
Nga Alba Malltezi
Pas rrëfimeve të Sali Berishës me orgji, elokuenca e shokëve të tij të “luftës” për të vëzhguar ndaj korrupsionit dhe gabimeve të qeverisë, vazhdoi në nivele të papara elegance dhe retorike politike. Ligjërimi i deputetit Flamur Noka me bilbil, do të rrënqethte Nolin e Konicën, Lasgush Poradecin e Mit’hat Frashërin dhe dilema pas seancës më të fundit në Kuvendin e Shqipërisë është: Deputeti Noka flet më mirë me fjalë apo me bilbil? Këtë performancë të shkëlqyer tashmë u mbetet ta gjykojnë vetëm shqiptarët. Të gjithë ne, tamam si në një Big Brother të radhës, do të zgjedhim se sa vlen një Nokë me bilbil kundër “regjimit” të Ramës.
Thënë kjo, vazhdon të jetë e habitshme se edhe pas pendimit për djegien e mandateve, edhe pas akuzave ndaj Bashës dhe Kryemadhit për djegien e pushtetit që opozita kishte në dorë, opozita e drejtuar sot prej Berishës dhe Metës vazhdon të mos e përdorë pushtetin e opozitës që të kontrollojë. Vazhdon të mos vigjëlojë nëpër komisione, nëpër procedura, nëpër VKM, duke lënë të votohet çdo gjë nën zhurmën e në mjegull, në ekzibicione folklorike dhe bigbrothiste.
A është më e lehtë të bëhet një opozitë kësisoj: Me bilbila, parrulla, muzikë, bërtitje, në rrugë, me sharje, ofendime apo një opozitë e fakteve, e logjikës, profesionale, serioze, e besueshme? Mesa duket është më e lodhshme dhe e sakrificës një opozitë e fakteve se një opozitë e bilbilave, ndaj sot është e qartë: Djegia e mëparshme e mandateve, ishte thjeshtë një dëshirë për të mos mbajtur premtimit kur u mandatuan nga qytetarët.
Disa gra deputete dhe ministre ne Kuvend bënë një deklaratë kundër fjalorit denigrues të Berishës. Eshtë fare e kotë. Mjaftoni të shihni parrullat para Kuvendit me fjalët aludime për Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zonjën Yuri Kim, që të kuptojmë sa i frikësuar nga ligji është Berisha dhe të tijët sot. Kur përdoret ai fjalor ndaj ambasadores së një superfuqie, mendoni çmund të thuret për një Elisë, Belindë, a Nikollë...
“Mësuesi i letërsisë “ : Fredi bilbilit i bie gjithë ditën , BILBIL është dhe nga mëndja . Aq di , aq bën .
U lodh i ziu Mul. Ju enjten damaret e qafes. Te isha ne salle do e nxisja bjeri Mul bjeri Bravo Mul me fort sa ti binte te fiket te ziut.
BJERI GAJDES GAJDEXHI . GAJDEXHI TU THAFTE GOJA . O FLAMUR FLAMUR I ZI . BJERI ME TU THAFTE DORA / LULI
Pse cuditeni bilbil nga mendja nga bibilat i rrethuar vetm bililit di ti bjere
Boll Ma me kete Agjent te UDB.Te gjithe e dime se Ai Edepsez ka ardhur nga Zyrat e UDB.Sali Kerma si Kryetar i celules se UDB e vuri dhe Minister te Puneve te Brendshme.Nga ana tjeter e pranonte Fazlliçin ne Mbledhjet e Komisionit te Sigurise.Boll ma me keta Tradhetare dhe kriminele.Drejtesia e Re duhet te Veproje.
po para se te behej polic roje" fiqesh "ka qene ,e perbashkta e te dy profesioneve bilbili eshte,