Në takimin e tij me qytetarët e Beratit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri Edi Rama nuk kurseu akuzat dhe ironitë ndaj opozitës.
Rama tha se ai kërkon një mandat të katërt për të çuar vendin drejt familjes së madhe të Bashkimit Evropian, pasi sipas tij vetëm ai mund ta çojë vendin në BE.
Sipas Ramës partitë e tjera opozitare nuk e kanë fuqinë të drejtojnë vendin siç duhet.
“Dhe kush thotë se për çfarë e kërkon Edi Rama këtë mandat të katërt? Pikërisht sepse ka akoma shumë për të bërë. Dhe kujt do ia lëmë kush do ta bëjë, këneta me bufin? Me bufin që i fiket llamba në çdo tre minuta dher do gjenerator? Po ku t’ia gjejmë gjeneratorin?”, tha Rama për Berishën.
Më tej kryeministri ironizoi edhe partitë e tjera.
“Ju këtu në qarkun e Beratit e keni paguar shtrenjte ekzistencën e një partie të re. Ju kujtohet besoj se çfarë keni hequr nga një parti e re, që nuk e zinte vendi sa andej sa këtej dhe që e kishte oreksin më të madh se ç kishte stomakun, deri sa i plasi stomaku. Por ama pasojat i paguan njerëzit kudo. Këta thonë nëse na vjen ne në dorë do kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, tha Rama.
Po kujt don me ja mush menjen o Ali Baba me 40 hajdut ne e Dim se Sali Muti e shkatrroj at Ven po ti ae shef Qar Qeverije ke tan ne Burg krejt Hajduda nuk funksionon asisen zdin qa han Populli Pencionistat i le me dek po ti mar Kajrafil te flen Qeni Rat pranej merresh me Bufa
Ed palla hajdut dy metrosh mashkull legen dhe ordiner llap per programin dhe jep llogari per 12 vite grabitje, n.q.s. Saliut i fiket llampa ne cdo 3 minuta veri ne dispozicion anijet nga Bangladeshi Tigri 1 dhe Tigri 2 qe por-dhojn energji elektrike qe jane gjendje ne Vlore dhe kane marra azil ne Shqiperi se asnje shtet nuk i pranon keto barake te ndryshkura qe vetem ndotin dhe cdo muaj na gllaberojne me mijera e mijera euro pa punuar asnje ore.