
Kryeministri Rama ka treguar se kë këshilltar ekonomik, duke bërë një ndërlidhje me forcimin e lekut, përkthyer ndryshe si rënie drastike e euros, me një dëm të konsiderueshëm në biznesin shqiptar, sidomos të atij që eksporton.
Por për Ramën, kjo që po ndodh me euron nuk është aq kokëçarrëse.
“Këshilltari im për ekonominë është këshilltari i Merkelit. Një lek i fortë në këtë moment dhe këtë kohë ku një lek i dobët do të na kishte sjellë një dhimbje koke katastrofike është histori suksesi, por është kambanë alarmi për sektorin fason. Ky stres do nxisë disa prej tyre që të vazhdojnë drejt ciklit të mbyllur”, tha ai në fund të një mbledhjeje dyditore me qeverinë dhe nivelet e saj, duke përfshirë dhe zv/ministrat e sekretarët e përgjithshëm të ministrive.
“Kemi vendosur disa piketa të rëndësishme në mënyrë që sesionin e ri ta fillojmë me një kurs të ri, por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisëse duke forcuar shumë rolin e zv.ministrave, por edhe duke përfshirë në vendim-marrje dhe në proces edhe të tjerë drejtues të agjencive të rëndësishme. Ndërkohë që do të krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj, me botën akademike, me organizatat ndërkombëtare, por edhe me individë që kanë çfarë të na mësojnë qoftë brenda, qoftë jashtë vendit”, tha Rama.
Në kulmin e sezonit turistik, ai u ndal dhe te turizmi, duke bërë një krahasim optimist me Greqinë fqinje.
“Shqipëria ka arritur të ketë të njëjtin numër turistësh për një mijë banorë si Greqia. Imazhi i Shqipërisë në botë është përmbysur. Ajo që ne shohim është rritja e interesit të investitorëve të huaj dhe tani nuk flasim për projekte vetëm në sektorin e energjisë, por për investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë të cilët deri pak vite më parë nuk e konsideronin Shqipërinë për të zhvilluar biznesin e tyre”, pretendoi i pari i qeverisjes.
Ai foli dhe për plagën e lëvizjeve të ethshme demografike si dhe lindshmërinë e ulët, duke i ndërlidhur me zhvillimin teknologjik deri dhe Inteligjencën Artificiale.
“Kemi folur për reformën shumë të rëndësishme që duhet të nisë në arsim ku nuk mund të jemi të papërgatitur, që krijon kjo kohë e re lëvizjes demografike rënie të lindshmërisë ndryshimet në botën teknologjike”, tha Rama.
Kujtojmë se kryeministri zgjodhi restorantin e ri modern te Uji i Ftohtë në Tepelenë, për mbledhje me ekipet qeverisëse, edhe si mesazh i të bërit “për ujë të ftohtë”. /tesheshi.com/
Demokracitë liberale perëndimore kanë vazhdimisht një dialektikë të fortë mes pushtetit dhe opozitës parlamentare dhe ekstraparlamentare si mekanizëm kontrolli per mënyrën e qeverisjes së shtetit. Kurse në shqipëri ku opozita nuk ekziston (jo për faj të qeverisë),pasojat janë katasrofike dhe do jenë tragjike sepse pushteti merr formë oligarkie diktatoriale tip Rusie edhe pse forma mbetet demokratike. Ky flet mbroçulla çdo ditë dhe ka marrë formën e marrëzisë Enveriste që jepte leksione në çdo aktivitet njerzor.Kush ta korrigjojë ? Ai tjetri non grata ,që flet idiotësira edhe më të mëdha tërë ditën.Euro zhveftësohet vetëm në halen shqipëri,kurse ky i jep vlera universale duke gënjyer,sepse e vërteta qëndron tek fakti i vërshimit të parave të gjakosura të trafiqeve më të ndyra nga gjithë bota.
Ne jemi shteti më vrk në lidhje me € - lek..ngrihen çmimet pa gdhirë akoma se ësht nrejt € por po tani o Ramut që € ka ik për lesh pse nuk bien çmimet e mallrave të importit?
Po pse o TIRONA , Rama do te ule cmimet ? Ne cilin vend demokratik te botes , i ul e i ngre cmimet qeveria ?!
E vertete eshte , nuk i ul e i ngre qeveria …ama qe Qeveria kontrollon ngritejen e pallogjikikshme eshte puna a qeverise , ngritjen sipas situatave dhe jo uljen kur zbuten situatat eshte po ashtu puna e qeverise , dhenien e kompensimit te nje ndgritje te mundeshme nga qeveria eshte po ashtu puna e qeverise ….te shkruaj akoma ??. Apo ta mbyll ketu ?? Dmth ti ekonomist je i kenaqur me punen e qeveris ?????? Eshte ne lartesine e duhur ?? Jo per gje , por ata po bejne autokritike se nuk )emi ne lartesine e duhur dhe se ne te ardhmen donperpiqemi me teper dhe ca ekonomiste si puna e jote besojn te kunderten , prandaj po na shkerdhejn robt ata , se ka mendime si te tuat …..qe bejne te zezen te bardhe …..