Sa vota sjell për Berishën dhe Metën protesta e sotme?!

12 Nëntor 2022, 20:02Politika TEMA

Sa vota sjell për Berishën dhe Metën protesta e sotme?!

Nga Ylli Pata

Ka gati një muaj që në televizione e panele është folur për protestën e Sali Berishës dhe Ilir Metës, si një eveniment politik terminal. Natyrisht me një qëllim të caktuar; që të bëjnë të mundur që sa më shumë të bëjnë të mundur që ky eventimet të jetë sa më numeroz.

E në fakt është mjaft e rëndësishme që opinion publik në vend të diskutojë edhe për numrat që e përbëjnë një tubim politik. Por që të jenë reale, e jo virale,  pasi një analizë e numrave vlen më pas për të parë e analizuar realisht zhvillimet politike që sjell një protestë.

Nëse një protestë ka zhvillime të tjera, siç i kemi parë rëndom në Shqipëri, pra dhuna, sherret, rrëmuja, e deri te ngjarjet tragjike, natyrisht janë ato që e marrin të gjithë diskutimin e argumentimin.

Por kur këto ngjarje, aime nuk ndodhin, e që natyrisht është lehtësim, do të duhet të argumentohet politikisht.

E si argument politik janë mesazhet apo sinjalet politike që përçon protesta, së bashku me përfaqësimin njerëzor.

Si mesazh politik, kjo protestë jo vetëm përsëriti qëndrimet e një politike problematike dhe konfliktuale me Perëndimin, por edhe i thelloi më shumë. i thelloi, si nga folësit, që natyrisht janë zgjedhur nga qendra, të cilët folën kryesisht kudnër SHBA, duke protestuar për Non Gratën e Berishës edhe për Perëndimin, por edhe i treguan se mund të ketë rebelim kundër politikës perëndimore.

Këtë e tha Sali Berisha në fjalimin e tij, që duht thënë nuk ishte ndër më të përgatiturit me kujdes siç ka ndodhur ndër vite. Por ajo që Berisha duket kishte përgatitur me kujdes është thirrja që i bëri Perëndimit, se nëse mbështet Edi Ramën do të ketë kundër “Shqiptarët e tij”. Pra qartësisht është kristalizuar një pol politik që është krejt i kundër me atë të Edi Ramës dhe atë të Basha-Alibeajt.

Poli i Ilir Metës, i cili është kundër të gjithë atyre që i konsiderojnë “miq të Edi Ramës”. E kjo as nuk ka nevojë për shumë koment, pasi prej kohësh thuhet hapur edhe nga mbështetësit e tyre mediatikë. Megjithatë, ajo që vlen është analiza se sa vota çon në shtëpi, pra në zgjedhje ky konfiguracion që pamë ne sonte në këtë performancë politike?

Në sondazhet e bëra deri tani, preferenca për çiftin e këtij poli politik nuk ka shkuar asnjëherë mbi 20% por gjithsesi është diçka.  

Megjithatë, sinjali më i rëndësishëm në protestën e sotme është se Sali Berisha nuk hipi në podium asnjë aspirant të mundshëm për tu zgjedhur kryetar bashkie në zgjedhjet lokale që vijnë. Nuk ka podium më të rëndësishëm se një protestë për ta bërë promovimin e kandidatëve që do të jenë edhe “buka” e politikës në zgjedhjet më të ardhshme.

Qoftë edhe një përfaqësues i atyre që kanë dalë në primare, të cilët me short mund të përzgjidhnin njërin prej tyre. Në plate ishin mjaft prej kandidatëve, madje edhe deputetë apo edhe ndonjë kryetar partie aleate si Agron Duka. Por kjo parti nuk është gjë tjetër veçse “Shtëpia e Lirisë” e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të gjithë të tjerët nuk janë gjë tjetër veçse mysafirë….

15 Komente

  1. S
    Studenti

    O Ylli, po ç'ke me shpirtndriturin Arben Duka !!!??? Korigjoje mor vlla! Bëje Agron...

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtria rrumpalle e Saliut

      Ylli Pata, E morëm vesh që t'i i bie kembanave per llogari të Edi Ramës. Kete e dine të gjithë. Por ate pyetjen e ke tamam. Sa vota fiton Berisha nga kjo protesta? Kjo dihet zero vota. Berisha dhe kaqolet qe folen ne tribune u folen atyre qe dihet se jane kunder Rames. Votat e tyre Saliu i ka ne xhep Puma është të fitosh të lekundurit. Por Saliu i çon të lekundurit te Rama. Pra asnje vote nuk ka fituar, por ka humbur votat e të lekundurve. Ata qe folen sot në proteste,mund të kishin folur shumë mire edhe para pasqyres, njesoj do ishte. Por ti Ylli Pata ben mire të mos shkruash, se na sjell zorret tek goja me servilizmin ndaj Rames. Ne mungese të opozites dinjitoze, po shaje nje here Ramen o burrë i dheut se nuk u be qameti. Mos ki frike.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        "Ushtria rrumpallë e saliut" mua më pëlqeu shumë komenti yt. Nëse bisedojmë vetëm për Ramën sigurisht i gjejmë gabime, mirëpo me gogolin pas dere o zotëri, Rama ngjan si engjëll i zbritur nga qielli :( . Kur të vdesi gogoli do shohësh ti kritika ndaj Ramës.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mesuesi

          @ushtria....!Ta 'shajë' Ylli Ramën, po për çfarë? Për modë, ose si i thonë fjalës 'më ka çu nana me la gojën'? Së pari fjala sharje nuk shkon, kritika po! Dhe kësisoj për Ramën, si për këdo, ka plot. Rama është arrogant, është shpotitës, ironik, tallës sidomos me ata që i konsideron realisht inferiorë, me shpifësit ndaj tij, ndaj gjuhës së rrugës, me demagogët dhe sidomos me të provuarit, që si moto kanë atë të hajdutit, që bërtet kapni hajdutin. E pra më thuaj ti, edhe për ato që rendita kundër tij, a nuk bëjnë ato diferencë me ato të 'ushtrisë rumpallë' të Saliut dhe Ilir Metajt? E pra sado ta kritikojë Ylli apo kushdo Ramën, ato sigurisht që ulin kuotat elektorale të tij, por nuk e rrëzojnë dot nga pushteti, që është dhe makthi i dy të mallkuarve siamezë. Diferencën e kanë treguar dhe do ta tregojnë votimet si lokalet dhe ato të 2025-ës. Dhe mbaj mend se protestat i bëjnë popujt e revoltuar dhe jo revoltat e hajdutëve. Rama një ditë do rrëzohet me zgjedhje ose do iki vetë kur ta gjykojë, por dy të mallkuarit kurrë. Vendi i tyre ka qenë shumë më parë në burg. Paçka kjo nuk ka ndodhur se për ta ka punuar deri rani dhe drejtësia e tyre.

          Përgjigjjuni
        2. k
          k

          Po të kisha gjë në dorë,do e rrëzoja Ramën sot. Por kur shikoj hajdutët e korruptuar si fshatari meta apo i korruptuari non grata universal me ata ndyrësira maskarej që i shkojnë mbrapa që janë armiqtë e rendit,ligjit,kombit, dhe të ardhmes ,do bëja gjithshka qe Rama të qëndronte derisa të zhduken këta plehra.

          Përgjigjjuni
        3. i
          i sjell qafen e pates dhe dy veze patoku

          ju a shklerdhefsha mediet e Gazetarine e pederasteve

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Pse ta shaj Ramen kure Rama po punon mire,ka perballuar shume sfida te medha si Termeti,pandemia,kriza ekonomike boterore,ku populli i thjeshte dhe biznesi vogel po e paguan energjine elektrike pa rritur çmimin. Po njerzeve u hipen ne koke dhe te shaj me vend e pa vend. Te shahet kure eshte per te share. Nje gje te vertete e the,qe, Berisha dhe Meta marin zero vota dhe kjo eshte e vertete se ata e kane bere veten e tyre ne krime te medha antinjerzore. Pershendetje.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Labi

            Po jo Arben Duka, zotëri, por Agron Duka. Mos lëndoni kockat e poetit të njohur! Gabim? E kuptoj Por duhet korrigjuar urgjentisht

            Përgjigjjuni
            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Berisha i bëri karshillëk Ambasadës Amerikane dhe Gjykatës së Apelit, duke grumbulluar simpatizantët e opozitës. Ai e ka të qartë se rruga për të marrë pushtetin kalon nëpërmjet zgjedhjeve të lira. Protestat psikologjike se kush nxjerr në rrugë më shumë protestues,fiton,ka skaduar !

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bardha

                Rrofte sheqerja qe conte ramen me dhi dhe karaxhixhi e kenaqte

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Adriatik

                  Po cfar vote mor lummadh.njerzit po iknin nga marrzite qe po degjonin.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zina sallaksja bukurane

                    Ke te drejte per pyetjen qe ben, zero vota shton kjo proteste! Saliu dhe Likja i mblodhen ushtaret e tyre e ju dhane nga nje pice e nje dhalle e me nje 10 mije leksh ne xhep e i nisen ne lufte kundra amerikes e europes? Dihet qe kjo proteste behet vetem per Saliun e Liken! Po çfaj kemi ne qe do durojme Ramen dhe qeverine e tije edhe per nja 10 vjet???

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      spata

                      Nje gabim trashanik qe se kuptojne si gazetaret dhe komentuesit e te dy ngjyrave politke . Ceshtja nuk shtrohet se kush fiton Saliu apo Rama.Me nje llogjike te thjeshte duhet shtruar pyetja .Kush fiton e Majta apo e Djathta . Historija 32 vjecare po tregon se e Majta eshte dominuese ne popoull pamvarsishte se kush e drejton ate . Duke shmangur argumentet, se votat jane blere si nga e Majta dhe e Djathta,pas 1997 e Djathta nuk ka patur dhe ska asnje shanc te vije ne pushtet .Ardhja ne 2005 dhe ne 2009 eshte dhurat e teorise se Aleatve per rrotacjon si menyra me e mire per te kenaqur te dy palet te etura per pushtet . Edhe sot politkat e Aleatve jane qe keto dy parti te pajtohen me njera tjetern e jo ti vene sterkemshin sic bejne Berisha dhe Meta per interesat e tyre politke . Si Saliu dhe Meta e dine mire qe jetgjatsija e tyre ne politke eshte brenda strukturave partiake e pse jo te fitojne dhe pushtetitn per te mbrojtur skandalet koorruptive dhe krimet e bera kunder popullit .Cdo levizje e Saliut dhe Metes tashme e kane mbi kurriz cekicin e popullit . Ndokush dote pyes me te drejte . Si shpjegohet qe ne kete proteste ,te inicjuar nga Berisha -Meta, pati nje pjesmarje te konsiderueshme .Pergjigjen e kemi brenda spektrit politke te te dy krahve .Si Berisha -Meta dhe Rama kane pjerdhur e pjerdhin ne qypin e popullit .Pra te dyja forcat e medhaja politke kane gabuar dhe gabojne rende.Gabimet e te parve jane me shume skandaloze e kane krijuar mosbesimin e popoullit per ti dhene pushtet. Vetem krahinoret u shkojne pas verberishte Berishes dhe Metes .Rama ,si nje Malsor i rafinuar i ka te dy krahet nen kontroll . Ai ka ditur tu fitoje zemren si Malsorve dhe krahinave te tjera te Shqiperise . Pra eshte ne kushte me komode dhe per faktin se gjate qeverisjes socjaliste skandalet ,qe prekin me shume shqiptaret ,si vrasjet dhe diskriminimet ,jane shume here me te pakta .Berisha -Meta i kane duar me gjak per te realizuar synimet e tyre . Rama jo vetem qe ska dore ne aktet kriminale politke por dhe kur eksponent dhe figura kryesore te Pd ,jashte sistemnit drejtues,i ka aktivizuar neper administratat shteterore apo si keshilltare. Per Berishen dhe Meten as qe diskutohet pjesmarja e socjalistve te debuar ne administraten shteterore . Keto bejne qe Rama te jete mbi keta qe sot perfaqsojne te Djathten shqiptare . Nuk dua te mbroje Ramen.Per mua ,jashte kontestit te protestave te se Djathtes Berisha -Meta ,pjesemarja ne kete protest, ka si baze jo keq qeverisjen politike por ate ekonomike e shoqerore .Rama ka gabur dhe vazhdon te gaboje ne keto fusha ,por di qe kur behet fjala per te votuar ,ka mbeshtetje me te madhe .Nje socjaliste, sado i pakenaqur te jete me Ramen, kur vjen monenti i perballjes politke, voten nuk ja jep Berisha-Metea. Dhe ata qe jane te lekundur, kur shohin kaosin ku eshte futur e Djatha, ose apstenojne ose me te shumtit voten do tja japin te Majtve . Vlresoni nje detaj qe pak u ka rene ne sy teleshikuesve te protestes . Vetem dy kanale Klani dhe Top Chenenel transmetuan te gjithe protesten . Kjo eshte shenje distancimi nga figurat Non Grata e ato hajdute e kriminale qe perfaqsojne Opoziten e sotcme. Berisha - Meta e kane marr vulen dhe ska force politke tua heqi damken qe kane mbi supe. Populli, kunder Aleatve tane ,ska per te dale kurr .Edhe ne keto kushte kur Rama gabon ai do te qendroje akoma ne pushtet .

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nandi

                        Protesta e Saliut dhe Metajt qe nje komedi dhe nje zhgenjim i madh per opozitaret Me kot mundohen ta paraqesin si nje sukses As nje vote nuk do perfitojne nga kjo proteste e deshtuar si te gjithe te tjerat. Salih Ram Berisha dhe Ilir Metaj jane te diskredituar ne popull dhe kurre nuk do mund te permbysin qeverine Rama e cila po punon shume mire dhe shperfill shpifjet dhe sajesat e bandes kriminale te quajtur opozite

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nandi

                          Protesta e Saliut dhe Metajt qe nje komedi dhe nje zhgenjim i madh per opozitaret Me kot mundohen ta paraqesin si nje sukses As nje vote nuk do perfitojne nga kjo proteste e deshtuar si te gjithe te tjerat. Salih Ram Berisha dhe Ilir Metaj jane te diskredituar ne popull dhe kurre nuk do mund te permbysin qeverine Rama e cila po punon shume mire dhe shperfill shpifjet dhe sajesat e bandes kriminale te quajtur opozite

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje