Nga Ylli Pata
11 maji rriti numrin e deputetëve për Edi Ramën dhe zvogëloi atë për Sali Berishës. Futi 3 parti të reja në Kuvend, si dhe rinovoi një pjesë të rëndësishëm të emrave të Parlamentit.
Megjithatë, një rezultat tjetër i zgjedhjeve, që edhe pse nuk sollën ndryshim 180 gradë, gjithsesi lëvizje, është bllokimi i një modeli politikani, që po hynte me vrik në hapësirën publike shqiptaret.
Politikanit panelist, pra VIP apo banor bigbrotheri, ku më e rëndësishme nga ato çfarë thotë e bën, është se sa i rëndësishëm apo i famshëm është ai vetë.
Karma siç thuhet sot, e dikush i thotë fati apo kosmosi ka mënyra të ndryshme për të lëvizur gjërat. Në Parlament nga partitë e reja për shembull nuk hynë star-ët e studiove dhe liveve në social, por emra të tjerë, të cilët nuk kanë qenë “banorë të shtëpisë” në karantinën e gjatë të fushatës, që ka kapërcyer afatin zyrtar.
Duket një shenjë e ndrojtur, po që sipas të gjitha gjasave do të mund të korigjojë yryshin e një fenomeni krejt jo racional të galopit të atllarëve të rinj që të zinin vend në vendqëndrimin luksoz të kuajve të racës së politikës shqiptare.
Mania e bërjes i rëndësishëm si personazh, e jo aktet politike të rëndësishme, çoi në një velitje të publikut nga një kakofoni sjelljesh dhe retorike që i godiste përnatë. Duke humbur kështu ditë pas dite, shpresën se po lind një klasë që ka një vizion ndryshe nga elita apo kasta e vjetër.
Nuk është aspak e rastësishme që Ambasada e SHBA ka thirrur deputetët e rinj nga të gjitha forcat dhe i ka dhënë një mundësi trajnimi, aty ku është hard core e politikës botërore: Kongresi amerikan. Pra Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, ku bëhet politikë jo vetëm e nivelit të lartë, por edhe e intensitetit të lartë.
Kjo lëvizje e Ambasadës së SHBA në Tiranë, përveçse një kontribut për të ndihmuar rishtarët, është edhe një sinjal i qartë për mjedisin politik, si dhe për elektoratin. Me anë të këtij akti, SHBA synon të bëje hapin e dytë të lëvizjes pro qytetarëve, pas angazhimit dhe mbështetjes së reformës në drejtësi.
Pas kthimit nga SHBA, deputetët e rinj, do të kenë sipas gjasave më shumë dije për mënyrën dhe hilet e politikës. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë kur politikanët tanë janë trajnuar në parlamentet e vendeve të mëdha perëndimore, e kur kanë ardhur këtu, e kanë përdorur dijen si një pasaportë, e jo si një bllok për ta hapur herë pas here.
Sfida për rishtarët është pikërisht se a do ta nisin ta zbatojnë ato që kanë mësuar në korridoret më të zhurmshme të politikës botërore. E kjo do të vihet re që në seancat e para të Parlamentit të ri, që nis në fillimin e shtatorit. E ku sipas gjasave, mësimi më i rëndësishëm që ju kanë ngulitur është se primare nuk është të jesh personazh i famshëm me shumë ndjekës, por aktet që mbrojnë e kauzat që mbështesin, të cilat peshohen nga koha se sa të rëndësishme janë.
Mirë bën Amerika që i trainon dhe i pëgatit deputetët e rinj për debat konstruktiv në parlament , po ç’a ti bësh plakut Berishë që ka mbledhur një tufë militantë injorantë të lodhur nga politika që vetëm zhurmë dhe zjarr e flakë dinë të bëjnë në palament . Konkretisht Paloka , Flamur mushka , Albana që i mban oturakun , devolliu që rreh shoferat rrugës e plot 50 sejmenë të tjerë që sillen në parlament si rrugaçë ordinerë . Pa dyshim që ata nuk janë të zgjedhurit e popullit dhe nuk ka se si të mbrojnë interesat e tij , ata mbrojnë interesat e Berishës dhe familjes së tij hajdute të çertifikuar , prandaj sillen në atë mënyrë .
Kë kanë thirrur SHBA? Belind Këlliçin dhe Klevis Balliun? Po këta janë më të vjetër se Berisha nga truri.
A ka me rrugac se ky ne fotografi, me injorant, me goje ndyre, shkurt hesapi nje gamor. Si mund te jete ndryshe i biri i Vasilikes?
Ky horri me këmbët përpjetë mbi tavolinë është më qenbirqeni se qeni i qenit të qenit, që ato para rroge, të cilat janë djersë dhe mund i popullit, iu zënçin në grykë, jo për të vdekur, apo për të mbetur sakat, por mbase kupton dhe mëson diçka prej realitetit e bëhet njeri. Me këtë mënyrë qëndrimi në karriken e popullit ky tregon nivelin e një dallkauku, që e fut saliLarua në lista të sigurta, ndryshe nuk ia vë kush në pullë, askush nuk e voton dhe merr rrugët e emigrimit...