PD në pasqyrë - Rezultatet që s’mbulojnë dot realitetin

15 Maj 2025, 22:00Politika TEMA
PD në pasqyrë - Rezultatet që s’mbulojnë dot

Nga Rajmonda Basha

Vetëm shtatë!

Kaq mandate ka arritur të sigurojë nga lista e hapur koalicioni më i madh opozitar në vend – Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Një rezultat që nuk fshihet dot pas deklaratave entuziaste dhe as pas përpjekjeve për të ngritur moralin politik.

Me 83 mandate për Partinë Socialiste dhe vetëm 50 për Partinë Demokratike, vota e 11 majit dha një verdikt të qartë: opozita është më e dobët se kurrë dhe më larg se ndonjëherë nga besimi i qytetarëve.

Premtimet për rikthim dhe betejat për moral politik nuk mjaftuan për të përmbysur një realitet ku PS jo vetëm që ruan pushtetin, por e thellon dominimin. Vetëm shtatë mandate nga lista e hapur – një shifër që nuk tregon ringjallje, por krizë të thellë përfaqësimi.

Në Tiranë duket se mandatin e vetëm nga lista e hapur do e marrë Jorida Tabaku, e cila aktualisht ka një diferencë prej 1 mijë votash nga Ilir Alimehmeti, edhe pse nuk janë numëruar të gjitha kutitë.

Në Durrës, kandidati më i votuar nga lista e hapur rezulton ish-prokurori Arian Ndoja me 8125 vota personale, i cili do të marrë mandatin. Ai ndiqet në qarkun bregdetar nga Aulon Kalaja me 7057 vota dhe Andia Ulliri me 5174 vota.

Në Shkodër, kandidati më i votuar nga lista e hapur që do të bëhet deputet është Bardh Spahia, i cili ka arritur të marrë 9414 vota persona, teksa ndiqej nga Ted Kopliku me 6148 vota.

Në Korçë, kandidati më i votuar nga lista e hapur rezulton Fidel Kreka me 6523 vota personale, i cili pritet të futet në Kuvend, teksa ai ndiqet nga Kristiano Koçibelli me 5213 vota.

Në Lezhë, kandidati më i votuar nga lista e hapur dhe që do të marrë mandatin e deputetit rezulton Gjin Gjoni me 8873 vota personale, teksa pas tij si më i votuari nga demokratët në këtë qark është Kastriot Piroli me 5632 vota.

Në Kukës, kandidati më i votuar nga lista e hapur rezulton Shkëlqim Shehu me 7493 vota persona, i cili nëse nuk ka surpriza nga votat e diasporës, pritet të marrë mandatin e deputetit.

Ky rezultat nuk është thjesht një statistikë zgjedhore, por një alarm për opozitën shqiptare.

Në këtë panoramë, opozita përballet me sfidën e rikthimit të besimit dhe ndërtimit të një alternative reale, në të kundërt do të mbetet peng i humbjeve dhe zhgënjimeve të njëpasnjëshme.

4 Komente

  1. G
    GEZUAR BAJROMIN

    EPO TE VOTOSH GJIN GJONIN ESHTE SI TJA BESH VEHTES BAM.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Neqoftese do te kishim votim mazhoritar,PD do te kishte shume pak deputete ne parlament.I rrofshin listat e mbyllura ku jane vendosur njerëzit me te pa dashur dhe me te pabotuar ne Shqiperi dhe me siguri ne diaspore

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dhimbia e madhe Popull!

        *Vota e POPULLIT* e tha fjale e saj ne keto Votime.Mjaft eme me POPLEMIKA bajate- behuni NJE: POZITE-OPOZITE ne realizimine MBRODHESISE se Atdheut Tone. Realizoni: *Opozitare po VELLEZER!* Me POPULLIN per POPIULLIN! *-Dhimbia e Madhe*-POPULL! ...

        Përgjigjjuni
        1. c
          ce

          Tani po perpiqen te pengojne votat e dispores nga Greqia pasi Xhozi dezinjatorja ngeli me gisht ne goje me mashtrimin e madh qe beri me gjoja zbulimin e 1 milion votave te diaspores qe ajo zbuloi nga dritarja e avionit ne 10 mije m lartesi ne udhetimin e saj turistiko planetar foltoriko shpellar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje