“Rezultatin do e shënoj”/ A do t’i arrijë PS 80 mandate? Rama: Kemi makineri gjithmonë e më të sofistikuar në aspektin elektoral

11 Prill 2025, 13:10Politika TEMA
“Rezultatin do e shënoj”/ A do t’i arrijë PS 80

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.Muhamed Veliu: Sa i arritshëm është objektivi i Partisë Socialiste për të fituar 80 mandate në këto zgjedhje?

Edi Rama: Nuk e di kush ju a ka thënë këtë objektiv. Objektivat tanë janë objektiva që lidhen sa me dëshirën, aq me leximin shkencor të realitetit elektoral. Ju e dini shumë mirë, ne bëjmë anketime të vazhdueshme. Kemi një instrument shumë të konsoliduar të anketimeve të brendshme që e bëjmë çdo muaj për arsyet që ne kemi, për të lexuar dhe kuptuar sa më mirë njerëzit.

Nga ana tjetër kemi një makineri gjithmonë e më të sofistikuar të PS në aspektin elektoral, që mbledh të dhëna në terren dhe mbi të gjitha këto, ne ndërtojmë dhe objektivat që nuk janë thjeshtë dëshira, por janë të bazuara në realitetin e fakteve dhe besoj që në pikën e Kuçit do e shkruaj se cili do të jetë rezultati edhe kësaj radhe dhe besoj që do dalë.

 

5 Komente

  1. T
    Taulant

    Bastard ke makinerin e vjedhjes . GJithe administrata ne vjedhje.

    Përgjigjjuni
    1. s
      spata

      Sa here qe degjoj Ramen, per mandatet qe do mari me 11 Maj ,ne kujtohet loja kur ishim te vegjel.40 ,jo 50 une them 60, jo 60, posa 70 ,jo 70,posa 68. Qe do i fitoje zgjedhjet ,kjo duket.Garanci per te eshte kali ngordhur Berisha.Kjo shifer ,80 ,nuk ka mundesi.Vetem ne se bene koalicjon , pas zgjedhjeve.Do me thone Llapaj,Qorri e Shehaj nuk ka shance.Gaboheni .Me mentalitetin ,gjithcka per malokerine ,sic ka ndodhur 35 vjet ,pse ta perjashtojme kete dashuri?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        ....me 80 mandate EDI Berisha do shpetoj nga burgu, ay a problemi....lol

        Përgjigjjuni
        1. s
          sokrat

          Rama, do te fitosh perseri, se PD eshte parti e djegur ndersa kryetaret e partive te reja jane akoma te papjekur! Por, mba premtimin, per te futur Shqiperine ne BE! Per kete duhet te punoni fort, nate e dite, se eshte objektiv madhor historik qe kerkon ndryshime te medha! Sukesese!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dursakja

            Nëse i shërben popullit ai të voton dhe nuk ka nevojë për makinë elektorale, nëse ke punuar për të dhe ndjehesh mirë, se ke bërë atë që kishe mundësi, përsëri do të fitosh, nëse e ke me hile, do të marrësh dardha në shëndre _thotë populli. Ai të votoi se besoi tek ti, po ti sa e vlerësove besimin?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje