Kryeministri Edi Rama, në fjalën në nisje të Samitit të Europës, u ndal edhe tek presidenti i SHBA, Donald Trump dhe atentati që iu bë gjatë fushatës presidenciale në Pensilvania, korrikun e kaluar.
“Kur Donald Trump tha se zoti e shpëtoi nga plumbi se i plotfuqishmi kishte një plan për SHBA, tha vetëm gjysmën e të vërtetës, gjysma tjetër është se Zoti ishte një plan edhe për Europën.
Dhe nuk mund të ishte më e qartë se kaq. Europa ka edhe njëherë një mundësi të dhuruar nga Zoti për të rishpikur veten.
Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës, i yni në këtë rast nuk është një udhëtim rrëmbimi si në pikturën e Veronezes, por një udhëtim kthimi dhe rilindjeje, një kthim në shtëpi që gëlon me ëndrra për të ardhmen e çliruar nga mitet e të shkuarës dhe aspak dyshim e mbrojtur mirë, por padyshim një shtëpi që nuk ngjan me formën e armëve por me imagjinatën e fëmijëve tanë dhe etërve tanë themelues. Një vizion që na takon ne ta sjellim në jetë…”, tha ai.
Lini një Përgjigje