Rama pret kreun e NATO-s Mark Rutte: Diskutuam për forcimin e rolit të Shqipërisë në Aleancë dhe sfidat e sigurisë në rajon

16 Maj 2025, 09:10Politika TEMA
Rama pret kreun e NATO-s Mark Rutte: Diskutuam për forcimin e rolit të

Kryeministri Edi Rama ka pritur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili do të jetë pjesë e tryezës së Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot në Tiranë.

Rama ka ndarë video nga takimi i zhvilluar mes tyre, ndërsa shprehet se diskutimet u fokusuan mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin në NATO.

“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkruan Rama.

 

1 Komente

  1. S
    Shqiperia Etnike

    Rroli i Shqipërisë në Aleancë?! E narkotizuar, e prostitueshme, e çarmatosur me dhunë si vend humbës i nënshtruar pa të drejtë vetëmbrojtje dhe mendimi të vetin. Shqipëria në bllokun e Varshavës; 12000 ushtarakë dhe kuadro të specializuar, 200 tanke, 1000 topa, 4 nëndetëse, 40 anije luftarake, raketa kundërajrore, sisteme moderne radarësh dhe ndërlidhje, industri ushtarake, 100 avionë dhe helikopterë. E vetmja arsye pse jemi në këtë pikë është që kemi një klasë politike të shitur dhe jemi një vend për Perëndimin, me territor dhe sovranitet të negociueshëm në marrëveshjet ndërkombëtare, nëse ja kërkon interesi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje