VIDEO/ Më afër BE: Shqipëria prezanton Strategjinë e Inteligjencës Artificiale 2025–2030

18 Gusht 2025, 14:44Politika TEMA
VIDEO/ Më afër BE: Shqipëria prezanton Strategjinë e

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale 2025–2030, një dokument që synon të shndërrojë teknologjinë e re në motor të rritjes ekonomike, inovacionit dhe përmirësimit të shërbimeve publike.

Strategjia, e hartuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, përcakton objektiva kryesore si:

Harmonizimi me standardet e BE-së,
Zhvillimi i infrastrukturës digjitale,
Forcimi i kapaciteteve kërkimore dhe fuqisë punëtore,
Nxitja e partneriteteve publik–privat,
Garantimi i përdorimit etik e transparent të IA-së.

Në vizionin e qeverisë, deri më 2030 Shqipëria do të jetë një shoqëri e fuqizuar digjitalisht, me IA të pranishme në sektorë si shëndetësia, arsimi, bujqësia, transporti, energjia dhe turizmi.

Kryeministri Edi Rama e ka lidhur këtë proces edhe me luftën kundër korrupsionit, duke sugjeruar madje mundësinë e një ministrie të drejtuar nga inteligjenca artificiale.

Strategjia synon gjithashtu të adresojë sfidat e brendshme si mungesa e kuadrit të plotë rregullator, kapacitetet teknike të kufizuara dhe hendeku digjital mes zonave urbane e rurale.

Sipas qeverisë, kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm jo vetëm për transformimin digjital të vendit, por edhe për përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

4 Komente

  1. P
    Pastërtia gjysma e shëndetit

    Ore, vite me rradhë kaloj pushimet verore në Shëngjin dhe nuk ka kurrfarë përmirësimi në mbledhjen e plehërave! Kazanët e vjetër të plehërave vendosen në rrugën kryesore përgjatë plazhit, 5 metra nga plazhi dhe ashtu të tejmbushura me kapak të hapur rrinë deri në gjysmëdite duke kundërmuar erë të keqe që mbërrinë deri te hundët e plazhistëve. Ata kazanë lëshojnë lëngun kundërmues në rrugë dhe kështu era e keqe mbetet edhe pas zbrazjes së kazanëve dhe heqja e tyre. Rruga nuk pastrohet me ujë. Ka ditë që jam kthyer nga pushimet dhe kjo erë nuk më hiqet! Për trafikun e bllokuar nuk po flas. A mendoni që Intelgjenca Artificiale do ta zgjidhë këtë problem?

    Përgjigjjuni

        Pika me ne b.... o Ed Rama

        Bravo, te lumte! Mbase inteligjenca artificiale do ta na ndihmoje ne popullin fukara te shpetojme nga mushkonjat dhe investimet pa fund te tepruara te Rames vetem per Vloren dhe infrastrukturet e Samir Maneve ne bregdetin e jugut. Robote duhet te zevendesojne trurin e korruptuar te Rames dhe te orientojne investimet publike per shendetin publik edhe mbi Vlore deri ne Shkoder. Duke filluar me mushkonjat, berllogun, ujin e kanalizimet.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Drejtësia

        A nuk do ishte më mirë që IA te zgjdhte dhe çështjet gjyqësore, në mënyrë që të zhdukej korrupsioni dhe që Saliu të mos mbante dy herë në muaj konferenca shtypi para SPAK-ut për Dumanin dhe Gjoken ?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje