
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim përmbyllës sot në qarkun Lezhë me qytetarët, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Rama ka komentuar deklaratat e Sali Berishës për praninë e reperit Noizy me Lamborghini në Dibër pak ditë më parë.
Rama ironizoi kreun e PD edhe për lobimin prej 6 milionë dollarë në SHBA, ku tha: 'Çfarë kënge ka kënduar bufi që ka çuar 6 milionë dollarë në SHBA'.
'Ulsiu i ra gjatë. Ulsiu foli për Lamborghinin e Noizyt, por harrojë të thotë pse erdhi ai këtu me Lamborghini sepse kishte fiksim rrugën e Arbrit, sepse i ati ka lindur në Dibër dhe ka shtëpinë e gjyshit atje dhe më thoshte mua, do bëhet apo jo, jo s’po ecën. Dhe unë i thash pa të bërë që të vish plumb pushke nga Tirana në Peshkopi se lë këtë punë. Noizy provoi se mund të shkohet me një makinë shpejtësie të lartë dhe pa asnjë problem veshkash. Kjo është pse ai erdhi me Lamborghini. Pse bufi merret me Lamborghinin e Noizyt? Noizy ka bërë shumë albume, po bufi ca kënge ka kënduar që të çojë 6 milionë dollarë për të hequr matrikullimin që i kanë venë tek veshi, a e hoqi ajo këtë se di', tha ai.
Rama u shpreh se opozita është duke përgatitur një skenar për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit 'Latifi s’dihet ku është, bufi ka filluar historinë se po afrohen vjedhjet dhe do vazhdojë deri të premten se sa i tmerruar jam unë në 11 në darkë do thotë fitorja madhështore e kënetës me 12 paradite do dal Bari Fariu Junior dhe thotë fitorja është në kuti në 13 del bufi dhe thotë vjedhja më madhështore të bëjmë revolucion. Kjo është dinamika që do të bëhet’, tha ai. Ai i ftoi votuesit që të mos gënjehen nga partitë e vogla, për të cilat tha dëshirojnë të imitojnë LSI-në.
'Kush hedh vota pas atyre partive të reja që të re kanë vetëm moshën, nuk po hedh vota për të realizuar diçka, e bëjnë nga inati për partitë e mëdha, po ai Agron Shehaj një ballist është po kur je mes bufit dhe kënetës thua hajde t'ja japim këtij. Partitë e vogla janë me interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe', tha ai. Shefi i socialistëve ju kërkoi qytetarëve që më 11 maj ta thajnë kënetën, nga e cila sipas tij nuk mund të ketë më asnjë shpresë. 'Zgjidhni shpresën, jo një të rrjedhur që nuk ka më asnjë shpresë', tha ai.
Lini një Përgjigje