krye të qeverisë shqiptare.
Mirditor eshte
Ne biografine e tij keni harruar te thoni se eshte ushtar i bindur i Belinda Ballukut. Nje person qe ka mbaru juridikun ne Tirane dhe kaq. Eshte pjese e klanit kuksian te Belinda Ballukut bashke me Erlis Herenin. Kjo dyshe ka shume mekate per sherbimin e verber qe i kane bere Belinda Ballukut.Hyni ne google e lexoni per bemat e Ermal Nufit e vellait te tij
Per dy vjet ky do behet akoma me bucko nga tenderet. Te kishte vene ndonje femer, se atyre sec ju bie nje nur i bukur nga pushteti dhe paraja. Kashtu qe edhe populli do kenaqej duke i rene me dore si Sokol Balla.
Menaxhimin e fondeve nuk e bëjnë juristët por ekonomistët dhe spesialistët e fushes. Juristët janë veç ndihmës. Ministri as nuk planifikon (specialistët ushtarakë dhe ekonomistët), as i tenderon (stafi me specialistë të fushës, ndonjë jurist) dhe as i menaxhon (ekonomist specialist ushtarak). Ai veç noteron, duke patur parasysh orientimin e qeverisë (a është në përputhje me direktivat qeverisëse). Ka sektorë e specialistë të posaçëm që merret me to. Ministri-jurist, edhe nëse është marrë, i ka me praktikë këto funksione, jo me shkollë (ekonomike a ushtarake) dhe shkollë për ministër nuk ka. Jo po edhe drejtorët e shkollave t'i vëmë juristë, se mos na blejnë ndonjë shtupë për të larë e na bëjnë shkelje në tender e na i kap SPAK-u. Pra, del se, ministrin-jurist e kanë vënë për fazën e tenderimit(!), jo për llojin, sasinë dhe vlerën e nevojave logjistike të mbrojtjes, por të tenderimit të tyre. Pse, një zv/ministër jurist nuk mund ta kryente këtë punën e juristllëkut? A, nëse ka rol politik, që edhe duhet të ketë, se sjell ambiciet nga politika në ekzekutiv, atëhere po. Ekzekutivi ka hallkat e tij të teknicienëve. Nuk mund të ketë "Ministër teknik". Ç'do bëjë "ministri teknik", do të ndërtojë mekanizmin për t'a dërguar në hënë?! Ç'janë këto shpikje, "ministër teknik", "qeveri teknike". Teknike të politikës; ah, po, qeveri koalicioni, po. Pa qënka psh ai i jashtmi jashtë politikës; po le të mbajë një diplomat një qendrim jashtë politikës, të shohim. I baraslarguar thonë, i ftohtë, nuk ka profil të lartë publik e mediatik; as majtas e as djathtas. Të tillin, politika e mban se ashtu i duhet.
Ministri duhet te kete nje profil politik dhe publike. Nga CV ky loqja eshte nga ata “specialistet “ qe u bejne letrat ketyre “me dy klase shkolle” qe te vjedhin me letra , domethene, ligjerishte.
Bingo!!!
Jane njerëz te rritur neper zyra, me një kompjuter para, ku lexojnë, shkruajne e lozin letra. Nuk e njohin terrenin, as kontaktin me njerzit, çfarë problemesh e çfare mendimesh kane. Jane me tepér virtual se real, prandaj deshtojne.
Produkt epruvete!!!
Ehhh si vijne punet!.50 vjet pas largimit te gjyshit nga Ministria e Mbrojtjes, mbesa dergon aty mekembesin dhe ushtarin e saj Ermal Nufi. Edhe pse minister i ushtareve, Nufi do mbetet ushtar i Belindes
Vendosni cilin te doni nese ministri i mbrojtjes nuk ka kryer shkolle ushtarake nuk mundet ta mbron vendin pse nuk eshte 1005% atdhetare si Dilaver Gonxha ai e meriton kete vend kurse keta tjeret qe vijne nga kuvendi jan hajdutet e popullit.
Igor, shkollën ushtarake e kryejnë ata të Shtabit të Përgjithshëm; ata që drejtojnë në terren mbrojtjen, në kohë paqe e lufte. Ministri sjell politikat; është ndërlidhës midis politikave dhe ekzekutimit. Edhe ushtarak mundet të jetë, por duhet të ketë njohuri edhe të "drejtimit civil". Kujdes! se këta, ushtarakët mund të na bëjnë edhe grushte shteti, aq më shumë, ministra. Ha, ha, ha,... edhe civil i lartë, mund të jetë, por të paktën duhet të ketë kryer ushtrinë ose zborin dhe të ketë një stad të caktuar politik, që t'ja kemi parë "trimërinë". Gjen një të tillë tani? Ndoshta! Dikur, në të gjitha degët e shkollës së lartë kishte edhe ushtarakë të ardhur nga shkolla e mesme ushtarake, që ndiqnin ciklin civil të degëve të ndryshme, veç ç'furmizonte shteti me civil që kishin njohuri minimale ushtarake (zbore). Prandaj nuk ka krahasim, o Igor. Jemi tjetër kohë, pa, "patriotë", jemi të gjithë! Një pjesë do t'a mbrojnë, po u ra në pjesë, s'kanë ç'bëjnë, o do t'i vrasin, o do të vrasin, se pasuri nuk po kanë më: ose kanë marrë më shumë se ç'kanë pasur e ku i kanë pasur, ose nuk i marrin dot nga zallamahia që është bërë në kadastra, madje, i kanë lënë fare e djerrë ose ua shfrytëzojnë të tjerët; e kanë shpërngulur atdheun jashtë kufijve; kanë gjetur atdhe tjetër. Apo kur të hyjmë në BE; çudi fare, hare e madhe: do të na duhet të tjetërsohemi nga puntorët e huaj, ngaqë nuk do të ketë vendas sa nevojiten, e do të mbetemi si indianët e amerikës, s'është për tu qarë hallin, por e kam fjalën për nacionalitet: kombëtarë pa tokë, ose që ua menaxhojnë të tjerët, që e quajnë veten amerikanë. -------------- Nuk bëhet fjalë për një ministër mbrojtje, e as për një kryeministër (ja, piktor është, - është nga ata të zborit, por ç'është e vërteta, disa gjëra i ka drejtuar mirë, ndoshta jo për patriotizëmi, do të thoshe, se nuk është i gjithanshëm, por s'ka ç'bën tjetër, veç asaj që i serviret e i diktohet nga ata që i dinë më mirë këto problemet e sovranitetit, jemi vënd i vogël - njëjtë do të kishte bërë edhe një doktor, psh, por me dy pare mend në kokë); por këtu bëhet fjalë për një sistem të tërë që po shkon rokopujë dhe nuk mban kush përgjegjësi profesionale dhe ligjore peshuar me dëmin e faktuar në bazë të ligjit (jo të perceptimit), psh: jo vetëm përjashtimi nga punonjës civil, por me ndalimin e ushtrimit të profesionit dhe funksioneve në organizmat shtetërore, që nga ato vendore e dei tek ato të qeverisjes qendrore.
Nuk e dime nese Rama eshte shume i kenaqur me kete Nufin, apo eshte ligji shume i kenaqur me kete te fundit! Sepse te dyja nuk jane ne nje ane, ne nje llogore! Rama ka alergji nga ligji dhe rregullat! Shpejt edhe kjo dileme do zbardhet! Paraprakisht ne dime se jane kafshuar prona dhe objekte, ne pronesi te ministrise se mbrojtjes!....
Tre postet me te rendesishme shteterore per nje shtet qe vjen era shtet, jane: Ministri i financave, ministri i jashtem, ministri i mbrojtjes! Te marresh nje produkt epruvete, pa profil publik, pa profil te forte e te spikatur politik, pa CV te gjate e te pasur, kjo eshte mungese totale serioziteti!!!
Ne kemi KM te pashkolle dhe me akuze per trafikim ikonash ne France…Shqiperia nuk eshte as Perendim,as Lindje eshte Rep of Banania ……..Hidh nje sy kur del te shikosh Ku Jeton,,Ne Nje Hale qe edhe pse me Dy Qytetrimet me te lashte ne Bote,ate Romak dhe Grek..Shqiperia akoma perben pjese ne Vend dhe Popuj sikur eshte ne Azi dhe Jo 80 k nga italia
Rama Ekzekutiv dhe politk di morë ç’ka bërë e ç’bën
Ky do ti administroje pronat e ushtrise? Paska marre goxha eksperiwnce.
Past fatin e Marigose.
Personazh me kredenciale minimale. Kështu janë tallur të gjitha qeveritë me ministrine e mbrojtjes.
Ky eshte problemi Themi se ka experince. Cfare experince ka? Flitet per ushtri, ushtare, lufte, mbrotje. Themi se Minsitrai e Mbrotjes ka detyra ne "buxhet, modernizim, prokurime strategjike dhe angazhim në NATO" te gjitha jane detyra te institucioneve e tjera nga Ministira e Jashteme ajo e Ekonomise e deri tek Parlamenti, jo e Minisitrise se Mbrotjes. Cfare eskeperince ka ky te njohe moralin dhe aftesine e ushtareve e offciereve Shqiptare? Cfare ekperince ka ky te njohe strategise e mbrotjes, luftes apo kordinimit ushtarak e civil? Asnje, zero, nul nga sa lexova me lart. Problemi eshte se te gjithe mendojne se nuk na duhet Mnistrai e Mbrotjes, ajo esthe nje relike per zbukurim me uniforma, parada etj. Mentaliteti qe ne nuk e mbrojme dot Shqiperine e ka shitur kombin tek te huajt dhe kemi kthyer Ministrine Mbrotjes ne nje kukull pa vlere. Per te mos folur pastaj per vleren e korupsionit e vjedhjeve
Edhe Rambon te kish ven minister kete vend nuk ka kush e mbron vec fatit, te djelen
Rambo i vetem nuk e mbron dot Shqiperine, por nje popull i armatosur e i organizuar e ben koston e pushtimt aq te larte sa asnje nuk guxon ta mare ate insijative. Dhe ky eshte roli i MB. Ka shembuj historia ne bote per kete.
Sapo e lexova super eksperiencen profesionale, mendova se isha zgjedhur une Minister i Mbrojtes, dhe ne fakt e gjithe shoqeria profesionale qe njoh, se pas disa vitesh eksperience pune, aq e shkolle e kane bere te gjithe, e aq pervoje e ka shumica
Mjafto more dreqer shikoni apini syte jo defetiste lerni salen rezt shikoni perpRa cini dashuruRe ka dyzet vjet shkoj puna e tij tja ani mune mulit budallajt
Citoj" Nufi vjen nga një formim i fortë juridik"? Na thoni pak ku ka studiuar aman! Ka punuar per te pa shkollen dhe hajduten Belinda Balluku!!! Po na e peshtirose fare o Rama!!!
Citoj "Përvoja e tij si këshilltar ligjor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë"? Pervoja e rij dmth nen komanden e Belinda Ballukut?! Kjo eshte trashegimia qe po con perpara ky Nufi?
Citoj: "Njihet për aftësitë drejtuese e komunikuese, korrekt me zbatimin e ligjit."? Si e ka zbatuar ligjin si shefja e vet qe akuzohet per hajdute nga SPAK?
Citoj: "Fakti që vjen nga një rol kyç në Kryeministri tregon nivel të lartë besimi politik prej kryeministrit Rama."???!! Vjen nga nje rol kyc ne kryeministri???! Pse se e emeroi Bela nja tre muaj aty dhe per tre muaj paska patur rol kyç??!! Behuni pak serioze! Ky eshte pjella e Belindes! Sa e zonja ishte belinda aq eshte ky!! Vertete po na shisni per te virgjer kete prostitute?
Citoj: "Ishte zgjedhja, ndofta më e mirë, që bëri kryeministri me emrat e rinjë në qeveri."!!!!! Vertete??? Ky besniku i hajdutes Bela?! Ky qe eshte binjaku dhe skllavi iBeles? Po si mund te jete ky zgjedhja e dujur nese ky mendon, fle dhe vepron si shefja e tij e cila akuzohet per vjedhje te buxhetit te shtetit si askush tjeter ne historine e shqiperise? Cfare ndryshimi mund te sjelle nje jashteqitje e Beles? Kopje per kopje me mire mbanit origjinalin!!!
PS-ja nese ka akoma ndopak moral shoqeror (social) sic e percakton edhe statuti i saj, duhet te ndyshoje drejtimin e partise. Pra te heqe kryeministrin aktual. Kaq kisha une.
Ka ushtri Shqypnia??
Komentuesit flasin për prona te ushtrise, por ku i gjeti ushtria pronat? Toka eshte e individive ose e fshatit. Pronat ushtrise ia dha Partia e Punes. Ushtria nuk ka prona sepse nuk jane demshrblyer pronaret e ligjshem te saj. Kemi te bejme me nje rreng per t'iu dhene toke shteteve shkerdhata...