Sali Berisha vijon sulmet ndaj drejtësisë dhe gjyqtares Gjoka: Do ta reformojmë, amniston krimet elektorale

31 Mars 2025, 14:32Politika TEMA
Sali Berisha vijon sulmet ndaj drejtësisë dhe gjyqtares Gjoka: Do ta

Sali Berisha vijoi sërish sulmin ndaj drejtësisë, teksa u shpreh në konferencën e radhës se ka amnistuar krime elektorale dhe se ka arrestuar e ndjekur penalisht liderët e opozitës.

Duke e cilësuar një sistem të keq, që nuk ka ekzistuar as në komunizëm, kreu i PD thotë se do të reformojë drejtësinë nëse vjen në pushtet. 

"E kam theksuar dhe e theksoj se, PD-ja është e vendosur për një reformë të sistemit të drejtësisë. Pse? Sot çdo shqiptar për një çështje civile nëqoftëse nuk paguan çmimet e kokës rryshfet, do të presë 15 vite.

Sot qytetarët shqiptarë, janë të vetmit në Europë dhe botë, që nuk kanë një proces ligjor të drejtë. Iu mohohet një proces ligjor i drejtë. Defakto se, dejure e kanë. Defakto nuk kanë proces ligjor. ", u shpreh Berisha. 

Berisha vijoi sulmet edhe ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila vendosi masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' ndaj tij për aferën Partizani, duke thënë se ka disa mbiemra. 

"Tani më thuaj ti mua, ka drejtësi më këtu? Këtu nuk ka gjykatës më. Këtu defakto gjykatësi është bërë me të 4-mbiemra, Irena Gjoka. Por qytetarit i duhen gjykatës dhe kjo nuk mund të vazhdojë.

Nuk mundet. Jashtë çdo lloj standardi, kjo nuk mund të vazhdojë. Nuk mund të vazhdojë një drejtësi e cila në vit elektoral, ka guximin të amnistojë krime monstruoze elektorale që lidhen me zyrtarë të lartë, dhe në të njëjtën kohë arreston dhe ndjekje penale liderët kryesorë të opozitës", shtoi Berisha.

 

4 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Çfarë opozitë je mor të dhjevë tëtëmë?Ti gjykohesh si hajdut dhe jo si kryetar opozite.Ti do vesh në të sëmës bashkë familjarrisht.Ti po të mos kishe vjedhur nuk do flisnje kështu...Do ta shikojmë çdo bësh pas 11 majit...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ti ske Ftyr o Kurve Hajdut Pis Zagar

      Ti ske ftyr o Pis na Qave kari tu rrejt baj ket baj ket po ti ishe ne Pushtet o Legen qa bane se rrujt hiq per Popupllin tesh del e na thu adrrat qe ke pa me sy hapt Une Demokrat jam o Legen dhe kam votu per PD po tesh nuk votoj per asnje se tan jeni Kurva

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Edhe sikur te fitosh zgjedhjet,qe pak e veshtirë te ndodhet,nuk mund t'a prekesh drejtesine se te duhen 96 vota qe nuk i ke patur as ne 92.Eshte ligj kushtetues dhe nuk te lejon te sjellesh perseri kohen tende ku bene ligjin 6 mujoret

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nuk ka drejtesi mos u lodhni kot

          Nuk ka drejtesi Shqiperia , a e kuptoni denohet Sarkozy denohet Jacque Chirac dje u denua Marine Lepen jo per vjedhje por per détournement du fond dmth punesoje dhe ndihmoje partine , ndersa ne Shqiperi nje personne qe ka vrare ne Gerdece nje tjeter ka organizuar grusht shteti 1998 te vrare para kryeministris deklaron do vrisje Edi Ramen e krime te tjera haaaaa

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje