
Gazetari amerikan, Guy Lawson, i cili është autor i librit “Armët dhe çunat”, tregon se implikimi qeveritar në Gërdec ka qenë i niveleve të larta, që shkonin deri tek Berisha.
Në intervistën për Dritare.net ai thotë se Shkëlzeni, Mediu dhe ndoshta vetë Sali Berisha po përfitonin paratë, të cilat më vonë i zhdukën në Qipro.
“Djali i ish-kryeministrit u takua me çunat kur ata ishin në Shqipëri, për të rregulluar shpërndarjen dhe ripaketimin e këtyre municioneve me një çmim që ishte dyfish i çmimin që qeveria shqiptare po i merrte.
Qeveria shqiptare po i shiste municionet rreth 2 cent, për një kompani tjetër për rreth 4 cent, dhe më pas çunat e blinin për rreth 8 cent. Pra, çfarë ndodhi me ato pará? Implikimi është i qartë; djali i Kryeministrit, ndoshta edhe vetë Kryeministri, sigurisht Ministri i Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë, po përfitonin paratë, të cilat i dërguan në një kompani në Qipro dhe më pas u zhdukën”, rrëfeu Lawson.
Pse ka rëndësi të rihapet hetimi për vdekjen e Kosta Trebickës
Gazetari amerikan Guy Lawson, autor i librit “Armët dhe çunat”, i cili fitoi gjyqin pas padisë së Shkëlzen Berishës thotë se ka një mënyrë për të rihapur hetimin, nëse ka vullnet real për drejtësi në Shqipëri.
Në një intervistë me Rudina Xhungën, për librin e tij ai u pyet gjerësisht edhe për Trebickën për të cilin beson se është vrarë.
"Mendoj se duhet të rihapin hetimin për vdekjen e Kosta Trebickës. Di që Kosta Trebicka vdiq në rrethana shumë të dyshimta, di se nuk ka pasur kurrë ndonjë hetim apo përpjekje reale dhe të sinqertë për të gjetur se çfarë ndodhi në të vërtetë. Unë di se ai kishte zemëruar shumë zyrtarë të lartë, duke përfshirë edhe Kryeministrin në atë kohë, ministrin e Mbrojtjes dhe shumë njerëz të tjerë brenda njësive të krimit të organizuar që rrethojnë qeverinë shqiptare.
Pra, kishte shumë armiq atje dhe shumë armiq të tjerë në qeverinë amerikane, në Ambasadën amerikane në Tiranë dhe Departamentin e Drejtësisë në Majemi. Ai kishte zemëruar shumë njerëz. Pra, ideja se makina e tij papritur u përmbys dhe ai vdiq në një “aksident”, fakti se kurrë nuk u bë një hetim dhe se familjes së tij, me aq sa di unë, i është kërkuar të heqin dorë, pak a shumë kërcënuar, më bëjnë të mendoj se ku ka tym, ka zjarr, ose të paktën ka sugjerim për zjarr", shprehet ai në intervistën e tij.
E dimë or mik i mirë, por I mbushi gjykatat me shpellarë injorantë dhe shkatërroi çdo gjë.
do ishte qesharake te vije ne dyshim Vrasjen e Kosta Trebickes ,madje edhe te shtrire e kishin pozicionuar ne X drejtim ,sipas fese ritualit te vrasesve te fisit te Kryekriminelit shpelles ._____________________________ Mos duhet referuar "Shespiri"-t , se cili eshte Mitivi Klasik i nji Krimi ? hah ha ha . Rrespekt gazetarit Amerikan qe salton ne Lojen e hapur qe ka filluar me Non Gratta-n . Sigurishte qe Hetimi mbi Vrasjen e Trebickes duhet te Hapet menjihe ,por ne kte Hetim s'duhet te merret ti vere Vulen _Agenti nga Texasi qe Vulosi _Vertvrasjen sepse do ishte vertet qesharake e tallje tamburosh me shqiptaret dhe vet Viktimen e ndjere Kosta Trebicka .
Kam pershtypjen se shitja e fishekeve te prodhimit kinez amerikaneve per ti derguar ne Afganistan, eshte bere me dijeni dhe aprovim ne heshtje te zyrtareve amerikane.
Ana ! ( S'do ment ajo ) _Nooooooooooooooooooooooo . A mundet ta beje dicka te tille Amrika ? No no no Al Capone e quan "Beliiino" ;)
Aty eshte problemi...Amerikanet e nxiten te shkateronte gjithcka,uzina fabrika,pastaj e nxiten te shkateronte ushtrine per te shitur arme dhe geluar korrupsioni ,e lane ti shiste nafte Milloshevicit, e mbrojten pas 97 mos futej ne burg ,e nxiten te shistearme ne Afganistan dhe vidhte dhe tani me te drejten w zotit Saliu thote:A nuk jemi fajtore te dy palet?Pse ndeshkohem une kur Amerikanet mund te me eleminonin ne cdo moment por se kane bere?
Ajo eshte e vertete ,qe pa Ameriken asgje nuk funksionon ,por mos te harrojme se ata nisen ne cdo Rast nga deshira e Mire ,qe gjithcka te heci sipas atyre qe ata Projektojne per Boten . Vetem per nji s'pajtohem un _Na shiten nji License te skaduar Demokracie !
Duhet te pyetet Agron Kuliqi nipi dhe bodyguardi i kriminelit Salih bin laden Agroni eshte vresesi i Trbickes e din gjithe shqiperia perveq drejtesis. Dhe akoma me gjitha keta prova drejtesia po dridhet akoma nga Berishet, se kuptoj pse
ENGJELLI Sali Berisha VRASES!!!? Mos jeni gabim, te ndjeret Remzi Hoxha dhe Kosta Trebicka i ka vrare Kristaq Rama. Saliu i ka shume xhan dykembeshit. Ai urren vetem familjen e tij, Lilin, Giten dhe Xenin. Keta i urren kur nuk sillen me edukate si i ja mesuar AI.
Agroni dergoj grupin e vet te vrasve jane djemt qe kan punu te forcat speciale .dhe qe ishin pa pune ne ate kohe .
Shume e qarte si drita e diellit: vrasja e biznesmeneve Kosta Trebicka dhe Remzi Hoxha duhet te rihapen nga SPAK dhe Perbindeshi i Vicidolit, Sali Sheqere Vuk Karaxhic te mbyllet ne Rec.
Per cdo gje qe ne Shqiperi po shkon seprapthi pergjegjese eshte Amerika. Populli nuk ishte per kete demokraci horrash e kufvash. Pikerisht u zgjodh nje kriminel i zbritur nga mali per te bere demokracine ne vendin tone, qe shkaterroi dhe vodhi cdo gje, edhe shpresen e fundit te cdo shqiptari. Po te doje Amerika, ishin kalbur ne burg SALIU, ILIRI, EDI, LULI, MEDIU, SHKELZENI ALDO BUMCI, E SHUME E SHUME TE TJERE. VAZHDON KALVARI SHKATERUES I TE HUAJVE. JU DHIMBNIN SYTE KUR SHIKONIN ARRITJET NE SHQIPERI. GJOJA SE NA NDIHMUAN POR JO. PUSHTAT NE PUSHTET KETA 30 VJET BASHKE ME TE HUAJT E RRENUAN VENDIN TONE. COJU SHQIPTAR SA NUK ESHTE VONE.
Ti po thu qe amerika te merret me kriminelet shqiptare? Kurse shqiptaret te bejne llogje neper kafene dhe ekrane. Ke vene dhe emrin Liria, po qenke nje pasiv qe pret nga te tjeret. Pse mo, komshiu di punoje per familjen tende? Komenti jot eshte fukarallek, llogje te paditurish dhe te fjeturish. Po do ndryshim vendin, Cohu, oeganizohu, protesto, vepro dhe zgjidhi vet hallet e tua dhe te vendit tend. I huaji te hap syte, te meson dhe te mbeshtet, po punon per vete, jo per vendin tend.