Rruga e PD-së së Enkelejd Alibeajt

20 Dhjetor 2022, 18:02Politika TEMA

Rruga e PD-së së Enkelejd Alibeajt

Nga Ylli Pata

Opozita parlamentare, pra bëhet fjalë Enkelejd Alibeaj, ka një mundësi unike sot në situatën politike aktuale. Të imponojë një reformë zgjedhore, që të sjellë një fuqi politike të shtuar, por edhe besueshmëri për kryetarët e rinj të bashkive në vend.

Më shumë sesa rindarja e bashkive, që mund të jetë edhe legjtime, rregullimi më i rëndësishëm që u kthen qytetarëve fuqinë e tyre elektorale është rikthimi i balotazhit, apo sistemit francez.

Është një sistem që e kanë edhe vende që sot përdorin proporcionalin në zgjedhjet e përgjitshme, si për shembull Kosova, Greqia, apo edhe vende të tjera. Me reformën zgjedhore të vitit 2000, u rrëzua formula e vjetër me dy turne ku kryetar zgjidhet ai që fiton 50% plus 1 votë, e aktualisht mund të zgjidhet kandidati që merr një votë më shumë.

Balotazhi është një sistem që korrekton votën relative, duke dhënë mundësinë që në një raund të dytë, të reflektohet si nga ana sasiore ashtu edhe cilësore në lidhje me kandidatët në garë.

Ka më shumë se një provë, se sistemi me dy turne është disa fish më i drejtë se aktuali. Në vitin 1996 në zgjedhjet e 20 tetorit në qytetin e Shkodrës u paraqiten tre kandidatë për kryetarë bashkie. 

Një nga PD, e cila ishte në kulmin e pushtetit, një nga PS, e frustruar nga duna e zgjedhjeve parlamentare të 26 majit të atij viti, e një nga E Djathta e Bashkueme Shkodrane, një formacion politik i krijuar nga partitë e vjetra nacionaliste si Balli Kombëtar dhe Legaliteti. 

Dhuna e zgjedhjeve parlamentare bëri që në raundin e parë të zgjedhjeve vendore në Shkodër, të paraqiten një numër i vogël votuesish. Abstenimi ishte mbreti i zgjedhjeve të 20 tetorit në Shkodër. 

Në fund, kandidati zyrtar i PD-së nuk arriti të fitojë në raundin e parë, edhe pse u rendit në krye. Kështu që si doli në balotazh me kandidatin e DBSH-së, Bahri Boriçi. Në raundin e parë kishte një numër të vogël votuesish si nga elektorati i majtë, por edhe nga ai i djathtë që nuk e kelqente PD-në.

Dy javë më vonë, pati një dyndje në kutitë e votimit të qytetarëve, pasi panë realisht mundësinë e një ndryshimi. Gjë që ndodhi.

Kurse sistemi aktual me fitoren relative, krijon të gjitha gjasat që kandidatët të kapin atë që quhet maksimumi i faktorëve rilevantë në territory. Gara kthehet në luftë, e në fund nuk kemi një rezultat që afrohet tek vullneti i shumicës së votuesve.

Ky lloj sistemi përdoret kryesisht në demokraci me provë të gjatë pjekurie si ato anglosaksone, ndërkohë që në shumicën e Europës përdoret balotazhi.

Shqipëria e ka nisur dhe krijoi një traditë të mirë. Pasi partitë nuk vinin tek një kandidat që e pëlqen baza e militantëve të thekur, por pjesa e moderuar e elektoratit. E kjo ka frenuar shumë partitë që të ofrojnë “skifterë”. Pasi balotazhi imponon gjithmonë drejt qendrës.

Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, ka mundësinë që tani të imponojë një ndryshim të tillë, natyrisht duke kërkuar edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve nëpërmjet OSBE-së. Balotazhi, nuk lejon që të kryhen “dirty game” si ajo e 6 marsit, që natyrisht nuk mund të përsëritet. 

Por kjo jo vetëm për Shkodrën por për të gjithë bashkitë, ku në një sistem me dy raunde, ka më shumë mundësi për tu afruar tek vullneti i qytetarëve që votojnë dy herë.

17 Komente

  1. P
    Politolog

    Ky propozim nuk eshte I vlefshem gjithmone. Ka zona te cilat e kane jashte nje pjese te elektoratit dhe ata nuk mund te vijne dy here brenda nje jave ne Shqiperi. Sidomos per zonat e minoritetit ky propozim eshte negativ.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bozhigradi

      Bedel- u tha Rama ketyre. Bedel- ai qe shkon ne lufte apo ne ushtri ne vend te nje tjetri kudrejt nje pagese.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Ali-Beaj eshte 100% Kryetari i ardhshem i PD-s, eshte pjell e Medreses dhe e Xhamive prandaj eshte i perzgjedhuri i Sulltanit. $$$$$$$$$ Nqs dal genjeshtar do te kerkoj Publikisht falje. $$$$$$$$$ Nqs dal i vertet (100% i sigurt) atehere te shqetesoheni dhe te kuptoni sa te drejt kam ne ato qe thom, qe Skiperia eshte defakto Arnautistan nje provinc Ottomane.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ari

          Me mire "province otomane" dhe te kemi identitetin shqiptar, se sa e ndare mes serbeve, grekerve dhe , pse jo, italianeve, qe kerkojne shuarjen e shqiptarit nga harta... Eshte politike e vjeter do te thoni ju? Po, por aty, ne sirtaret e tyre eshte kjo dosje...

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Fiks me kete dilem te rrem ka avancuar Neo-Ottomanizmi. Me kete dilem te rem e mbajtem 45 vjet sketeren Komuniste, me kete dilem ... "mooos erdhi Greku te na marri Vorjo Epirin" kaluan dhe 32 vjet Dhimokratia ... dhe perralla vazhdon, per te kamufluar rrezikun e vertet te Turqizimit. $$$$$$$$ Pasi beren hapin e pare perpara 600 vitesh te shfarosjes se Arberve dhe te tjetrsimit te Arberis ne Skiperi te Ismail Bej Turko-spermes.

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Bombardimet e NATO-s se Evropianve, me firmen e Grekeve dhe te Italianve ta falen Kosoven dhe ta zgjeruan Albanistanin. $$$$$$$$ Prandaj leri keto peralla. Sepse Turqiret vetem ne Minare ("raketat e Islamit" sipas Erdoganit), ne Xhami dhe Medrese investuan.

              Përgjigjjuni
          2. F
            FCB

            " PD - ja e Alibeajt "

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardan

              PD zyrtare dhe PS duhet te bashkepunojne per te debuar nga Politika Bajraktarin e Vicidolit, kreun e agjentures serbo-ruse ne Shquperi, kryehajdutin dhe kryekriminelin Sali Berisha.

              Përgjigjjuni
              1. Tuti

                Sot për sot vetëm Alibeaj duhet të vazhdojë në PD të tjerët duhet të zbythen PD nga e para

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Koli

                  Sa te vjen per te qeshur kur shikon ate Pederasin Bardhi qe ben dhe si i forte ne Parlament.E di qe ka shume ne Politiken Botnore njerez si Bardhi,por sec ka nje Lezet te madh ketu ne Shqipni,kur sheh Gaz Bardhin te flase per Moral,etike,demokraci,etj.Eshte pake e veshtire per ne Shqiptaret e kohes Enverit,kur shohim qe tipa si Bardhnat behen Ministra,dhe sekretar partie.Ne kohen e Dulles ky i Shkrete do ishte ne Burg,si Cim Tola ne Elbasan.Eh gallate,gallate,trimat e Lulzimes duan dhe Partine tani.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tanguli

                    Eshte pa vlere Personazhi,artikulli edhe Gazetari qe shkruan ato qe vete i ka te qarta….

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      bajga e Fshatit me pederastin surratLesh

                      hahahahahahah kta jane Opozita e Plehrave te rruges por kurr i nji shoqerie qytetare

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Epo kjo pune

                        Edhe Yll, Edhe patë Sikur s’vete O i ngratë

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          redaktori

                          PD e Alibeajt ekziston vetem ne enderrat e deshirat e ketij pushteti Rama! Ne fakt, c'do Regjim si ky i Rames ka gjithmone deshire te kete nje opozite te tille fiktive pa kurrfare numrash ne elektorat qe ta perdore si fasade per tu treguar te huajve se ka edhe opozite, packa se kjo lloj opozite nuk arrin dot te mbledhe as nje grusht njerezish ne ndonje salle a kafene.

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            redaktori

                            PD e Alibeajt ekziston vetem ne enderrat e deshirat e ketij pushteti Rama! Ne fakt, c'do Regjim si ky i Rames ka gjithmone deshire te kete nje opozite te tille fiktive pa kurrfare numrash ne elektorat qe ta perdore si fasade per tu treguar te huajve se ka edhe opozite, packa se kjo lloj opozite nuk arrin dot te mbledhe as nje grusht njerezish ne ndonje salle a kafene.

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tata luigji

                              Une mendoj qe k/ PD te jete Mul Moka ploteson te gjitha sandartet, kishte problem ate kartelen e te semurit psiqik ate e mori Pastaj me PD do tallim karin

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                dashamires

                                or Tate, po ngaterrohesh or i shkrete ; Ate Kartelen e psikopatise e ka Edi Rama, (ja ka botuar shume here Mero Baze), qe ta marresh vesht zotrote e ta varesh veth tek veshet.

                                Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje