Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra Real Estate kryesisht në zonat bregdetare të vendit

3 Maj 2024, 16:33Ekonomia TEMA

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra Real

Në fillim blenë apartamente e tani po biznes me to. Kryesisht në Durrës e Vlorë, rusë e ukrainas i janë futur tregut të shitblerjes së pronave.

“Kanë hapur me dhjetëra, për të mos thënë me qindra faqe “online”. Kanë hapur rreth 50 zyra. Mendojnë se janë në Shqipëri dhe askush nuk i ngacmon. Tregu ka dyshime se ata po kryejnë shitje dhe blerje jo në konform me rregullat”, thotw Gjin Gjoka, sipërmarrës në tregun e pasurive të patundshme.

Për aktorë nga tregu i pasurive të patundshme, dyndja e shtetasve nga Rusia e Ukraina lidhet me luftën mes dy shteteve e më konkretisht me sanksionet që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë ndaj Moskës.

“Këta shtetas, të cilëve iu është bllokuar kodi SWIFT për shkak të sanksioneve kanë gjetur parajsën fiskle në Shqipëri. Kanë gjetur mënyra për të sjellë deh ka dyshime të arsyeshme se edhe po pastrojnë paratë”, shprehet Gjoka.

Fenomeni pranohet edhe nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Real Estate.

“E kemi ngritur pranë organeve ligj-zbatuese shqetësimin se shtetas rusë, ukrainas, polakë apo çekë po kryejnë aktivitetin e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme në Durrës, Vlorë apo Sarandë. Në informacionet tona, pastërtia e figurës së tyre në shumë raste ka vend për dyshime”, shprehet Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA.

Për kryetarin e Shoqata Kombëtare Shqiptare e Real Estate. Reindaldo Pipira ka nevojë për rishikime ligjore në drejtim të shtrëngim të kontrolleve për licencimin e atyre që ushtrojnë veprimtarinë e shitblerjes së pronave.

“Ka shumë informalitet dhe nëse nuk merren masa ka rrezik për pastrim të parave, origjina e të cilave mund të jetë kudo”, thekson Reinaldo Pipiria.

Gjatë vitit të shkuar dhe muajt e parë të vitit 2024 janë rreth 50 zyra të reja të licencuara në aktivitetin e pasurive të paluajtshme të zotëruara nga shtetas të Europës Lindore.

8 Komente

  1. S
    Sllobodanka

    Ne jemi ketu, mos u dorwzonp!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evropiani nga Shqipëria

      Me këtë qeveri do ktheheni në minoritet.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Stop për rusët

        Mos i futni të gjithë në 1 thes. Rusët ndajini veçant dhe ndalojeni shitjen.

        Përgjigjjuni
        1. z
          zzz

          Do zoti krisht ,,,,te vin Ruset dhe te blejne troje ne fshatrat orthodhoks ,,,,

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbereshi

            do blejne halete e fshatit!

            Përgjigjjuni
            1. x
              xxx

              Me mire ruset se nevojtoret si puna jote!

              Përgjigjjuni
            2. s
              sapa

              Nje prone ka disa Pronare dhe ata nuk e dine akoma!

              Përgjigjjuni
              1. M
                MYRTO

                QETESOHUNI O POPULL. JO TE GJITHE RUSET JANE KRIMINELE.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje