Rikthimi i Bashës, pasojë e kurthit që Berisha i ngriti vetes

29 Qershor 2023, 19:11Politika TEMA

Rikthimi i Bashës, pasojë e kurthit që Berisha i ngriti vetes

Nga Ylli Pata

Zhvillimi më i dukshëm politik që po ndodh në koalicionin ndërmjet Sali Berishës dhe Ilir Metës, është se ata nuk janë takuar më pas 14 majit. Ndërkaq, një tjetër akt politik, po i dukshëm është takimi i Ilir Metës me këshilltarët e bashkisë së Tiranës, ku kreu i Partisë së Lirisë, i ka shpallur në publik si njerëzit e tij.

Nga ana tjetër, që prej zhvillimeve politike brenda Partisë Demokratike, subjekti i krijuar prej dy politikanëve më jetëgjatë në vend, duket sikur nuk ekziston.

Asnjë nismë e përbashkët në Kuvend, asnjë mbledhje e përbashkët e të zgjedhurve në këshilla, ndërkaq, edhe në Kavajë ku Berisha arriti fitoren më të rëndësishme të kreut të bashkisë, nuk ka pasur një takim apo marrje pjesë në festën e Florin Qoses së bashku me Metës.

Ndërkohë në daljet e tyre në konferencat për shtyp, komunikimi është i vagullt, më shumë për të bërë “ta” sesa me një synim apo plan të pastër politik.

Gjithçka do të ishte ndryshe nëse do të fitonin një numër bashkish, ku nga krahu i foltores do të synohej që të ndaloheshin proceset që tashmë kanë nisur në PD.

Pasi vetëm në këtë mënyrë, do të tentohej që të ndalohet Ilir Meta për të marrë këshilltarët, si pasojë e përdorimit të kredencialeve të saj ligjore në zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkaq, sot Berisha nuk ka mundësinë as të tërheqë rreth vetes deputetët e PD-së që kanë braktisur proceset politike në partinë e tyre, e janë më afër foltores sesa selisë blu.

Po përse nuk i afrohen ata Foltores së Sali Berishës”? Në radhë të parë se nuk i fton doktori. Atij nuk i duhen njerëzit e partisë, pasi ai gjithmonë i ka caktuar vetë drejtuesit e deputetët, por vetëm kredencialet ligjore të Partisë Demokratike.

Gjithë ai zulm i Berishës që pas shpalljes Non Grata prej SHBA ka qenë të ketë një “strehim politik” në partinë që ka drejtuar për mëse 30 vjet. Një ditë pas vendimit të DASH, në konferencën e famshme në Rogner, Sali Berisha kërkoi pikërisht këtë. “PD duhet të më mbrojë”, tha ai.

Nga ana tjetër, mjaft nga deputetët që tashmë i kanë shpallur luftë Lulzim Bashës apo nuk e pranojnë rikthimin e tij, kanë nisur kontaktet me Ilir Metën, duke e parë atë si një factor më relevant. Të tjerët që nuk kanë asnjë marëdhënie, apo nuk e honepsin Partinë e Lirisë, janë në një pozicion in hold.

I gjithë ky kaos që po ndodh në këtë komunitet të rëndësishëm politik të hapësirës opozitare nuk do të ndodhte nëse Sali Berisha nuk do të bënte atë që bëri.

Madje as Lulzim Basha nuk do ta kishte të lehtë një rikthim kaq gjalpë siç po i ndodh kësaj here. Edhe pse Sali Berisha kësaj rradhe e urren për vdekje “të birin” e tij politik pasi e nxori nga politika, pa dashje po i jep sërish sin ë 2013-n postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Por kësaj radhe ka rënë në një kurth që ja ngriti vetes, duke vepruar pa plan dhe logjikë, por thjesht me instikte inati e vetëmbrojtjeje. E kjo është shenjë e pastër e humbjes së reflekseve që ka pasur si politikani më i shkathët në vend….

8 Komente

  1. D
    Doni

    Pse ngjall kaq komicitet ky Basha?!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Fati i luftes qe po ben Rusia, dhe fati i PDse jane te njejte. Filluan dhe do mbarojne ne te njeten kohe. Personazhet jane te gjithe qesharak, edhe krekosja e Putinit, edhe dy kaposhet Berisha dhe Basha, te dy njerez te diskredituar,..

      Përgjigjjuni
      1. I
        I Madhi Morricone

        Luli tha sot do zhdukim politikanet qe kane 30 vite , por vete ky moterqiri po I ben 25 vite. Te vesh lulin te qeverise shqiptaret eshte sikur te vesh lepurin te ruaj karotat! Asnjehere nuk te zhgenjen ky surat mangalla.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shemtir ma pak ne parlament.

          Hahaha, dash sula, hajduti i prokuroris elbasanit po kerkon streh ke ilir meta, se sala e luli i futen gishtin aty ku i pelqen atij. nje shemtir ma pak ne parlament.

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rrnofte LEXHENDA ! Njeriu qe ju solli Lirine..Diel

          zot fali

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Se kush eshte mafishja nuk ka nevoje per spjegim. Aq njerez sa mbledh Ai ne nje meting i thencin doktorit i mbldhen 20 fish ne nje rast hipotetik nqfse i prishet nje gome makine. Problemi nuk qendron ketu por te ky gazetar zorraxhi qe per persheshin e radhes nga pushteti hajdut cfare nuk shpik dhe flet. Ky eshte nje qenje e neveritshme nje vemje qe ka mbete ne larvat e veta.

            Përgjigjjuni
            1. x
              xhoxhi

              Nëqoftëse ka njeri që ha bukën kot në Shqipëri Ai është Basha që nuk ka ministri pa provuar kur ishte Sala që sot janë armiq të betuar.Si nuk kanë turp që dalin e kërkojnë prap pushtet nuk e di...Nga ana tjetër kaq teveqelë të jenë këta të partisë demokratike që nuk mund të heqin qafe dy njerëz Salinë e Bashën dhe pretendojnë ta shkatërojnë Ramën në 2025...

              Përgjigjjuni
              1. "
                "BOHOTINA"

                po kur ben si kopetent. i kane mbetur shume fjale, nojme e shenja nga mentori i tij...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje