Sa po kushtojnë takimet me diasporën? Spiropali: Nuk jam llogaritare, kryeministri e ka për detyrë të kujdeset për ata jashtë vendit

27 Maj 2024, 22:41Politika TEMA
Sa po kushtojnë takimet me diasporën? Spiropali: Nuk jam llogaritare,

Socialistët kanë mbajtur deri më tani dy takime me shqiptarët e diasporës, në Athinë dhe Milano dhe pritet që gjatë qershorit kryeministri të takojë shqiptarët në Gjermani dhe ata në Britani të Madhe. Kostot e këtyre takimeve nuk dihen, ndërsa opozita flet për 2 milionë euro abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

E ftuar mbrëmjen e së hënës në “Debat” nga Alba Alishani, Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se llogaritë janë të gjitha institucionale, por shtoi se nuk kanë ndonjë ngut për “të nxjerrë fatura.”

“Nuk jam llogaritare. Kryeministri është në takime, është detyrë e tij, është përgjegjësi e tij kushtetuese. Kujdeset edhe për shtetasit e Shqipërisë, jashtë...”

Spiropali hodhi poshtë edhe një tjetër pretendim të opozitës, atë për autobusë të mbushur me punonjës të administratës në drejtim të Athinës e më pas në Milano.

“Ata (opozita) janë në një lloj autobusi nga i cili nuk zbresin dot...Ne nuk kishim vend, ka pasur me mijëra njerëz që mbetën jashtë. Këto pretendime janë në kufijtë e dëshpërimit.”

Sipas ministres, ndryshe nga sa akuzohet qeveria për shpopullim të vendit, kthimi i emigrantëve në vend për të investuar është tashmë një trend.

Gjatë takimeve të kryeministrit me shqiptarët jashtë vendit, në fjalime nuk është përmendur vota e diasporës. E pyetur në lidhje me këtë çështje, Spiropali tha se, në fakt nuk ka gjë për të diskutuar pasi, ajo që ka mbetur për t’u sqaruar tashmë është mënyra sesi do të votohet.

5 Komente

  1. Z
    Zagali

    Bravo zonja Spiropali,je nje ministre e dhe politkane e zonja. Lum PS-te qe te ka.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Kryehajni e ka per detyre te kujdes per ata jashte vendit, por per tju dhene te drejten e votes…Jo se nuk kane garanci se votojne per ripjelljen.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Reali,realisht i verbër!?

        Përgjigjjuni
      2. D
        Deputete e bija e botës!

        Po mirë moj artiste se kur shoh ty dhe mendoj se çfarë ke bërë në doganë... Njëlloj si Monika me drejtorat ... Deri sot 12 vjet nuk e kishte kushtetues detyrimin të kujdesej por u kujtua sot pas 12 vjetësh

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adriatik.

          Elisa si shume po zbukurohesh.Mos e ke ngrene karucin dhe ta ka derdhur brenda.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje