Rama në tryezën e iftarit pas operacionit, fjalimin e mban Linda: Tregon se çfarë i ndodhi në spital

19 Prill 2023, 20:19Politika TEMA

Rama në tryezën e iftarit pas operacionit, fjalimin e mban Linda:

Dy ditë pasi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendicitit, kryeministri Edi Rama është shfaqur në një tryezë iftari të shtruar për besimtarët.

Fjalën hapëse, në vend të tij e mbajti bashkëshortja, Linda.

Jo çdo e keqe vjen për keq. Edhe apendiciti i Edit mund të them që nuk paska ardhur vetëm për keq. Pasi falë ndërhyrjes, sot do të dëgjoni vetëm një përshëndetje të shkurtër nga unë”, tha ajo.

Gjatë fjalës së saj, zonja Rama tregoi edhe një episod që i ndodhi në spital, natën që kreu i qeverisë u shtrua për të kryer ndërhyrjen, ndërsa falënderoi mjekët dhe infermierët për kujdesin që treguan.

“Rrija e ulur në karrige, pak pas mesnatës. Një prej tyre më afrohet dhe më pyet me zë të ulët: T’ju sjell një jastëk... Në dorë më la një jastëk të vogël që e mbajta në qafë gjithë natës. Në zbardhur pashë se jastëku ishte një jastëk bebesh... 

Është i vajzës sime më tha, e mbaj me vete kur jam në punë gjatë natës. E pashë me admirim për shpirtin e saj dhe e pyeta, si quhet vajza. Ajlina më tha. Ajlina, engjëlli me emrin e vjetër mysliman kishte qëndruar me mua si dritë e hënës në një natë të vështirë në muajin e Ramazanit”, tha Linda.

Fjala e plotë përshëndetëse e Linda Ramës

Të dashur miq e të ftuar, E vërtetë, jo çdo e keqe vjen vetëm për keq! Edhe apendisiti i Edit mund të them që nuk paska ardhur vetëm për keq pasi, falë ndërhyrjes për heqjen e tij, në vend që sonte të dëgjoni një fjalë të gjatë nga Edi do të dëgjoni një përshëndetje të shkurtër nga unë. Ju uroj mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale iftari në të cilën muslimanë, të krishterë, besimtarë ose jo, ndajnë bukën në përulje dhe respekt të një rituali të gjithëpranuar që kremton njeriun, jetën, sakrificat e shpërblimet e saj.

Ekzaktësisht 100 vite më parë, në vitin 1923, Këshilli i Naltë Musliman i drejtohej Kryeministrisë me një shkresë për të lajmëruar themelimin e Komunitetit Musliman Shqiptar. Me postulatin “dashuria për Atdheun rrjedh nga besimi” dhe me vendimin për të përdorur gjuhën shqipe si gjuhë të liturgjisë islame myslimanët shqiptarë kishin rrokur qysh në lindjen e tyre si komunitet, një vizion paqeje në atdhedashuri dhe progres. Sot, 100 vjet më pas, ky vizion i paqes dhe progresit, përqafuar natyrshëm nga krejt komunitetet fetare, është mishëruar në shembëlltyrën rrezatuese të harmoninë fetare, pasuri e çmuar e shqiptarëve, dhuratë e vyer për familjen e kombeve europiane dhe shembull për çdo vend ku shqiptarët jetojnë e punojnë. 

Nëpërmjet harmonisë kemi përballuar kështu përgjegjësinë për të qenë shembull, çka është dhe një prej virtyteve të renditura të vetë Kuranit. Të jesh shëmbull i virtytit nuk është e lehtë, përkundrazi, sipas Kuranit Famëlartë, të jesh shëmbull i virtytit është një përgjegjësi e vështirë dhe e rendë. Mirë apo keq? Puna dhe virtyti apo mashtrimi dhe zilia? Janë këto pyetjet e mëdha që nxit edhe muaji i madhërishëm i Ramazanit, në një kohë si kjo e jona ku shembulli individual i virtytit është i nevojshëm mbase më shumë se kurrë më parë. Sepse sot, dritaret e komunikimit mes nesh janë të pakufishme dhe fluksi i informacionit gjithashtu.

Duke krijuar një mundësi të panjohur më parë për ta rrokur botën, të mirën dhe progresin, por dhe duke shtuar në mënyrë thuajse mbytëse presionin për t’iu dorëzuar tundimit, vanitetit, egoizmit, lehtësisë së padurueshme të qenies, siç thotë titulli i një libri të famshëm. Janë të shumtë fatmirësisht edhe pse fatkeqësisht të neglizhuar, shembujt e virtytit ndër ne, të cilët me zgjedhjen e tyre dhe punën e tyre të përditshme e bëjnë shoqërinë më të mirë, atmosferën mes nesh më të paqtë dhe mjedisin më të shendetshëm. Në 30 orët e qëndrimit me Edin në spital pata mundësinë të jem mes një ekipi mjekësh dhe infermieresh të perkushtuar. 

Aida, Ela, Anxhela, Sonila, Elena, Delina ishin vajzat që kujdeseshin si flutura mbi kryet e pacientëve pa e thyer heshtjen dhe pa e humbur zhdërvjelltësinë mbresëlënëse të duarve, bashkë me buzëqeshjen inkurajuese, përgjatë orëve të avashta të natës. Teksa rrija e ulur në karrike, pak pas mesnatës, njëra prej tyre më afrohet dhe më pyet me zë të ulët: T’ju sjell një jastëk? E më parë erdhi se sa iku duke më lënë në dorë një jastëk të vogël që e mbajta nën qafë gjatë gjithë natës. Në të zbardhur pashë që jastëku që kish qëndruar me mua ishte një jastëk bebesh, me një rosak të qëndisur me dorë në mes të tij. I kujt është ky jastëku që ma lehtësoi natën mua, e pyeta. I vajzës time, tha. 

E mbaj pranë në orët e natës, kur jam në punë. Uroj tju ketë shërbyer. E pashë me admirim për shpirtin e saj dhe e pyeta si quhet vajza? Ajlina tha dhe i qeshën sytë. Ajlina, ëngjëlli me emrin e vjetër musliman që do të thotë sublimja, kishte qendruar me mua si “ dritë e hënës” dhe “ dhuratë e Zotit” në një natë të vështirë në muajin e Ramazanit. Dhe me këtë mbresë të pashlyeshme të njerzillëkut shembullor, duke uruar që paqa, shëndeti e mbarësia t’ju prijnë familjarisht, lejomëni t’i uroj posaçërisht edhe besimtarët muslimanë që agjërimi i tyre të jetë i pranuar. Faleminderit!

38 Komente

  1. T
    Ton

    Mos fusni fene ne shtet...nuk eshte normale...mos beni politike me fene....fatkeqsisht ne nuk kemi fene e shumices se europianeve...ndaj mendoj se ne do endemi ne keto ujera te turbullta gjithe kohen....ne BE mendoj se nuk do hyjme kurre sa kohe ju sollen keshtu.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      Fatkeqesisht feja po futet ne shtet. Per mendimin tim eshte turp kur udheheqesit tane marrin pjese ne tryeza iftaresh. Nese vazhdon kjo dukuri edhe ne te ardhmen, atehere edhe komuniteti i krishtere duhet te kerkoje nga udheheqesit qe ta kene miresine dhe te marrin pjese ne tryeza krezhmes.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Hipokrizia Islamike ne cdo 2 rreshta te artikullit. $$$$$$$ O te pa fytyrrrr per cfar Atdhedashuri flisni kur liturgjia e Hoxhallarve behet ne Arabisht, po ashtu dhe ezani. $$$$$$$ Per cfar uniteti fhe tolerance flisni kur dihet boterisht qe ne Islam nuk lejohen as vareza te perbashketa me te krishteret sado ata te jene te nje Etnie. $$$$$$$ Per cfar krenari Kombetare flet kur jeni shitur kok e kemb tek Turqiret moj Arabe e pist, .... a keni shtruar tavolin per Orthodhokset ne diten e Pashkes ??? $$$$$$$ Dhe nga varri do ishit ngritur qe te shkonit per Iftar dhe per Karrr kur eshte fjala te kenaqur Sulltanin. $$$$$$$ E kthyet Shqiperin ne Turqi ... ne nje "lagje" te Stambollit, nuk eshte rastesi qe sapo u zbuten mardheniet Turqi-Greqi, menjeher Sulltani urdheroj gazetat Turke dhe Turk-Arnaute te zhdukin artikujt dhe kommentet armiqesore ndaj Greqis. $$$$$$$ Dhe cuditerisht, nje zbatim rigoroz dhe i perpikt i urdhrit te Sulltanit.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Phoenix

          Do ta fusin qe c'ke me te, por jo kete lloj feje, por kabalen Cifute dhe Talmudin kane ne plan qe ta bejne shtet. Demonet Globaliste kane lidhur nje kontrata me keta ne krye te qoshese. Keta e kane shitur shpirtin, Shqiperine, po e po..

          Përgjigjjuni
          1. "
            "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

            Po ja a eshte normale qe keta njethundrake arabe te iftarit, ramazonit, bayrom e kesisoi zakonesh njethundrake turkoshqipfolese te jene pjese e familjes evropiane!? Normal qe Jo, kshq thjesht do te marrin te gjatin si birazeret turq.......

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sqepi

              Kjo dreka e iftarit a nuk është per te vobektët, per te varfrit????????????????

              Përgjigjjuni
              1. I
                Islamic Republic of Albania, lol

                Ramazonit ne spital i dhane ilac per trunin, Ramazoni edhe u ba synet! - Rahmani nuk eshte Kristjan ai eshte djalli vete….lol

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rame ështe një jeve Turk Gallabordes të komuniteti

                  Hajdute dhe njerzit e kqine, si puna e Rames, Saliut dhe Metes, nuke kane si ti marrin votat ndryshe veç duke bëre propaganda fetare ose duke mashtrue. Se pse këta e dine që islamiket, ku do bote në shumicen e tyre dermuse jane njerze shume të prapambetur, dhe këta mendone se i genjehen, shume let.

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Miku

                  Bravo Linda.Po qe te lije burrin dhe te merje Edin megjithese e kishit mik shtepie kush engjell te tha.Djalli I tradhtise do kete ndenjur prane teje per nje kohe te gjete ndoshta.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    ana

                    hahahahah po mbahej per burre ai gomar?

                    Përgjigjjuni
                    1. (
                      (E.Dantes)

                      Or ti malok me nick "Miku", pse i paragjykon njerëzit si te kenë jetën e tyre private? O bir kurve ,po thuaj një fjale njerëzore se ai nuk është Edi Rama privat ,por është kryeministri i Shqipërisë. Mbase per ty K/M është Sali Qeni i shpellave. Tung loco, next ne kokën tende te mykur.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sali Ram Berisha

                        "Miku"! Nje "MIK" nuk perdor fjale SHPELLARESH

                        Përgjigjjuni
                      2. q
                        qenefistan

                        Rama,nje karierist deri ne nje pafytyresi te skajshme,qe e perdor karrigen si nje pronar laperdhar dhe i mete. A nuk e di ky i semure se ajo karrige perfaqeson nje shtet laik, kur vazhdon ta perdore kete karrige ne menyre te vazhdueshme ne kundershtim me kushtetuten,duke u paraqitur si nje sundimtar vulgar oriental,qe nuk do tja dije per askend,per ata qe ka poshte dhe frike nga saliu dhe kadileret e tij.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Na hapet zorret e barkut

                          Sajese alla Linda

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Alberta

                            Te shkuara

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Prec Ulaj

                              Grua e mencur.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Makarune Parisi

                                Ver Llapa paska bere operacion.

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  O Allahhh hileee

                                  Do shkosh ene te ortodoxet e katoliket per te premtrn e madhe...mer byqsynetllik

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    komentues falas

                                    Ti nuk je MIKU, por armiku dhe ne radhe i vetes tende qe nuk e kupton se qendron me poshte se bytha e derrit Ne qoftese nuk e di historine, pyet, meso pastaj fol po tu desh, megjithese nuk ke asnje te drejte te futesh ne jeten personale. Nje njeri njeh Shqiperia qe dhe ai s'ka origjine shqiptare se eshte dobiçi qe e lindi nje grua ne Viçidol me nje serb qe jetoi tre muaj me te. Ai eshte Sali Karaxhiç Berisha. Vetem ate njeh vendi yne qe merret dhe me morrat e pidhit apo te karit. Mbajeni dhe tu rroje se ka mbushur vendin me te tille sot qe nga jugu ne veri. Poshtersi!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arben

                                      Cpune kane politikanet Shqiptare me festa fetare? Ne kemi thene dikur qe "Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria" apo tani kane ndryshuar gjerat!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Miku i vertet

                                        O Miku, po cte duhet ty e mua, per jeten private te Lindes, aman o burre kurve, shiko hallet e familjes tende, mos u mer me te tjeret, po pse o burr i dheut, keshtu do vazhdosh?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. U
                                          Ujku Plak

                                          Sa turp dhe neveri, sa zhgejim dhe paftyresi. Tallje Pjeshke me koke palaret Mysliman. Nuk ke nevoj ti lepihesh Fese Arabe per nje Grusht vota, kur dihet qe Zgjedhjet i keni te Fituara, se Shqipetaret kan Zgjedhur te Qeverisen nga Intelektual te Korruptuar ( Ripjellja) , dhe jo nga Injorante te Korruptuar qe edhe te Vrasin ( Berisha-Meta)

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Shqiptari buzholle..faik konica

                                            Po si ste vjen te vjedhesh mer lal..,po shitesh me lire se 30 aspraaaa...para Zotit e Perendimit.As nje llaf etj per arbereshet tash 30 vjete zotrote.do te votoj prape nga halli,imagjino cfare sumcesh jane opozitaret tuaj...P.S..mbasi te ribehesh risynet...shko ene te e Premtja e madhe e te krishterve.Ta fal Salaudini e Nastradini.Paça e jahnija qofshin me ty

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Z
                                              Zeqine sallaksja e ndershme

                                              Ik o Linda e mos llafos budallalleqe! Mos e permend fene? Ti po te ishe kaq besimtare do ishe dhe e ndershme? Ska nevoje per koment se i dime te gjithe bemat e tua?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dani USA

                                                Ti miku je fare fare bole.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Per te vjelle

                                                  Ne cdo vend te botes politikanet kur qendrojne gjate ne pushtet degradojne. Por kasta jone politike, e majte dhe e djathte, kane hyre te degraduar ne politike. Sot jane katandisur… si fjalime iftari.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Gjengjefile Hajdarkaraj

                                                    Tashme dihet boterisht se PS-ja eshte parti serbe, dege e Vuçiqit ne Shqiperine mbetur si krahine e Serbise. Ndersa ju socialistet jeni si puna e mizave te bytha e kalit. Mos më keqkuptoni sepse nuk jeni as mizat dhe as kali por ajo lënda te bytha e tij. Por qe nejse keto qe thashe une jane te koklavitura dhe plot Kontradikta edhe per mendjet me gjeniale te kesaj toke, nuk jane per ju qe e mbani koken tere diten tek bytha e Rames.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. p
                                                      pokeristi

                                                      Është për të ardhur keq,që vetëm në dy komente të botuara deri tash, nuk shifet shkrimi dhe të reagohet ndaj tij. Në një mënyrë cinike jo etike për një rast të till,komentuesit derdhin dufin dhe vrerin politik,që ju merr frymën vetë atyre. Deri kur të dashur komentues do e shohim kundërshtarin politik jo si armik,por si miku mikun,me mendime të ndryshme.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. U
                                                        UNE

                                                        Pas cdo burri te madh ri nje grua e madhe. Shembell, cifti Linda Edi.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. l
                                                          labi

                                                          Miku dhe ton ,ne rradhe te pare te shkuara kryeministrit Nuk ka as fe as propagande ne kete bisede te LINDES Njerezit ndahen e bashkohen sic ndodh ne githe boten Ceshtjet personale nuk lidhe me politiken Feste te gezuar myslimaneve te shqiperise per kontributin qe kane dhene ne shekuj per shqiperine se bashku me vellezrit kristian, ortodoks dhe katolik

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            La-besen

                                                            allah-ekbar!

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. K
                                                            Kina

                                                            Rama eshte nga Familje ateiste ,,paska ulur Standartet per votat e Fese sa Turp.kjo Feja qe shkon ha e pi Rama dhe cdo Fe pse nuk kontrollojne mamluket qe Po vrasin perdite …Shqiptaret Po filluan te hiqen si a Fetare te medhenj do zhduken si komb ,akoma Egziston Kombi se mbahet nga Dhjami ateist i Enverit kur te konsumohet do fillojne probleme…eshte Turp te perzihet politika me Fe kur Shteti eshte gjoja Laik por si per cudi pellet Hoxha si ne Kandahar Kisha mesha ne Greqisht e italisht ….vetem Shqiptar nuk ka me ne Shqiperi secili identifikohet sipas Fese jo kombit Turp

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. K
                                                              KCK Live ne Surrel

                                                              Te bera bajate e tashme te shterruara ato perrallat e Edit, ja kane lene vendin tashme atyre te Lindes...Keshtu budallalleqesh ngjasin kur dikush bohet balte ne pushtet, e ze deliri madheshtise e i Marrezise bashke.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. g
                                                                goni

                                                                respekt maksimal per te gjitha fete por keto gjera skane pike kuptimi shteti duhet te rrije larg nga keto gjera ,udheheqesit politike ta mbajne fene e tyre personale ,te shtrojne iftar apo dreka pashke a ku di une ne shtepite e tyre ..kaq e thjeshte eshte

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. i
                                                                  i indinjuari

                                                                  Per te gjithe komentusit e nderuare dhe ata komentus te poshter dhe harbut qe paraqiten neper faqe gazete. Dua me qetesin maxsimale tu them se çdo njeri ne kete bote para se te BEJE nje detyre shteterore sigurishte te perkoheshme , duhet te vleresohet fillimishte dhe per çdo gje si qenje njerzore dhe jo ne te kundert,se beni gabime dhe pislleqe si keto qe lexojme ketu nga ca analfabet profesioniste .Njeriu prima gezon dhe zbaton te drejtat te e tij private dhe pastaj detyra qe mban ka kohen e vete dhe vendin e vete pa u perziere me familjen gruane fene etj. Atehere bejme pytjen : ç duhen ,dhe kujt i shrbejne gjithe keto ofendime dhe sharje per nje njeri familjar qofte ky edhe Edi Rama? Jazek ju qofte dhe kurre mos paçi dite te bardhe dhe lumturi familjare ,kur ju silleni kaq keq me te tjeret.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. D
                                                                    Detari

                                                                    verini triltolin salles parazite turq

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. M
                                                                      Miku

                                                                      Po pse ju djeg e verteta ju kurvave te bashkise qe shisni bythen per nje rroge ne shtet.Ata jane njerez publik dhe jeta private na intereson qe ti njohim se sa hipokrite jane.Tani na hiqen dhe si enjgjej.Rama ishte shoku I burrit te Lindes dhe mik shtepie.Kjo nuk eshte shpifje.Sa per Saliun,I kam qire robte e shpise,po duket sikur Rama e do me shume se nuk po I prek asnje qime floku se e mban ne pushtet legenin.Filloni shani tani se ju pushon lali piçka nga puna.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. L
                                                                        Lapraka

                                                                        Edvin rama nè çdo lloj specie njerèzore èshtè pjella mè e ndýre e nènès nature dhe babait zot. Kjo ditè e bekuar e ALLAHUT e dènoftè pèrgjithmonè.

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje