Rasti “Bllako”: Pse vendimi i Apelit rihap reformën në drejtësi?

23 Korrik 2025, 19:36Politika TEMA
Rasti “Bllako”: Pse vendimi i Apelit rihap reformën në

Nga Ylli Pata

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Posaçëm për të rikthyer nga e para dosjen në ngarkim të Alqi Bllakos përbën një akt që sipas të gjitha gjasave është një precedent që do të pësojë një efekt domino.

Deri tani reforma në drejtësi, ka përjetuar fazën e parë të ndjekjes penale, ku SPAK ka tundur e shkundur piramidën politike në vend, me akuza dhe polemikat e veta. Përkatësisht nga viti 2021 ne kemi parë një zinxhir të gjatë hapje dosjesh penale për një numër të madh zyrtarësh të lartë e shumë të lartë, thuajse në të gjithë piramidën shtetërore.

SPAK, që në fillimet e punës së tij, ka ndjekur një taktikë në nisjen e hetimeve, ku thelbin e saj e kanë pasur denoncimet që janë paraqitur në prokurorinë speciale. Ku siç dihet akulli u thye në denoncimin e Monika Kryemadhit pas zgjedhjeve të 2021 për dosjet e inceneratorëve, e më pas një seri të gjatë denoncimesh nga PD, Nisma thurje, LSI, por edhe PS-ja, si dhe qytetarë e gazetarë për çështje që akuzonin mjaft zyrtarë e politikanë.

Deri tani, nga të gjithë këto çështje që ka hapur SPAK, nuk kemi parë një process shterues dhe ballafaques të shqyrtimit të fakteve mes prokurorisë, mbrojtjes e dëshmitarëve, por përgjithësisht procse inerci. Ku përgjithësisht gjyqtarët e GJKKO-së në shkallë të parë apo apel, kanë mbajtur linjën e akuzës, përkatësisht SPAK.

Pra kemi pasur një politikë penale denoncuese, e cila në të gjitha aspektet e saj ka qenë një axhendë dhe taktikë politike e partive për të dëmtuar kundërshtarët dhe mbrojtur veten. Madje shiriti i hetimeve u inagurua pikërisht me një taktikë deterrence të LSI-së që përdori taktikën: “Mbrojtja më e mirë është sulmi”.

Që në rastin e vendimit për Saimir Tahirin, e me radhë më rastin Lefter Koka apo Alqi Bllako, seancat e procesit kanë qenë thuajse të panevojshme, pasi trupa gjyqësore e kishte parafabrikat vendimin, i cili ka qenë përgjithësisht një konfirmim i dispozitivit të SPAK. Kjo shikohet qartë në vendimet, që kanë vendosur vula kryesisht për veprën “Shpërdorim detyre”, që është një vepër penale evasive, gjë që penalizon zyrtarin, por nuk bind publikun dhe shteron argumentin për veprat që përfshijnë korrupsionin.

I cili si vepër penale është shumë e vështirë për tu trajtuar, pasi nuk gjenden lehtë faktet e kapjes me bukë në traste të marrjes së parave. Ndaj akuza, përkatësisht prokuroria, ën punën fillestare të arsyetimit të dyshimit dhe gjetjes së të dhënave për ta vërtetuar korrupsionin si vepër.

Ndërkaq, procesi gjyqësor është krejt tjetër. Ai duhet të jetë një arenë e hapur dhe polemike e diskutimit të të dhënave, të cilat kanë mundësinë të përballen me kontradiktoren, nga avokati apo prokurori sipas rastit. Ndërkaq, dëshmitarët janë baza e çdo procesi, që i japin publikut një panoramë më të qartë të ngjarjes.

Rikthimi nga e para e procesit për Alqi Bllakon, nuk është gjë tjetër, veçse një akt që mund të shërbejë si precedent për të gjithë proceset e tjera ndaj zyrtarëve dhe politikanëve.

Ku të gjithë faktet e dëshmië duhet të shterohen me kujdes e durim, e vendimi në fund të merret me pjekuri dhe drejtësi. Ndërkaq, e rëndësishme është krijimi i një standardi që duhet i njëjtë për të gjithë, ku të mos trajtohen të akuzuarit sipas fuqisë politike.

Por “prova reale e zjarrit” e drejtësisë, përkatësisht Gjykatës Speciale është procesi “Partizani”, që po shtyhet vazhdimisht, e sipas vendimit të fundit u la në shtator. Deri tani paragjykimet për trupin gjykues janë pafund, por ajo që do të vendosë si standard trupa gjyqësore, është zhvillimi i një procesi të thellë dhe zhbirilues për çështjen, duke lënë palët që të mbrojnë qëndrimet e tyre. 

Procesi ndaj Sali Berishës do të jetë dhe thyerja e akullit të drejtësisë së re, e cila në thelb është gjykata. Nëse ngec në këtë provë, atëherë besimi i madh sipas të gjitha gjasave do të përmbyset.

26 Komente

  1. V
    Vala

    Mjere kush ka iluzione per drejtesine e Argites. Mos hapja e dosjes se 21 janarit dhe plot te tjerave ne ngarkim te kryemafiozit Sali, le te kuptohet se edhe dosja e klubit Partizani eshte kopsitur ne menyre qe ta shpetojne pa lagur. Do e hane te tjeret e shume shume ndonje denim symbolic per kollovarin e Argites dhe kaq. Teatro qe po luhet me gjyqtaren Ulliri e me plepistet e tjere, eshte nder me te neveriturit. Shteti duhet te nderhyje sa me shpejt per te frenuar ket vrull te cmendur te mafiozeve te drejtesise.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      E mbanim.mend shprehjen popullore "u mbars mali, dhe polli.nje mi"? I shkon shumë kesaj qe ka ndodhur. " U mbars mali i drejtesise, dhe polli miun SPAK". Dhe vërtet, keta prokuroret e SPAK provuan se janë vetëm disa minj pusetash dhe gjirizesh, dhe asgjë tjetër. Dumani është nje shkallë me lart, është urith. Ndersa GJKKO është e perbere nga minj arash. Pra, minj gjithandej. Njerez pa dinjitet, pa shtylle kurrizore, te pacipë, as skuqen dhe as zverdhen. Njerez te tille mund te jenë edhe para, makina te shtrenjta, shtëpi lukzoze, por janë pa vlerë. Kur ka humbur respekti per veteveten, asgjë tjetër nuk ka vlerë. Rron kot. Keta jane njerezit qe janë sot ne drejtesi. Keta lloj njerezish, nuk ieafrohen Saliut as te thembra e kembes. Saliu mund te jetë kriminel, mund te jetë katil, Katunar, Komunist, por respektin per veten nuk e humbi kurrë. Naaaa, shurren bejne perpara Saliut keta pisër si Olsi Dado dhe Erion Bani. Edhe Gjin Gjoni duket legendar perpara ketyre uritheve dhe minjve te SPAK dhe GJKKO. T'i vijnë anës Gjin Gjonit sepse vodhi sa vodhi dhe iku vetë. I tha Edi Ramës "te kam bere mutin mu ne reformë". Reforma ne drejtesi na doli si konçesionet e shendetesisë dhe si inceneratorët - zhurmë dhe fryrje nga jashtë, dhe mut nga brenda. Por edhe ne, nuk e di se ku I bazuam shpresat tona. Po ku do t'i merrni prokuroret dhe gjykatesit keta? Nga Amerika, Ali nga Anglia? Ja ore, këtu. Nga ky llum njerezish te korruptueshem ose te korruptuar dolën edhe keta. "Mut i jati, mut i biri, mut ai që bëri t'anë" - thotë populli. Njesoj me drejtoret e bashkive, po njesoj me drejtoret e policive, Po me drejtoret e spitaleve, Po me doktoret, infermjerët, dhe deri edhe tek pastrueset. Nje mut i madh.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lol

        Hahahaha shume e sakte.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Blendi F

        Eshte e veshtire te kuptosh se cfare ka dashur te thote ky Ylli Pata, se ky eshte idiot dhe nje i tille veshire te kuptohet. Tani ky Alqi Bllako eshte nje mafioz i vogel dhe duhet te kalbet ne burg. Ky e ka ne gen vjedhjen! Te atin e ka supermaskara.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elis

          Ylli flet qartë. Idiot dukesh ti që nuk kupton.

          Përgjigjjuni
      3. K
        Korabi France

        Ju basha "naften" ne reforme te drejtesise.Nuk po perdore fjale ma banale se nuk e kam kulturen aq te ulte.Per mua Reforma e drejtesise ka deshtuar,mos ta rrejne as vehten dhe as popullin Edi Rama.Ashte ma mire ta pranoj deshtimin e Reformes.Hetojne e denojne zyrtare per "shperdorim detyre" qe ashte i vetmi Nen i Kodit Penal qe mund te hakmerret politikisht ndaj cdo lloj zyrtari.Nese SPAK dhe Gjykata e kane seriozisht te perfundojne dosjet per vrasje si 21 Janari dhe Gerdeci qe autoret po vazhdojne te jene te lire por bajne politike e bajne thirrje perseri per vrasje dhe shkaterrim te sistemit te drejtesise

        Përgjigjjuni
        1. s
          socialisti i vertete

          Padyshim se drejtesia e re eshte e Berishes dhe vete reforma u be per te mbrojtur Berishen Hapja e nje hetimi per Klubin Partizani jo vetem mbi denoncime te rreme se toka ishte shpronesuar nje here gjate pushtimit fashist, por edhe per ceshtje qe implikonin Ramen direkt me Vendimin e bashkisi Tirane dhe me firmen e vete Rames per kalimin e pronave te Klubit Partizani per truall ndertimi, u be me qellim qe Berisha te dilte i lare nga kjo histori, pasi ata e dinin se jo vetem vendimet e qeverise jane kolegjiale por edhe nuk kishte pasur VKM nominale jo vetem per dhenderrin e berishes por as per ndonje subjekt tjeter. Tani SPAK dhe gjykata ndodhen para nje ngerci, ta denojne Berishen pa fakte e prova jo vetem eshte nje hap i gabuar juridik por eshte nje goditje e rende per PS dhe Ramen se po perdor drejtesine si arme per te eleminuar opoziten dhe liderin e saj historik dhe do ngjallte nje irritim dhe nja tallaz te mbeshtetesve te Berishes e PD brenda e ne institucionet nderkombetare qe do ti legjitimonte akuzat e opozites dhe rezolutat e partive te djathta europiane e boterore.Po qe se SPAK do bente drejtesi te vertet do te merren me 21 Janarin, Gerdecin e pse jo edhe per firmat piramidale dhe 97-en por u mor qellimisht me nje ceshtje ku nuk asnje prove ,deshmi apo fakt te fajesise se Berishes prandaj Spak e Gjykata sillen e perdridhen duke shtyre here pas here gjykimin per tu mos vetediskretituar.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Per mua drejtesise ështe ne gjendje me te dobet se para reformës se famshme ne drejtesi.Atehere u pasuruan nga ata qe do denoheshin,por te pakten e dinin njerëzit se jane fajtore,por dikush i mbron.Sot te rrasin brenda pa asnje akuze dhe do te rrish aty deri sa hetuesit te kthejnë mbrapsht gjithçka per te gjetur akuzen dhe ajo me shume i afrohet thyerjes disiplinore ne burg.Ky tjetri jane penduar qe e denuar dhe do t'a denojne perseri dhe per te njejtin faj.Asnjehere askush nuk e mori vesh se per çfarë u denua Saimir Tahiri.Shperdorim detyre thone po se çfarë ka shpërdoruar nuk e thane kurre

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

              No I, respekte.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Nuk ka njeri të jetë dënuar pa faj në këtë vend. Ka vetëm të fajshëm që nuk dënohen. Spak nuk bën ligje, por i zbaton ato. Përse politikanët nuk rregullojnë kodin e proçedurës penale që mos të ketë zvarritje të proçeseve??

                Përgjigjjuni
                1. E
                  E vertet

                  Shperdoroi 150 euro! Eshte e shkruajtur ne vendimin e gjykates.

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Spiro

                  Ça tha ky gazwtari si përfundim se sikur as i hyri as doli në kokë muhabetit

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    taku

                    Vala.komentusi I pare I ka thene shkurt e sakte

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      AS

                      Shkrimtari eshte naiv ne rastin me te mire ose pjese e lojes qe i behet popullit shqiptar per 35 vjet demokraci ne rastin me te keq. Me vite te tera mbahet populli me shprese qe e keqja do denohet dhe e drejta do dale ne shesh. - - - - - - - Shihni 21 Janarin dhe Gerdecin per te pare si funksionon drejtesia ne 12 vjet te PS ne pushtet. - - - - - - - - Shpresen e kane vrare - - - - - -

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Miku

                        Po gjyqtaret qe gjykuan Sajmir Tahirin jane anafabet, vinin ngs fshati me brekushe. Hyn ne gjyqsor e menduan se u bene njerez. Por jo e shiten drejtesine per tu pasuruar. Aq me keq kur nderhyjne qe te mos ju denohen kunetetit e lloj lloj pacavuresh. Kjo eshte drejtesia sot me e keqe se kurre. Ta gezoni drejtesine e re se bashku me vettingun mengjerash.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vezhguesi indiferent

                          Drejtesia e re ka deshtuar me kohe e me vakt. Me kot mban shpresa populli se periudha e pandeshkueshmerise ka marre fund. Jo nuk ka marre, sikur edhe shpate me te madhe t'i jape z. Rama. Denimet per shperdorim detyre mund te prekin cdo zyrtar dhe nuk jane tregues domethenes i luftes kunder korrupsionit e krimit te organizuar. Rasti Gellci qe fitoi pafajesine ne Hage eshte kuptimplote. Te tjere do te fitojne pafajsine ne gjykatat nderkombetare. Sa per xha Saliun, dosja Partizani eshte e fundit qe duhej hetuar. Ne krye eshte Gerdeci ku pati 26 viktima, dhjetera te plagosur dhe qindra banesa e biznese te shkaterruara. Pastaj vjen 21 janar, ku ne mes te dites u vrane ne bulevard kater njerez te pafajshem dhe u plagosen disa te tjere. Si rezultat i kembenguljes se familjareve te njerit prej viktimave, Strasburgu e quajti 21 janarin krim shteteror te pazbardhur. Por drejtesia e re, me njerez si Dado, Daku dhe miq e shoke te tjere te Argites, as qe ka ndermend te merret me keto ceshtje. Dhe ne duhet te vazhdojme te kemi besim te drejtesia e re? Me duket e pakuptimte.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironci

                            Si ka mundesi qe te gjithe gazetaret janë vene ne rresht dhe kritikojnë SPAK! Sidomos ju te Temes sapo u arrestua Lali Eri jeni bere armiku nr1 kunder SPAKut! Une shpresoj qe SPAKu mos te ndalet dhe te vazhdoj keshtu me shpate ne dore deri sa ti presi koken te gjithe te korruptuarve,juve qe paguheni nga te korruptuarit dhe me maç e me kuc.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              E vertet

                              Te gjithe do marrin pafajsi ne Starsburg edhe nese gjykatat shqiptare nuk jua japin. Eshte tmerr qe njerezit presin deri ne 10 vjet te marrin nje vendim final. Denohen njerez kot sa per te justifikuar rrogat e gjykatsve dhe prokuroreve, ju jepen denime qesharake 6 muaj per "shperdorim detyre" apo "abuzime" sepse akuzat me korrupsion qindra miliona euro nuk kane asnje baze. Eshte tmerr, demi qe po i behet shtetit qe do paguaj faturat do shkoj ne qindra miliona euro.

                              Përgjigjjuni
                              1. Ρrushi

                                Ky Spak është një amalgamë krundesh që mbetën pas sitës të Vetingut. Është një trupë që mbase nuk kanë dalë nga kursi i plepave të Durrësit , por kanë marrë edukatën e tyre , të ish gjyqtarëve të plepave. Duhet të bëhet një ringritje të Spak, por duke marrë hua prokurorë e gjyqtarë nga BE dhe SHBA që ti monitorojnë dhe këshillojnë për një periudhë 5-10 vjet , derisa kjo drejtësi të hyjë në shina të rregullta.

                                Përgjigjjuni
                                1. @
                                  @.

                                  Mos e kerkoni fain tek asnje politikan që pse jemi katandisur keshtu. Edhe pse shqiptaret largohen nga ky vend. Urdheroni pergjigjen e gjeni tek çdrejtesia. Ne Shqiperi mbas 90- s nuk esht ber drejtesi kurrë. Personalisht e kam vuajtur vet ket rrumpallizem që mbolli skizofreni i viçidolit. Se po te kishim nje sistem drejtesie ashtu si ne vendet europiane nuk do kishim marrë dhenë neper rruget e botes. Kjo që bejn keta zorraxhinjt e SPAK-ut quhet tallje by.. Mire e ka then komentuesi me lart. Jan te njejtet prokuror dhe gjyqtar që vetingu i lau i thau i veshi me unitet i dha dhe kerbaç dhe tani bejn sikur bejn drejtesi. Prova e tyre esht 21 janari dhe Gerdeci që s’kan by… ta hapin se i kan fshehur vet dosjet. Ky dibran pa din e iman ishte që tha per Gerdecin nuk thirem Shkelzenin per ta pyetur se konstatuam qe s’kishte prova per të ne kete tragjedi. Prandaj nuk mund te kthehet kundra vendimeve te tij. Mallkimi i zonjes Durda ju zente.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    selosaliu taso

                                    edi rama e ka fajin ai ka ne dore parlamentin dhe te nxjerre ligje te tilla qe mos ngelet nga spak apo gjkko /

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Goni

                                      Se kuptova dot cka dashur te thote me kte shkrim, hic hic fare.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        selosaliu taso

                                        g. tema pse nuk i nxjer komentet apo ato qe jane me te share te qifsha te shkerdhefsha dhe ata qe nuk dine mire te shkruajne i nxjerr menjehere/.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. s
                                          selosaliu taso

                                          po nga kush do presesh nga mero ballisti.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Shoku

                                            Thonin emotional, se vepra penale e shperdorimit te detyres eshte si nje thes, pasi mund te fusesh kete te duash e nuk mbushet kurre. Keshtu sot me keq. Mbrenda shperdorimit konkurojne disa vepra penale, por i biet shkurt per tju dhene ndihme, miqeve dhe shokeve.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dima.com

                                              Keshtu siç po zhvillohen ngjarjet ne kete vend,vetem Berisha ben drejtesi.Ai duhet te drejtoje drejtesine shqiptate siç e ka drejtuar deri tani!!!

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje