Opozita rikthehet në shesh, fokus te hetimet e SPAK dhe kërkesa për qeveri teknike

28 Shkurt 2026, 09:10Politika TEMA
Opozita rikthehet në shesh, fokus te hetimet e SPAK dhe kërkesa

Opozita do të protestojë sërish këtë të shtunë në orën 18:00, me në qendër skandalet e qeverisë dhe hetimet e SPAK ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën është kërkuar arrestimi.

Gjatë së premtes, demokratët zhvilluan mbledhjet organizative për format e protestës. Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka paralajmëruar diversifikim të aksioneve dhe pjesëmarrje masive, duke theksuar se do të eksplorohen forma të reja reagimi.

Tubimi vjen tre ditë pas ndryshimeve në qeveri nga kryeministri Edi Rama.

Kjo është protesta e katërt e opozitës këtë vit, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

3 Komente

  1. S
    Shkullaku jam , jam .pak si koqe

    Keta i thone votuesit mos n'a votoni .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sala

      Zorra ju pret se ne laheni me at sebep

      Përgjigjjuni
      1. g
        gjergji

        Organizata hamasiane qe se shpejti do shpallet organizate terroriste do organizojne nje mledhje organizative ne forme proteste si mendyre me efikase qe te demtojne imazhin pozitiv te Shqiperis ne bote e interesat imediate te shqiptareve.Do demtohet turizmi e pastaj si Cunami do vazhdoj renia ekonomike,ulja fluturimeve ne Rinas,largim kompanive ajrore,mbyllje e shume bizneseve kudo ne Shqiperi e si perfundim largime masive e puntoreve nga puna e kompanive.THJESHTE: si ne gjithe boten pasiguria politike,sjell pasiguri ekonomike. Besoj se me perjashtim te fanatikeve berishian,askush tjeter nuk do marrin pjese.Keshtu vetem Shqiperia fiton e jo flirti Berishiano bejlerist. .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje