Meloni në Tiranë: Nuk kam shkuar në Gjadër por puna vazhdon. Jemi në rrugën e duhur

16 Maj 2025, 11:47Politika TEMA
Meloni në Tiranë: Nuk kam shkuar në Gjadër por puna vazhdon.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Samitin në Tiranë, “në Shtëpinë e Europës”, ku bëhen bashkë 47 liderë të botës.

Meloni dha një intervistë të shkurtër për gazetarët, ndërsa u ndal tek lufta në Ukrainë. Ajo theksoi se duhet të vazhdojë këmbëngulja për arritjen e një armëpushimi të pakushtëzuar.

E pyetur dhe për kampin e emigrantëve në Gjadër, marrëveshje e qeverisë italiane dhe shqiptare, kryeministrja italiane tha se nuk ka kaluar ta shohë kampin, por puna vazhdon dhe gjërat janë në rrugën e duhur.

"Mendoj që nuk duhet të kërkojmë alternativa por duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar, të këmbëngulim për marrëveshje serioze paqe që të ketë garanci serioze për Ukrainën.

Nuk kam kaluar në Gjadër nuk kam kohë por puna po vazhdon, jemi në rrugën e duhur", u shpreh Meloni.

1 Komente

  1. G
    Giorgia sei una Bellisima Donna

    Ti vogliamo bene

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje