REPLIKAT/ "Më tregon mua ti, po bëhesh barcaletë", Kaso dhe Ngjela përplasen në studio: S’ke flokë, mos mu drejto mua ashtu

13 Janar 2023, 10:26Politika TEMA

REPLIKAT/ "Më tregon mua ti, po bëhesh barcaletë", Kaso

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka debatuar mbrëmjen e djeshme me avokatin Sparak Ngjela.

Shkak i debatit të tyre u bë gjyqi për vulën e Partisë Demokratike. Gjatë emisionit “Top Story me Grida Dumën” Kaso përmendi faktin se grupi i “Alibashëve” nuk është paraqitur në seancat gjyqësore.

Gjithashtu, ai tha se ata kishin mundësinë t’i atakonin në gjyq mirëpo nuk e bënë një gjë të tillë. Këtu sekretari u përball me Ngjelën, i cili e kundërshtoi atë për çështjet ligjore.

Në një moment të bisedës Ngjela i përmendi Kasos diplomën e marrë nga ky i fundit nga Universiteti i Kristalit, gjë e cila solli dhe degradimin e debatit.

PJESË NGA DEBATI:

Kaso: Sështë nevoja fare të më drejtohesh mua me karagjozlliqe. Më tregon mua ti Kristalin

Ngjela: Kujt i thua karagjozlliqe ti?

Kaso: Me karagjozlliqe, më tregon mua Kristalin ti. Kujt i tregon Kristalin? Ke bër shkollën në kohën e Enverit dhe më tregon mua ti Kristalin

Ngjela: Je pa flokë

Kaso: Si jam unë pa flokë?

Ngjela: Po

Kaso: Po s’më duhen mua flokët që të të dal përballë

Ngjela: Po duket sa të ka reflektuar te mëndja

Kaso: Ah, kush flet për mëndje. O avokat po bëhesh barcaletë

4 Komente

  1. d
    dhe cfar zgjidhet kur degjenrohet keshtu debati !

    duket se Avokati paska patur nji dite te keqe , lodhja ,dalja shoesh her ne tv e debate ben te sajen dhe ktu ne kte debat reflektohet qarte . pusho pak avokad .te ben mire . jam kunder Bandes se Shpellarit ne cdo kendevshtrim te ekzistences se tij e kjo jovetem ne Politike , por Kaso eshte ndryshe nga gjithe pjestaret e bandes PD ,ne cdo kenveshtrim .eshte nji qytetare i fromuar me kulture e serioze dhe shpesh her saher e kam par nemedie kte Jurist i kam bo pyetje vetes : Cdo ky qytetare me kte bande kriminelesh shpellash !!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beryli

      Po ka te drejte ky Kasoja, se me fshirjen e serverave duhet te ishte jo ne burg por shtate pashe nene dhe. PD eshte partia me e inkriminuar, qe ka bere thagmen ne kete vend dhe per mungese drejtesie kriminelet e kesaj partie mbajne peng kete vend tash e prej 30 vjetesh.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha Temja

        Po pse Kaso e ka marre diplomen te Kristali??? Kete nuk e dija edhe nuk ma priste mendja kurre. Me eshte dukur gjithmone djale qytetar edhe i pergatitur. Ai prape qytetar ngelet por ngrihen hije dyshimi per pergatitjen e tij profesionale. Sidomos po ta krahasosh me Dritan Dajtin qe e ka marre diplomen ne Universitetin e Tiranes edhe doktorature e ka perfunduar kur ishte ne burg.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shpiragu

          aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,prandaj ky ivi kivi nuk permbahet ne biseda dhe analiza duke ,kundershtuar cdo njeri qe i shan partin ,sepse paska mbaruar kristali dipllomat e te cilit nuk njihen.ju bej thirje investiguesve te gjejn me cfar e ka bler ate dipllom me arka peshku si durrsak apo ............. me besnikeri te partia .si serverat edhe lajmin qe dha i pari per aksidentin e te ndjerit olldashi e bejne njeri shume te dyshuar.qarrata djal ,as nuk skuqet dhe as nuk nxihet per ato qe nxjer nga goja-

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje