Rikthimi i dytë i Bamir Topit në PD: I pari, pas trazirave të 1997

11 Dhjetor 2023, 21:28Politika TEMA

Rikthimi i dytë i Bamir Topit në PD: I pari, pas trazirave të

Nga Ylli Pata

Bamir Topi, ishte një ndër emrat më të njohur të trashëgimisë politike të së djathtës që ishte prezent sot në 33 vjetorin e PD-së, organizuar nga Lulzim Basha.

Ky është një afrim prej shumë vitesh, kur Topi dhe disa politikanë të së djathtës u përplasën me Sali Berishën që në vitin 2008, kur kryeministri i atëhershëm ndrshoi Kushtetutën së bashku me Edi Ramën, duke forcuar rolin e kryeministrit dhe kryetarëve të partive.

Në atë kohë, Bamir Topi ishte President i Republikës, i zgjedhur nga PD, por ishte kritik i fortë ndaj disa lëvizjeve dhe vendimeve të Sali Berishës. Duke nisur nga ndryshimi i Kushtetutës në 2008-n, tragjedia e Gërdecit, privatizimi i Klubit Partizani, marrëveshja e detit me Greqinë, vrasjet e 21 janarit, por edhe sulmet e Berishës ndaj drejtësisë.

Pas këtij qëndrimi, Sali Berisha e shpalli armik Bamir Topin dhe këputi çdo lidhje të tij me PD-në, duke e cilësuar puçist, armik e deri te “horr bulevardi”. Pasi mbaroi mandatin e Presidentit, Berisha, së bashku me Ilir Metën zgjodhën Bujar Nishanin në krye të shtetit, i cili më pas ndryshoi kryeprokuroren e Përgjithshme, shefin e SHISH, e krerët e tjerë të drejtësisë. Prej atëherë Topi ka qenë mjaft kritik me PD-në e Sali Berishës dhe më pas edhe të Lulzim Bashës. Në 2013 krijoi një parti politike, Fryma e Re Demokratike, e cila arriti të marrë mbi 10 mijë vota në qarkun Tiranë por që nuk e lanë të merrte mandatin që i takonte.

Më pas Topi u tërhoq nga politika aktive dhe merret kryesisht me aktivitete si ish-President apo edhe në intervista publike. Megjithatë rikthimi i sotëm ka një simbolikë, të cilën e trajton edhe vet ëish-Presidenti në librin e tij “Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti).

Bamir Topi, u afrua nga Sali Berisha në vitin 1996, kur një pjesë e mirë e elitës së PD-së ishte larguar prej qëndrimeve autoritare të doktorit.

Pedagog dhe intelektual i njohur, jo vetëm në radhët akademike por edhe në mjediset qytetare të Tiranës, Bamir Topi ishte një prej emrave të spikatura të kësaj shtrese qytetare dhe intelektuale.

Berisha e thirri në vitin 1996 për tu bërë kandidat për deputet i PD-së në Tiranë. Atëherë deputetët zgjidheshin direkt në mazhoritar. Berisha i kërkoi Topit të kandidonte në një zonë të thyer të Malsisë së Tiranës, ku asnjëherë nuk kishte fituar PD-ja, ngaqë kishte qenë bastion i së majtës, gjë që është edhe sot. Topi fitoi atëherë, e më pas u emërua ministër i Bujqësisë. Por marrëdhëniet me Berishën pësuan një krisje pasi presidenti i asaj kohe u çmend dhe shpërtheu kështu katastrofa e vitit 1997. Sali Berisha dorëhiqet më pas nga Presidenca dhe kthehet kryetar i PD-së, porn ë partinë e opozitës thuajse nuk vinte asnjë prej njerëzve të dikurshëm. Bamir Topi, përshkruan në librin e tij, se në një natë kur po kalonte me familjen pranë PD-së, vendosi të shkojë në zyrën e Berishës, për t’i qëndruar pranë në momentet e vështira. Kështu u rikthye, e ky rikthim solli më pas edhe emra e intelektualë të tjerë, të cilët rritën dhe rikonfiguruan opozitën. Topi, që kishte influencë në familjet e njohura tiranase rriti influencën në kryeqytet dhe krijoi një lobing të fuqishëm, që më pas i dha atij një rol të rëndësishëm. Në pjesën e dytë të opozitës, në vitet 2001-2005 Bamir Topi ishte kreu i grupit të PD-së në Kuvend, ku dha një imazh ndryshe dhe më të butë për opozitën e vrazhdë të Sali Berishës. Me ardhjen e PD-së në pushtet, nuk merr asnjë rol ministror, mbetet për dy vite kryetar grupi, e më pas zgjidhet President, falë edhe një lobimi të fortë brenda një grupi brenda PD-së. Të cilin Sali Berisha e zhduku menjëherë kur Topi shkoi në Presidencë.

Kthimi i sotëm në PD, erdhi pas një interviste televizive, ku Bamir Topi tregoi një qëndrim më të butë ndaj Lulzim Bashës, ku theksoi se ka të metat e tij, por nuk hyn tek “mëkatarët e mëdhenj”.

TemA

30 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Ka gjetur tenxherja kapakun, dy njerezit me te kote ne PD ne keto 33 vjet , jane Bamir Topi dhe Lul Basha. Nuk ja vlen te analizosh Bamir Topin, nje servil i lindur, nje i paafte, i trashe, edhe i dobet moralisht. E perdori Saliu per te emeruar gjithe Tropojanet Prokuror, Gjykates, Notere, , dhe ne fund i futi nje shqelm byt.heve, qe tani ky hiqet si disident.

    Përgjigjjuni
    1. s
      saliu duhet te shpallet terrorist

      ne fillim e shau dhe e telendisi si horr bulevardi e pastaj i dhe shqelmin bytheve dhe ky mjeran nuk u ndje ne ate kohe,kurse tani ka dal me flamur pa shkop.Njerez pa intelekt dhe pa dinjitet,zvarranik

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salkulla

        Koment i bukur , ashtu eshte ne te vertete ….te gjithe prokuroret , gjykatesit dhe gjithe drejtesi e kalbur , ajo drejtesi qe ndihmoje Sali Berishen te vidhte dhe te quhet sot si nje nder me te koruptuarit ne Ballkan , kishin firmen e Bamir Topit ….vec Bami eshte si ata llapaqenet qe mbas krishtit behen profet …. Ka dicka qe nuk ngjit ne gjithe kete histori ….kur e dinte se kush ishte Sali Berisha qe ne 1996 ten perse ra dakort te behej president Bami ????? Vec u be president , se nese nuk behej do ta kish haruar dhe nena e tij ….dhe me mbas fillon kritikat ….cte thuash , personifikimi i njeriut nga fryn era ….

        Përgjigjjuni
        1. K
          KLD e Bames

          Sh dakord me ju! Po vetem nje gje mendoj se e perdori ky Saliun se mbushi xhepat me Man Kukaleshin e tij( Kreshnik Spahiun)!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtesia

            Bamke Qylollari

            Përgjigjjuni
            1. t
              tallavaja orientale,qe verdalloset pa pushim

              Bam - al -Topi,pa asnje merite ne demokraci,vec se ka sherbyer si perde tironse per saliun,dhe per kete arsye,si puna e topalles perde shkodrane dhe katolike,i sherbyen vec interesave te tyre personale,prona vende pune per sojsorollopet,tani rikthehet prape,per te futur duart e ndotura thelle,si me pare ne brumrat e politikes dhe te pushtetit.

              Përgjigjjuni
            2. k
              kacidhja

              Topi si gjithe bashkepuntoret e Berishes nje fundrine e pa riciklueshme.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkodra

                Bamir Topi, ky koke bosh qe nxitoj ta perqafonte shkjaun Goran Bregović ne Tirane edeh pse atehere Topi ishteishpresident, jo president. Legenat e skenes politike te Tiranes jane pothuajse te gjithe te njejte, e duan shkjaun, jane hajdut mjeran .

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drejtësia

                  ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    X

                    O Bamke,mire bene qe ndihmon Lylin,por dije se Lulka asnjehere nuk ka mbush,natyrisht nuk mbush as tani dhe nuk ka per te mbush kurre. Luli o Bamke eshte njeri fallco,prandaj nuk ngjit.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Miku i vjetër i Fakultetit.

                      I dashur Ylli Pata, jam një miku Yt i hershëm që s'kam lidhje direkte me Politikën dhe Median, por jam Pedagog Universiteti që e njeh shumë mirë Bamir Topin dhe Ai sigurisht më njeh mirë, por nuk kemi më asnjë kontakt që kur ju fut Politikës, sepse tregoi pjesën e Tij më të ulët; Fodullëkun dhe Mosmirënjohësin Paaftësinë totale. Ai dhe Prof.Dr. është bërë nga Komisionet e Sali Berishës dhe kujdes për mungesën e informacionit total që ke për të, sepse nuk e njeh aspak dhe nuk ke ditur të mbledhësh fakte të vërteta për karierën e Tij "Akademike". Vërtetë qesharake çfarë ke shkruajtur për të, sepse kudo ku punoi vetëm dështime ka pasur. Kujdes miku Im me hiperbolat për njerëz të katapultuar në PD sidomos, dhe padyshim në tërë Politikën shqiptare këto 33 vite përgjithësisht. Si Topi dhe Basha janë "rrotë më rrotë" për nga inteligjenca dhe paskruplliku, sa Berisha dhe sot në ditët e Tij më të zeza i shumzon me Zero, sepse i njeh shumë shumë mirë ngaqë i përdori si deshi dhe i hodhi kur deshi.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gopisti i nshrakut

                        Ky dibron legen qe e heq veten si tironc osht hale si berisha asgjo nuk boni per tironcit vetem vodhi per. Vete isoj si halja qe o. O si krrab damotje

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          viktor

                          U kethye Topja?E ndriti me partine qe krijoi Topja dhe tani do ndonje vote qyl nga sigla...

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vranakonti

                            Nuk ka kuadre dhe politikan me te mire se Bamire Topi ne PD-ke. Nqs ai qe e ka degjuar neper portal per analizat politike qe bene ai,bindet vertete se eshte shume i mpreht,inteligjent,vizionar dhe i shikon gjerat me optimizem dhe objektivitet. BAMIR TOPI DO ISHTE MIRE PER PD DHE GJITHE OPOZITEN TE ISHTE KRYETAR I SAJ. Vetem Bamire Topi mund t'a rregulloj e t'a bashkoi PD-ke dhe t'a beje nje force politike te qendrueshme dhe te perballet sukseshem me Edi Ramen.

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              pilo Lala

                              Ju te PD hidhni syte jashte poces fasules qe ju ka gatuar Sali Berisha per 33 vjet. Shikoni ndonje alternative nga shoqeria civile, Adriatik Lapaj, Arlind Qorri. E di qe do filloni te shani ata, por po ta shikoni, suksesi i Qeverise Edi Rames eshte nga sjelljet e njerezve pa parti ne Qeveri. E kishit menduar ndonjehere qe Belionda Balluku , e internuar politik, te behej Zv. Kryeministre, dhe te behej anetare e PS? Prandaj zgjidhni njerez te punes, te ndershem, manaxher, lerini idealet, se ato i dhjeu Saliu qysh ne 1990

                              Përgjigjjuni
                            2. E
                              Ehhh

                              Ore nuk paska njerez te tjere ky vend po jan te njejta fyttyra ka te meta thot por jo si keta te tjeret po te ket te meta o ish president medjedritur sesht per ate pune duke perfshire dhe ty ne ket thes jeni ber sikur jeni njerez te ardhur nga nje planet tjeter keta qe jetoj ne ket planet smarin vesh ky vend eshte ne ket gjendje sepse je ti dhe te tjeret qe sapni ruge jeni njerez me pa vlere si ti dhe shoket e tu ehhhh

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Alfred Pllumbi

                                Nje fudull egoist qe u pa si shprese e madhe e te djathtes por doli deshtak . Te gjithe ata qe e mbeshteten ne 2005 i la ne balte. Nuk i hapi me askujt telefonin. E kemi faktuar kete gje ku ne 2007 kur ky qoftja u zgjodh Edhe President fale mbeshtetje Berishes u bane zgjedhjet ne zonen 10 Te Tiranes. Te gjithe ishin te zhgenjyer Dhe nga mashtrimet e tija nje zone qe ne 2005 u fitua me 9 mij vota plus ne 2007 fitoj PD vetem me 2 mije vota.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Real

                                  Mos e shani se Ai flet me heshtjen e tije. Njeriu ma kot qe ka qene ne PD. Vellai siamez i gjumashit qe i ka patur gjithe pozitat ne PD fale Berishes. Tashti do e ndrite PD e vules se jane bere bashke me Lulashin. Servil i neveritur.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tironci

                                    Ky eshte nje cope gomari qe fryhet e kujton se çfare eshte .Tip servil, nderron lekure si kamaleon per t’ju pershtat situatave qe krijohen. Vetem per te vjedh dynjane qe qe i zoti ky.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. 0
                                      007

                                      Bomiri Presidhjeri i Boleve te Saliut , doli si hjena per te marre ndonje kocke nga preha e Lunanit. Ky servil, injorant i pa shembull analfabet Funxionsl , pa cipe , hajdut pronash., qefli jevgash , mashtrues ordiner. Bomiri vodhi me emrimet ne drejtesi 500.000 Evro nje emrim , me sekserin hajdutin e piramidave te 97 policin Sali Shehu , shok me Gabelin Cim Hajdari qe e grsdi Gabelin Prokuror te modh..... Bomir te fala kedhilltareve tu spiuna sigurimi si Tasim Mema , Ruzhdi Keci , Bedri Hajdari Ben Shkoza Gimi i Dires dhe shoferit te Llambi Gegprifit spiunit Kujtim Merepeza....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. 0
                                        007

                                        Bomiri Presidhjeri i Boleve te Saliut , doli si hjena per te marre ndonje kocke nga preha e Lunanit. Ky servil, injorant i pa shembull analfabet Funxionsl , pa cipe , hajdut pronash., qefli jevgash , mashtrues ordiner. Bomiri vodhi me emrimet ne drejtesi 500.000 Evro nje emrim , me sekserin hajdutin e piramidave te 97 policin Sali Shehu , shok me Gabelin Cim Hajdari qe e grsdi Gabelin Prokuror te modh..... Bomir te fala kedhilltareve tu spiuna sigurimi si Tasim Mema , Ruzhdi Keci , Bedri Hajdari Ben Shkoza Gimi i Dires dhe shoferit te Llambi Gegprifit spiunit Kujtim Merepeza....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Iso

                                          Shpresoj qe te vazhdoi te "flasi" me heshtjen e tij,per nje gje jam i sigurte qe sali vukun nuk e ka dashur kurre(vetem per interes) dhe pacet e pilafin te lokali i Pates te shkolla e kuqe i ka "pushkatuar"me dopiot e rakise ku ishte ne gare me dash shehin(kuptohet dashi e fitonte garen gjithmone).

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dum babën

                                            Me këtë lëvizje E "lartësive "më shumë veten E bëre barabar me babalen(Lulushin) ...pas 2050 do marrësh frutat që mbille dje...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Horri bulevardit

                                              E ke qare o Pate kete artikull! Pika loti me rreshqisni mbi faqe kur lexoja kete epitaf ne necrotafi!Ke vetem nje gabim qe nuk e ke mbyllur me "I paharuar kujtimi i tij"!Xhakete e kthyme .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. g
                                                gazetari

                                                Shoku Alfred Cakos, imagjinoni ca truri ka

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tironci

                                                  Ky eshte nje cope gomari qe fryhet e kujton se çfare eshte .Tip servil, nderron lekure si kamaleon per t’ju pershtat situatave qe krijohen. Vetem per te vjedh dynjane qe qe i zoti ky.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. V
                                                    Vizionisti

                                                    Nuk na thua personaliteti i tij i larte ku qendron ?Mos valle e ke fjalen kur kapi majen e karieres te nje politikani duke u bere President i vendit(ku kete funksion po e bene edhe nje Begaj,ku po ta lesh te eci ne kembe kerkush nuk e njeh)e pasktaj formoi nje partiçke duke u bere krye.ari i saj,ndoshta ngaqe e shikonte vehten pas mandatit si njeri pa vlere dhe pa perfitime familjare!Ai iu bashkua Lul Bashes padyshim per llokma se po te qe per pune te mbara ne kete vend sikur te mblidhen te gjithe keta hajduta dhe interesaxhi e te punojne per kete vend pavaresisht nga aftesite e kufizuara as nje te dhjeten e Edi Rames nuk mund te arrijne sepse nuk eshte me te thene por me te dhene o Pate.Por nuk ta marre per ters se mosha bene te veten e ne fund te fundit nje "pate" vetem ga ga ga ga mund te beje!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. a
                                                      astrit

                                                      E Djathta ka nevoje per figura si Presidenti Topi. Pd se ka lluksin e as mendesine e provincialit Berisha ti mbylli dyert qytetarise.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. p
                                                        pilo Lala

                                                        Do hiqni ndonjehere dore nga keta te mbaruar qe ka promovuar Sali Berisha. Duhet te dali nje ligj, kushdo qe ka takuar te pakten nje here Sali Berishen, duhet te perjashtohet nga politika.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. N
                                                        Nje i Moshuar

                                                        Ik ore dreq se nje mut jeni ,bashi buzeket e Sali Kriminelit .Kepusni qafen dhe mos na dilni me ne skene se na vjen per te vjell plehra

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje