Rama: Në Shkodër nuk na japin leje për ndërtimin e ujësjellësave

4 Maj 2023, 19:39Politika TEMA

Rama: Në Shkodër nuk na japin leje për ndërtimin e

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kukësit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se në Kukës, kur PD-ja ishte në pushtet nuk ndërtoi ujësjellësa.

Mes të tjerash, Kryeministri Rama është shprehur se në Shkodër, nuk ju jepet leja për ndërtimin e ujësjellësit edhe pse është bërë gati projekti.

Edi Rama: Në Shqipëri mbulojmë me durimin dhe me gjithë gropat që na kanë lënë më shumë banorët se sa mbuloheshin në kohën para tij sepse në kohën e tij ju e dini se si i morën ujësjellësat në shtëpi. Në Kukës, si në asnjë vend tjetër, ujësjelljësin as nuk e filluan fare dhe ja morën të gjithë lekët. Likja prandaj ka shkuar atje se thotë se këto vjedhin fort e prandej po bashkohem me to. Vota për ta nuk është votë për demokratët në përgjithësi. Unë di që demokratët ujin e pijnë pa ngjyrë dhe nëse ujësjellësin e parë do e bënin në Kukës dhe duhej t’i thonin faleminderit shumë.

Në Shkodër ku Zoti i ka hedhur të gjitha si askund tjetër. Një qytetar që të ketë det, liqen, lumë dhe mal dhe aple, të gjitha dhe në Shkodër ne duam të bëjmë ujësjellësa, bëjmë projektin, lekët, garat, nuk na japin lejen e ndërtimit të ujësjellësit, për të gjithë pjesën ku mendojmë se duhen ndërtuar. Pse nuk na japin leje ndërtimi? 

Këta demokratëve ju marrin votën dhe pastaj ata marrin bashkinë, mbyllin derën dhe aty pastaj ndajnë lekët e demokratëve dhe socialistëve dhe atë çfarë vjen nga taksat e ha ujku, tani kanë ardhur bashkë me Liken. Te aeroporti jo vetëm demokratët, por edhe ju më keni talluar, më keni kënaqur. Ata janë gati të ndërtojnë kioska tek stadiumi sepse duhet të shesin qofte, të bëjë byrek nusja e xhajes.

3 Komente

  1. S
    Shqiptar

    Nese edhe kesaj radhe shkodranet votojne te djathtet(politikanet) e dembelosun,fajin me sua ka kush..!

    Përgjigjjuni
    1. s
      spata

      Nuk arrije ta kuptoje kete qe thot K/M ine :Ne Shoder nuk na lejojne te ndertojme ujesjellsa !

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Mashtrus ordiner.Ku e ke kerkesen qe ke bere, pse qenka kaq e veshtire per ta treguar.Nje cope leter eshte.Apo flet per tenderat qe I ke dhene Tom Kodoshit qe deri dje e shaje si hajdut tani e ke prap mik dhe ai rri gjithe diten me Olsin qe la Ameriken qe te beje Shqiperine baçe me lule.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje