Edi Rama uron Nanon për ditëlindje: Pa Fatos Nanon, rruga jonë mund të kishte qenë shumë më e gjatë

16 Shtator 2025, 11:50Politika TEMA
Edi Rama uron Nanon për ditëlindje: Pa Fatos Nanon, rruga jonë

Kryeministri Edi Rama ka uruar publikisht Fatos Nanon për ditëlindjen.

Ish-kreu i Partisë Socialiste, feston sot 73-vjetorin e lindjes.

“Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij - teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh - më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet

Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa dhe sikur ta mendosh për një moment, atë fazë të parë të historisë së Partisë Socialiste, në Shqipërinë e zhytur në vorbullën e rrumpallës demokratikase, pa Fatos Nanon në krye të saj, mendja të thotë se rruga jonë mund të kishte qenë shumë më gjatë.

Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar”, shkruan Rama.

8 Komente

  1. C
    Cuku

    Fatos Nano se kishte mendjen hic per BE ......Nano donte « pjeshke » ...bixhoz..dhe lek qe I vidhte me shumice dhe vjedh akoma .........Nano..Berisha.Melo.Godo.Gjinushi.Hoti.ishin te gjithe njerez te Ramiz Alise qe e shkaterruan kete vend me.vetedije te plote vetem per te vjedhur ....ishte marreveshja R.Alise me keta.hajduter qe mos I preknin kalamajt ............Ishin pikerisht keta qe e shtyne per 40 vjet pranimin per ne BE.me rremujat qe shkaktonin qellimisht ...............per 5 vjet pra ne 1995 Shqiperia duhej te futeh ne BE se Shtet kishte .pasuri vendi kishte .populli ishte pro Europian ne masen mbi ,90 %

    Përgjigjjuni
    1. T
      Talljet e Nanos dikur

      Pa Fatos Nanon Rama s'do ishte fare në PS, se ishte ai që tha se e solli Rama me thonj të paprerë nga Parisi dhe hajdut ikonash. Nano kur qe në pushtet thoshte se Shqipëria do futej në BE në 2015 , pra një gënjeshtër siç e kanë zakon politikanët për të mbajtur popullin me gajret. Nano si kumarxhi dhe pijanec që ishte i lejohej të broçkulliste. Sidoqoftë, Nano iku nga pushteti, ishte më liberal se të gjithë këta, pra Saliu, Meta dhe Rama, vodhi sa deshi e sa mundi dhe iku jetoi si pasha në Austri. Spaku nuk e hetoi kurrë, se elbete heton vetëm ata politikanë që duan të rrinë akoma në pushtet. Kështu vihet në Europë? Ama një budallëk e ka bërë Nano kur qe nën pushtet, bëri një ligj (një rregullore) ku nuk lejohej të punonin në Albpetrol apo ndërmarrjen e nxjerrjes së naftës, 2 persona nga e njëjta familje, pra le të ishin edhe me shkollë të lartë inxhinieri, njëri do dilte papunë. Kështu burrat lanë gratë në punë dhe vetë emigruan. Kjo ishte qartësisht një shpopullim. Kurse Nano thoshte atëherë se në 2015 do hymë në BE. Kurse Rama thotë tani se pa Nanon do ishte e vështirë. Tallje mbi tallje. Një kastë karagjozësh dhe hajdutësh në politikë që i janë blrë peshqesh këtij populli duke e shpopulluar masivisht, kush më pak e kush më shumë.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pak saktesi

        Bruges dhe jo Bruzh , ne orale ( Bruzh ) ka nje problème ne Shqiperi ku shkruhet rruga Zhandarke por ne fakte duhet shkruar Jean d'Arc ......do jeté mire qe çdo pllake rruge te shkruhet ne oral dhe ne emrin korrekte Psh rruga orale Degole ..De Gaulle korrekte

        Përgjigjjuni
        1. E
          EDrama - Me të futur sinqerisht

          Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar” me fal që ta futa sa krahu si skuth që jam. Edhe tani që bëj sikur më rruhet për ditëlindjen tënde ( akoma ske ngordhur) e bëj nga e keqja. Po më mblidhet litari...shoku Fatos më beso edhe kur ta kam me të futur..., po të shkruanlj nga e keqja- Rama.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kacidhja

            Ty ta shkurtoi shume rrugen drejt korrupsionit.Si specialist qe ishte u be dhe profesor i shkelqyer per funksionalitetin e korrupsionit.

            Përgjigjjuni
            1. j
              jon

              Sigurisht që Nano ka të mira por dhe shum gabime dhe më i madhi ishte kur u bë me Saliun (i cili e futi në burg) për tu bërë president....kjo është poshtërsia e Nanos... ka dhe të tjera si pijanec,me kurva e plot të tjera.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Andi

                Te roje edhe 100 vite se eshte njeri. Sa per shtetar , nuk ishte dhe nuk ka per te qene kurre. liberal , pijanec , I papergjegjshem , kumarxhi dmth rrugac. Clidhje ka me drejtimin e shtetit nje njeri I tille??!! Dhe ne fund , me cfare jeton ky njeri me gruan ne Viene , ne k/ qytetin me te shtenjte te botes pa punuar!!?? Dihet, me parate e vjedhura. Dhe pertendojme se kemi drejtesi ! As nuk kemi patur as nuk kemi , perjashto kohen e Dulles.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli gri

                  Kurre te mos e kishe uruar Rama . Kur tha we e kam sjelle nga Parisi me thonj te pa prere dhe i pa lare .Apo nga zollumet e tije ja la pushtetin Saliut e tavoline dhe duke tradhetuar socilistet e ndershem. Liberal thojne njezit por nje pijanec bixhozxhi dhe frigacak qe bente saliu te shurronte sa te deshironte. Asnje urim as populli socialist as Edi Rama.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje