Raporti i PE për Shqipërinë! Të lihet prapa polarizimi, duhet njv opozitë konkurruese

5 Prill 2025, 14:22Politika TEMA

Raporti i PE për Shqipërinë! Të lihet prapa polarizimi,

Parlamenti Europian mirëpret hapat e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, jo vetëm me përmbylljen me sukses të procesit screening, por edhe me hapjen e kapitujve të negociatave në vitin 2024. Raporti vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister dhe miratuar në seancë plenare nga Parlamenti Europian sheh pozitivisht ambicien e Shqipërisë për të mbyllur shpejt negociatat, ndonëse tërheq vëmendjen në mangësitë e evidentuara sa i përket shtetit të së drejtës. 

“Parlamenti Europian nënvizon nevojën për të përforcuar më tej reformat me qëllim adresimin e mangësive që vijojnë sa i përket kapitujve themelorë, veçanërisht shtetit të së drejtës, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar; paralajmëron kundër minimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK”.

Në pak rreshtat dedikuar Shqipërisë, vëmendje e posaçme i kushtohet edhe jetës politike në vend si dhe rolit të opozitës në të.

“Parlamenti Europian nënvizon rëndësinë e një pluralizmi politik të qëndrueshëm dhe një opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës për të kapërcyer polarizimin e fortë politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike gjithëpërfshirëse që respektojnë të gjitha palët, duke përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend”.

Sa i përket politikës së jashtme dhe sigurisë, Shqipëria përgëzohet për qëndrimin e saj të qëndrueshëm plotësisht të linjëzuar me Bashkimin Europian.

1 Komente

  1. j
    jon

    Në qoftë se PE nuk e njeh Sali non gratën le të thellohet në krimet e tijë.Ky kriminel sa të jetë gjallë nuk dakortsohet për këtë arritje .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje