Berishën e “tradhton” dhe Ilir Vrenozi: Doktor, nuk vazhdohet më kështu. Po mban në pushtet Ramën, ndërsa ne demokratët kemi marrë rrugët e botës

16 Maj 2025, 11:30Politika TEMA
Berishën e “tradhton” dhe Ilir Vrenozi: Doktor, nuk vazhdohet

Demokrati i famshëm Ilir Vrenozi, edhe pse një mbështetës i flaktë i Sali Berishës, thotë se nuk vazhdohet më kështu.

Ai shkruan se Berisha po mban Ramën në pushtet, ndërsa demokratët kanë përfunduar rrugëve të botës.

Postimi i Vrenozit

Doktor, djali im Enri nuk e përballoi mirë këtë humbje të radhës. Edhe pse unë, si një ujk i vjetër, i thosha herë pas here: “Rama është hajdut, nuk e mundim dot, mos e ngarko shumë trurin,” ai mes lotësh, pas humbjes, më tha:

“Baba, kam menduar vërtet të iki nga ky vend.”

Mbeta si i ngrirë… dhe më dhembi shpirti.

“Çfarë thua o bir?” – i thashë.

“Nuk mban më ujë pilafi,” më tha.

“Punoj në dy punë dhe sërish nuk ja dal dot. Një rrogë shkon për qira, tjetra mezi më mjafton për bukën e gojës. Po robtohem 16 orë në ditë e mezi mbush barkun…”

Demokratët, dhe jo vetëm, po ikin nga sytë këmbët, doktor. Është vrarë shpresa se ndonjëherë Rama do të largohet nga pushteti…

Doktori im, ti e di që unë të dua shumë. Kam 35 vjet që të mbështes dhe të ndjek kudo. Të dua me shpirt të pastër, pa interes, pa përfitim. Ti je legjendë për demokratët, për të gjitha luftërat dhe betejat që ke bërë në këto 35 vite.

Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023, ta kam thënë:

“Doktor Berisha, mbylle aktivizimin tënd politik.”

Nuk ta thashë kot, ma beso. Por ti vazhdove me një shpirt që të bën të jesh për t’u pasur zili. Je unik për fushatën, për energjinë që ke. I pazëvendësueshëm je… por nuk mjafton kjo për të ardhur në pushtet, ma beso.

Unë do të ndjek gjithmonë, sido që të ndodhë. Por Rama nuk ikën nga pushteti kështu. Kurrën e kurrës. Ta kam thënë që në vitin 2023: këta pushtetin nuk e lëshojnë me votë. Mendoj që nuk ia vlen më të harxhosh energji për këtë politikë. Qetësohu, relaksohu, shëro shpirtin e mendjen…

Doktori im, demokratët e thjeshtë janë dënuar të rrinë 16 vjet në opozitë. Janë shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër botë.

E di që ti nuk dorëzohesh, nuk je nga ata që heqin dorë nga betejat. Gjithë jetën e ke kaluar në tavolinën e punës. Je kolos. Je unik. Por ma dëgjo një fjalë…

Mbi 500 mijë demokratë të dhanë votën përsëri para një jave. Të mbështetën me shpirt e zemër. Por nuk mjaftojnë për të ardhur në pushtet.

A nuk ka ardhur koha të mendosh se duhet diçka e re? Duhet një shpresë për këta demokratë që kanë 12 vjet që largohen nga ky vend, nga sytë këmbët…

Tani do t’ju duhen edhe 4 vite të tjera për të menduar ku do të ikin më tej në cilën rrugë të botës…

Nuk vazhdohet më kështu, doktor. Demokratët këtë humbje e kanë ndjerë shumë, shumë thellë.

Mos u largofsh  se ne do të ndjekim prapë  por Rama nuk mundet dot kështu. Sepse ai është një hajdut unik. Ndoshta është vetë “arma” jote që e mban atë në pushtet.

Demokratët e thjeshtë janë copë-copë nga kjo humbje.

Mua më dhemb dëshpërimi i djalit nga kjo humbje.

Fjala që më dhemb më shumë ishte:

“Do iki nga ky vend…”

Mezi i rrita me super sakrifica djalin dhe vajzën. I shkollova, shpirti im e di…

Tani, nëse më ikin që të dy nga Shqipëria, gjysma e trupit tim ka vdekur.

Na duhet shpresë për rininë, doktor. Sepse brezi im e hëngri. Ne ikëm për lesh… por jo fëmijët tanë. Na dhemb shpirti.

Nuk e di… por vërtet duhet bërë diçka ndryshe. Demokratët janë në pikë të hallit. Shumë madje. Prandaj… duhet diçka ndryshe. Nuk e di…

Unë do të vij sot në protestë, kjo nuk diskutohet.

Por shpirtin e kam të vrarë.

Plus, Rama nuk pyet për protestat tona.

Ka 12 vjet që tallet me ne dhe na mund thellë e më thellë në çdo palë zgjedhje.

A i vjedh? Po, pa diskutim!

Ai nuk e lëshon pushtetin me votë.

Ndërsa ne, prapë hyjmë në zgjedhje me hajdutin dhe i themi “mos vidh.”

Por ai do vjedhë  e ka profesion.

Mendoj se duhet gjak i ri.

Duhet rinia.

Vetëm forca e rinisë do mund ta shtyjë Ramën në greminën politike…

S’di ç’të them më tepër…

Shiko dhe bëj ç’të mendon.

Të dua, doktori im, çfarëdo vendimi të marrësh.  

10 Komente

  1. H
    Haa Vrenozi Stresi Ludoviku Peka

    Budalla na premtove do varresh vehten te sheshi Skenderbej , ti qenke si Bufi kenetes qe tjeter thua tjeter bene....

    Përgjigjjuni
    1. b
      bishti Qenit, bisht qeni do mbetet

      VRERËnoz vur dorën në "zemër", mos na i bëjë këtë hata yt bir.... Por po iku, thuaji mos e marrë BYTHën me vete andej nga do shkojë, se po e morri NJË MUT MË TË MADH SE I ATI DO BËJE edhe andej nga do shkojë...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muli Nokes…

        Vrenoz, ju zuri tani, skeni çbeni…te dy uluni e hani mut edhe 4 vjet.. pastaj shohim e bejme.!!!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolonjari

          Mos ju ndaj kermes deri ne fund. Sala eshte shpresa per veten ne ferr. . Ec aty bashke me te. Budalla i lindur.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shigjetari

            Vrenozi qe hiqet kaq trim , nuk e ka kurajon civile ti thote açik non grates , qe keput qafen nga politika dhe lere te qete PD ne hallin e saj . Vjen verdalle si pordha neper breke dhe nuk e nxjerr dot mendimin qe do te thote , akoma trembet nga Berisha . Ramen e ben hajdut dhe Sales i thote qe lere rinine te perballet me 'te, per ta rrezuar nga pushteti .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Saliaxhiqi

              O o , çfarë të them!...... . Po pyet o një fqinjin tënd socialist, pse nuk e duan atë doktorin tënd që ti e respekton aq shumë........ . Po do të thotë, për skemat piramidale, për vrasjen e Remzi Hoxhës, pse e quajti UÇK-në organizatë terroriste, sepse i dha Milosheviqit naftë, kur gjithë bota e bllokoi, sepse hodhi në erë Gërdecin dhe vrau 40 vetë, sepse vrau 4 vetë më 21 janar dhe plagosi 30 të tjerë dhe është gati, siç ka thënë vetë të vrasë edhe 4 mijë të tjerë, për pushtetin e tij.................................................................... . Dhe një pyetje kam për ty---------------------- Ti me Shkëlzenin jeni pothuaj një moshë...... . Para 35 vjetësh, nga gjendja ekonomike keni qenë pothuaj njësoj......... . Mirëpo sot Xeni ndërton rezorte në Drimadhë, do ndërtojë kullën më të lartë në Tiranë mbrapa pallatit të kulturës, plus vilave që ka në Gjirin e Lalzit, në Lundër e gjetkë, apo nëpër botë...... Po ti ku po ndërton???.......... . Si miku i doktorit që je, pse nuk të falë ca euro ty, që djali të mos marë rrugën e emigrimit........................... . Pastaj çfarë të lidh ty që nga gjendja sociale jeni i majtë, me të djathtën e pasur që udhëhiqet nga një sekretar i Partisë Komuniste, që hante dreka e darka me çunat e Enverit në Volorek, Pogradec ???......... . Po lerë mo, spiunin e UDB dhe të sigurimit Francez..... . Do të hapen dosjet e këtyre sigurimeve, kur të mbushet afati ligjor dhe do shohësh se kush e vuri më krye të PD, spiunin Sali Berisha.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kol gjakova

                Bravooo te madhe. Tani ke folut tamam.Me dr.Berishen humbjet jane te njepasnjeshme.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Na mbyten gomeret

                  Gomarin sado ta perkedhelesh gomar eshte. O trapanxh e vetmja gje positive tek ty eshte sinqeriteti por fatkeqesisht je teper naive. Te kalosh gjithe keto vite te jetes tende dhe akoma nuk e ke njohur idhullin tend se cfare monstre eshte me vjen keq por je kaluar gomarit. Gjithe kjo derdellitje qe pa dyshim ta kane sjelle te gateshme eshte nje hartim dashurie per njeriun me mizor dhe te zi te ketij vendi prandaj ne qoftese jane refleksionet e tua keq me vjen por e meriton te jesh si qen I zgjebosur. Rama nuk eshte perendia dhe me sy te thjeshte veren se ka marre votat e tij kurse atij vulhumburi I kane shkuar tek te tjeret prandaj te te beje mire muti dhe per 4 vjet pastaj hajde qaj tek funerali I kermes.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Henk

                    Hahaha, sajime ordinere të këtij trangulli Vrenozi.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Paskan votuar 500 mije debila qe vazhdojne e shikojne Sali kermen si hero. Edhe me keq do te katandiseni, se ju nuk i duheni as dreqit e jo me ketij populli.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje