Rrëfimi i Fatos Nanos: Kur isha 9 vjeç, për pak vdiqa. Si më përjashtuan nga gjimnazi, me Fatos Lubonjën

31 Gusht 2023, 10:58Politika TEMA
Rrëfimi i Fatos Nanos: Kur isha 9 vjeç, për pak vdiqa. Si

Ndërsa Fatos Nano ndodhet i shtruar në spital Rudina Xhunga ka risjellë një intervistë të tij të dhënë për “Koha Jonë”, ku ai tregonte disa detaje nga jeta e vet.

E një prej tyre ishte se Nano, për pak ndërroi jetë kur ishte vetëm 9 vjeç.

-Si t’ju drejtohet “Koha Jonë”, pas daljes nga burgu, zoti, apo shoku Fatos?

Të bëhemi shokë, aq më mirë. Ndoshta, shoku është apelativ më pak zyrtar dhe më shumë njerëzor.

Ku keni lindur dhe kur?

Në maternitetin e Tiranës, në shtator të 52-shit.

Ju kanë treguar për ndonjë shenjë të veçantë të ditës së lindjes?

Ka qenë ditë krejt e zakonshme. Shenjat e çuditshme, s’di sa parathënëse u shfaqën më vonë. Në moshën 9 vjeçare nëna më solli dhe një herë në jetë. Ndërsa kisha rënë në kllapi, pas një konvulsioni ethesh dhe gjyshja mendonte se flija, nëna, e porsa kthyer nga shkolla ku jepte mësim, me intuitën që vetëm nëna e ka, më rrëmbeu nga vdekja e afërt dhe me biçikletë më çoi përtej çdo shpejtësie të imagjinueshme në spital.

Në shkollë ishit nxënës ambicioz apo…?

Vizioni im i hershëm ka qenë të shijoja jetën pa neglizhuar përgatitjen për gjithë ç’mund të ndeshja rrugës. Ngaherë i kam pranuar dhe përballuar sfidat, por s’mund të them se i kam fituar të gjitha. Ambicioz? Sigurisht, në sensin ndërtues.

-Kur filluat të interesoheshit për socializmin?

Atë kohë socializmi ishte ideja fener. Qiell i kaltër, ku dhe mund të luaje, së paku deri në adoleshencë. Raporti me jetën i brezit tim s’ka qenë fort i ankthshëm dhe rrjedhimisht pa shumë maja. Ka pasur nga ata që kanë dëshiruar majat derisa kanë dëgjuar ndonjë… fërshëllimë polici. Për shembull, mua dhe Fatos Lubonjës na ka qëlluar të na përjashtojnë nga gjimnazi për një ngjarje krejt banale. Dikush edhe është ndeshur në moshë të hershme me kufizimet e regjimit e dikush jo, për kombinacion rrethanash.

-Pse student i Ekonomisë Politike?

Isha në plazh, kur më thanë se më kishte dalë e drejta e studimit për ekonomi politike. Kur pyeta, ç’kërkonin bashkë ekonomia me politikën, më shpjeguan se kishte të bënte me Marksin. Atëherë kërkova një libër të tij dhe gjeta Kapitalin. Mandej me rrjedhën e kurbës profesionale, kam konstatuar me qetësi racionale se ekonomist nuk mund të bëhesh pa njohur edhe Kapitalin, në sensin e njohjes së historisë së doktrinave të mendimit, ku mund të dallosh qartë kthesat, apo spekulimet që janë bërë me idetë në kohë të ndryshme.

-Dhe pas periudhës studentore, ende vazhdon t’ju tërheqë socializmi?

Idetë në çdo kohë i përgjigjen rrethanave të caktuara dhe është absurditet i provuar nga historia të transportosh konkluzione apriori, nga një epokë në tjetrën, pasi i imponon brezave që vijnë skllavërinë e mendimit. Përfundimisht socializmi dhe sot është një ide, një doktrinë dhe do dëshiroja të veçoja si shtyllën e tij solidaritetin social, idenë e shanseve të barabarta, ose më saktë mekanizmin e mbrojtjes së shtresave të margjinalizuara të shoqërisë.

 

28 Komente

  1. ing.Astriti

    Uroj ,dhe shume shpresoj qe do ta kaloje edhe kete mundim jetesore qe vjen nga natyra, mbasi ka kaluar nje kalvare dantesk nga " njerzit e rinje", te "politikes demokratike".

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jim-Canada

      "mekanizmin e mbrojtjes së shtresave të margjinalizuara të shoqërisë."( Socializmi) Mbrojtes krahas atyre ne nevoje edhe i atyre dembeleve dhe abuzuesve.

      Përgjigjjuni
    2. d
      detto tra noi

      Pyetja sekrete - Pas kaq vitesh, ende ju terheq Bixhozi! Tosi : Ju e dini qe Huqi vdes me shpirtin...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dino

        Nje hale me pak.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dino

          Nje hale me Pak.

          Përgjigjjuni
          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

            Fatosi i takon brezit të revolucionit kinez,por duke jetuar në bllok, ndikohej më shumë nga ai rus

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shok i Lubonjes

              Ti "kendveshtrimi ndryshe" ose je i pa informuar , ose je injorant rural . Fatos Nano , nuk ka jetuar asnje minute ne bllok . Shtepia e ti deri ne vitin 1999 , ka qene ne rrugen Hoxha Tasim . Ti do jesh ndonje bari bjeshkesh , militant i Sali non grates , qe ke degjuar per politiken e asaj kohe dhe sot je bere analist me Bushatin e bllokut me shoke .

              Përgjigjjuni
            2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Fatosi i takon brezit të revolucionit kinez,por duke jetuar në bllok, ndikohej më shumë nga ai rus

              Përgjigjjuni
              1. N
                Ndjej neveri kur lartesohen pijanecet e kurvaret

                Pas 97' kishte shansin te bente ate qe ben Rama sot. Sikur te ishte tamam burre shteti do ishim ne BE sot dhe Saliu do kishte dale nga burgu ????. Na humbi 20 vjet se ndoqi uzon,lulezoi kazinote frekuentoi kabarete e xhoanat. Asgje per ti dhene a merituar medalje ...Mbase asfalia greke duhet ta dekoroje sic dekoroi Meten.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Borsh

                  Fatos Nano ngelet lideri bashkohor qe kur u themelua shteti shqipetar, nje profesionist i lidur per politike, meriton me shume por i uroj nga shpirti sherim sa me te shpejt dhe ti bashkohet familjes, dhe ????te uroj legjend

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    E tregon vete me siper, ne interviste: "kam qene i prirur ta gezoj jeten!". Dhe kjo beri qe dhe kur, pas renies se regjimit komunist, i hyri politikes, më sakte e emeruan, dhe keshtu rolin si kryeminister me se shumti e vuri ne sherbim te realizimit te kenaqesive vetjake. U kthye në nje hedonist. Mos flasim më tej per korrupsionin qe në mandatin e tij te dyte lulezoi, dhe qe fatkeqesisht pakenaqesia popullore dge faktore te there, mundesoi risjelljen në pushtet mik-armikun e tij Saleh Berisha. Një Nano ndryshe, pa Berishen, do te mundesonte dhe nje Shqiperi ndryshe. Per kete të fundit Nano eshte mekatar.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nje njeri qe te vlereson

                      Ne intervisten qe i ka dhene Rudina Xhunges, Fatos Nano eshte goxha i Ekujlibruar dhe me kapacitet por me vjen keq per Alkolin qe perdor me siguri nga ai e ka gjithe kete demtim, ndoshta e ka nje arsye te forte dhe me vjen keq nuk eshte treguar i forte ne kete drejtim ka humbur per vehte shendetin si dhe i mungon Shoqerise nje mendje e ndritur . Sherim te shpejte te uroj dhe me mendje te kthjellet . Bete mire qe e nxoret kete interviste per te mos e ngateruar se kush eshte Fatos Nano .

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hako

                        Ju dha shansi dhe mundesia qe te behej BURRE -SHTETI, por beri nje mut , u be me ate qe do te etiketohet ne histori: pijanec, bixhozli dhe hajdut.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nje njeri qe te vlereson

                          Ne intervisten qe i ka dhene Rudina Xhunges, Fatos Nano eshte goxha i Ekujlibruar dhe me kapacitet por me vjen keq per Alkolin qe perdor me siguri nga ai e ka gjithe kete demtim, ndoshta e ka nje arsye te forte dhe me vjen keq nuk eshte treguar i forte ne kete drejtim ka humbur per vehte shendetin si dhe i mungon Shoqerise nje mendje e ndritur . Sherim te shpejte te uroj dhe me mendje te kthjellet . Bete mire qe e nxoret kete interviste per te mos e ngateruar se kush eshte Fatos Nano .

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shendet dhe me kembe ne Toke..

                            Sherim sa me te shpejte,, se i duhet Popullit shqiptare per te dhene idera te reja .. Fatekeqesisht disa e mirepresin fundin negativ vdekjen ( Investitoret Biznesmen ! ) se kane detyrime ndaj liderit Nano ! qe te Jetoje i lumtur ne Austri ! Prandaj dhe fjalia " Politike " quhet ( ? ) Ndersa Nanon duhet ta quhajme Hero ..

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shendet dhe me kembe ne Toke..

                              Sherim sa me te shpejte,, se i duhet Popullit shqiptare per te dhene idera te reja .. Fatekeqesisht disa e mirepresin fundin negativ vdekjen ( Investitoret Biznesmen ! ) se kane detyrime ndaj liderit Nano ! qe te Jetoje i lumtur ne Austri ! Prandaj dhe fjalia " Politike " quhet ( ? ) Ndersa Nanon duhet ta quhajme Hero ..

                              Përgjigjjuni
                              1. W
                                WWW

                                Filluat prap me kete plehren ju....

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  I paanshem

                                  Fatos Nano eshte nje lider liberal i rralle. Reformoi sa mundi nje parti bunker e dale nga nje regjim i eger e barbar. Meritat e tije jane te jashtzakonshme, i afte, i zgjuar, liberal, bashkpunues dhe mbi te gjitha racional ne vendimarrje. I uroj sherim e shendet.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. 1
                                    1234

                                    Jo per shtet ligjor. Vetem per shtet rrumpalle

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Drejtesia e munguar

                                      Fatos Nano me gjithe bagazhin qe ka ,nuk arriti asnjehere te ishte i vendosur per ndertimin e shtetit te se drejtes sic u pretendua.Gjate kohes qe ishte ne politike,si ekonomist,nuk mundi te bej bilance te sakta dhe te shtronte perspektive per vendin.Ai u udhehoq nga rruga,te dale ku te dale.I vetmim mesim i mire i tij eshte qe pas deshtimit per here te trete si K/minister u terhoq nga politika aktive.Nuk mund te harrohen "flirtet"me Berishen kunder Qeverive Socialiste. Ne ane humanitare i uroj sherim te shpejte .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sali rrocka

                                        Fatos Nano dhe 100 veset e tij nuk mund te quhet burre shteti. I korruptuar deri ne palce i mundesoi gjithe administrates shqiptare te zhytej ne korrupsion. Portet,aeroporti,bankat,telefonite mobile,kontratat e para me fushat e naftes te zyra e tij jane bere. Shqiperia nuk kish tra dogane me Shpetim Idrizin drejtor , korporata elektroenergjitike me Harasanin drejtor dhe gjithe drejtorite e tjera vetem vidhnin ErjEtj

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zaza

                                          Je brilant Konte monte kristo

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Abazi

                                            Thenia me inteligjente e Fatos Nanos eshte kur i ka thene Sàliut "Legen marteniteti"

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Moni

                                              Te lindesh i privilegjuar eshte fat dhe shyqyr qe ti e pate e ate fat. Por mbete nje mbeturine Katovice dhe asgje me shume. E vole kete vend dhe ti se bashku me te tjeret. Thone qe gjynahet nese nuk i lan ai qe i ben, fatkeqesisht i kalojne brezit te ardhshem, qe mbase s'ka faj per pislleqet e prinderve.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mesuesi

                                                Abaz! Shkruhet materniteti dhe jo marteniteti.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Z
                                                  Zina sallaksja byçe vogla

                                                  Nano ishte nje lider i rralle. Per fat te keq nuk e mori ai pishtetin ne 92? Shqiperia do ishte transformuar totalisht. Nuk do ishin prishur 500 e ca uzina e fabrika por do beheshin rentabel dhe do punonin njerzit edhe sot. Erdhi ai shpellari Sali qe dogji, prishi, vrau gjithe dynjane??? Kafsha!!! Fat i keq i shqiptarve

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Enzo

                                                    Pyesim dhe çuditemi???!!! Nuk paska para t'a beje kuren ne Vjene, ku rri, apo ... i eshte hapur dhe ketij ndonje dosje ne SPAK dhe, siç u kthye Likja nga greku u kthye dhe ky nga ....???!!!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. j
                                                      joel shkodra

                                                      Jeni perjashtuar nga shkolla bashke me Fatos Lubonjen? Perse? Per histori banale? Nuk me duket se ka qene edhe aq banale, por shpetuat dhe shkuat ne universitet sepse ishit "bijte e baballareve".

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje