Që nga shtatori i vitit 2013, kur Edi Rama mori për herë të parë drejtimin e qeverisë, ndryshimet e shpeshta në kabinetin qeveritar janë bërë element i pandashëm i filozofisë së tij. Sipas të dhënave të publikuara në media, numri i emrave që kanë mbajtur poste ministrore nga 2013 deri në nisjen e mandatit të katërt llogaritet rreth 65, një shifër e pazakontë për një periudhë kaq të gjatë qeverisjeje në Shqipëri. Me lëvizjet e fundit, kjo shifër rritet më tej, duke e bërë rotacionin një instrument të vazhdueshëm politik.
Rifreskimi si metodë
Rama ka përdorur ndryshimet në qeveri në momente të caktuara tensioni publik apo konsumimi politik, ku rasti më i fortë mbetet dhjetori i vitit 2018, kur pas një klime protestash dhe pakënaqësish, u shkarkuan njëherësh disa ministra. Ndërkohë që edhe në vitet pasuese, çdo mandat është shoqëruar me “restart” simbolik, me hyrje figurash të reja dhe dalje të emrave të vjetër.
Ndryshimet që u bënë publike në media të enjten në mbrëmje, ku spikasnin zëvendësime të thella në disa dikastere kyçe, janë vazhdimësi e së njëjtës logjikë politike.
Kontrasti me modelin Berisha
Në krahasim me qeverisjen e mëparshme të ish-kryeministrit Berisha (2005–2013), është e qartë se ndryshimi është shumë më i madh gjatë qeverisjes Rama. Në atë kohë, edhe pse ka pasur lëvizje dhe dorëheqje, perceptimi publik është se përbërja bazë e kabinetit mbeti më kohezive përgjatë dy mandateve, madje dukej sikur Berisha me ata që e nisi në 2005 po me të njëjtë e mbylli në vitin 2013. Ndryshimi thelbësor mes dy modeleve nuk është mungesa e lëvizjeve, por intensiteti dhe përdorimi i tyre si mjet politik.
Pse funksionon kjo strategji?
Një nga arsyet pse ndryshimet e shpeshta në kabinet mund të konsiderohen efektive nga pikëpamja politike është aftësia e tyre për të shpërndarë koston e pakënaqësisë. Largimi i ministrave të konsumuar nga kritikat publike krijon një distancë të dukshme mes kryeministrit dhe dështimeve sektoriale. Në këtë mënyrë, figura e kreut të qeverisë ruan njëfarë amortizimi politik, ndërsa ndryshimi paraqitet si akt korrigjues. Njëkohësisht, riformatimi i kabinetit funksionon si sinjal reagimi. Ai perceptohet nga opinioni publik si reflektim ndaj kritikave, si një pranim implicit se diçka nuk ka funksionuar si duhet dhe se kërkohet një energji e re. Edhe kur politikat mbeten të njëjtat, ndryshimi i emrave prodhon efekt psikologjik dhe komunikues.
Megjithatë, ky model ka edhe mangësitë e tij, ku paqëndrueshmëria institucionale është një prej tyre, për shkak se ministritë që ndryshojnë shpesh drejtim rrezikojnë të humbasin vazhdimësinë strategjike dhe koherencën e politikave afatgjata. Projektet strukturore kërkojnë kohë dhe konsistencë, ndërsa rotacioni i shpeshtë mund të fragmentojë procesin vendimmarrës. Po ashtu, zbehet përgjegjësia individuale. Kur rotacioni është i shpejtë, bëhet më e vështirë të matet realisht performanca e një ministri apo të nxirren përfundime për efektivitetin e politikave të ndjekura.
Një model i konsoliduar
Fakti që Rama është sot kryeministri më jetëgjatë në historinë pluraliste të Shqipërisë nuk shpjegohet vetëm me faktorë elektoralë, por edhe me aftësinë e tij për të përdorur kabinetin si instrument fleksibël politik është një komponent i rëndësishëm i këtij qëndrueshmërie. Në këtë kuptim, ndryshimet e shpeshta nuk janë thjesht riformatime administrative, por janë, gjithashtu, pjesë e një modeli qeverisjeje ku dinamika e kabinetit shërben si mekanizëm për të absorbuar pakënaqësinë, për të rifreskuar narrativën dhe për të ruajtur ekuilibrat e pushtetit./TemA
Me kryetar opozite non gratën Sali Berisha ai qëndron Kryeministër deri në vdekjen e tij. Me largimin e Sali Berishës nga politika, ai nuk qëndrom më kryeministër më shumë se 6 muaj.
Se bashku me belo ezmerin e nul moken duhet te largohen se kane mare peng karriket e partise demokratike, a thua mbaruan demokratet ne kete vend. Turruni e shporrini jashte dhe merni ne dore vullnetin dhe forcen e demokrateve
Ndryshimet ne qeveri , jane tub shkarkimi i ujerave te zeza , por edhe depozita qe zevendeson ujin e shkarkuar , mban perseri uje te qelbur !!!!
O Adriatik edhe po të thyej zverkun maloku PS përsëri do fitoj.Pse do thuash ti ?!Po pse or për Flamur Nokën dru me pre do votojnë shqiptarët ?Mos do votojnë për Zhelal Ziun,Edi Paloqe gagaçin,Albana Vokshin syvrëngërën,Nallbatin etj legena ???!!!As që mos e beso të votojnë për këto figura të diskredituara e korruptuara që me veprimet e tyre kanë bër që të urrehen nga elektorati shqiptar.Populli e di që të gjithë politikanët janë hajdutë të ndyrë,por socialistët vërtet janë të korruptuar njësoj si ata të sali malokut,por ndryshojnë nga këta të fundit se nuk janë vrasës të shqiptarëve dhe shqiptarët kur shkojnë tek kutia e votimit e mendojnë këtë gjë,zgjedhin të keqen më të vogël midis dy të këqiave.Prandaj pe-deja e sali karaduzit si me sali nongratën edhe pa të është e vdekur o Adriatik djali.
Po per Dash Sulen votojne? He Beni ma thuaj se sme ze gjumi.
Sepse Pordhet e medha po ja grisnin breket me keq nga Balluku...
Çdo gje shume e bukur dhe romantike me shumë lepirje dhe syte me zemra. Tani pyetja është? Korçën e mori greku apo është akoma ne Shqiperi? Rilindja do i shtoji votat ne juglindje kunder Saliut dhe shiut?
Po Tik Llapen pse se fute ne Qeveri? Ka tre muaj qe rri ne karrige tek dera e KM. Vec nje shenje nga dritarja e KM pret I ziu! Ah Rama, Rama, qenke I " pashpirt". Ai I shkreti as me Saliun nuk bashkepunon diten se pret shenjen tende.
Sepse llumi i shkarkimit eshte belo ezmeri
Duhet te shohet diete Ushqimore. Sepse ha shume ushqim e qe I prodhoje gazra, dmth pordhe. Dhe duhet patjeter ti shkarkoje. Pune pordhe sh te Edit. Ja, sot, ne faqet e shtypit, per te gjithe ministra e rinj flasin PD-istet. Ata I njohim mire. Dhe sa bije "fiku" nga pema e PD emerohet drejtore, zv drejtore, kryeinspektot. E dini pse ndodh kjo? Ne Amerike I thane Edit:-"pastor qeverine nga Sorosistet". Prisni, se shpejte minister do te behet dhe Llapa.
Pa dyshim qe KY "Cpim - Kerkimi " I gjithekohshem I Z. Rama , eshte bere tashme MODEL dhe me kete trend , me gjase , do te kthehet ne arketip . Do te kthehet , sepse KY avazi "Vish e zhvish rrobat e reja... " , si ne ate kengen lektisese myzeqare , aty te con . Sidoqofte secili eshte I lire ta vleresoje Ramen sipas shijes dhe arsyetimit te vete . Per mua keto ravegime te ndermendin ate tip sentencen"Kercen prifti nga belaja "
Ministrat e rinj,mund te bien nje fryme te re,megjithese "kostumi i ri"nuk e ndryshon trupin qe e ka porositur.Do te thosha:cfar do te na sjellin keta te rinj kur nuk po behet nje analize e thelle e punes te sejcilit.Ndryshimet e shpeshta duket sikur zgjedhjet e te rinjve nuk kane qene efikasese dhe nuk kane prure gjera te reja.
Sepse belo ezmeri ha dha majtas dhe djathtas, ne mengjes tek berisha, pasdite tek vjerri
Fakti që Rama është sot kryeministri më jetëgjatë në historinë pluraliste të Shqipërisë nuk shpjegohet vetëm me faktorë elektoralë, por edhe me aftësinë e tij për të përdorur.... Sadhiu o komentator Sadhiu