Rrëmuja në Kuvend, Toni Gogu: Vulëhumburit kanë hallin e gjyqit, kush të marrë partinë

6 Qershor 2024, 20:50Politika TEMA
Rrëmuja në Kuvend, Toni Gogu: Vulëhumburit kanë hallin e

Zv.kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Toni Gogu, ka komentuar sot zhvillimet e fundit të sencës plenare duke sqaruar se gjithë problemi i opozitës qëndron në faktin se “vulëhumburve” po u afrohet data e gjyqit.

“Vulëhumburit kanë krijuar këtë zallamahi sepse kanë hallin e gjyqit. Po i vjen data e gjyqit dhe halli është se kush do marrë partinë, se njëri do marrë partinë nga ata”, – u shpreh Gogu në një dalje për mediat më herët gjatë ditës sot.

Duke iu referuar edhe mandatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Gogu sqaroi se, parlamenti nuk heq mandate por vetëm verifikon dhe u përgjigjet kërkesave të institucioneve përkatëse.

“Ata kanë edhe hallin e atij burrit që rri majë ballkoni. Ne nuk heqim mandate, ne vetëm verifikojmë sipas kërkesave. Nëse flasim a duhet hequr mandati një deputeti që nuk vjen në Kuvend për këtë duhet pyetur ai deputet pse nuk ndjek punimet e Kuvendit.” – tha Gogu.

Seanca e sotme u zhvillua me një serë tensionesh nga ana e opozitës, e cila disa here bllokoi punimet e seancës plenare.

1 Komente

  1. r
    robi

    thone se kandidati me i mundshem per kryetar te foltores se vicidolit pas abdikimit nga froni te imam haxhi dede sali dumbabes me 40 hajdute eshte krrici i fao pace pilafit me 2 gishta lart se vetem ai mund ta mbaje lart frymen e pordhestave rrugore se ka eksperience te madhe nga bllokimi i unazes ne Astir .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje