Sali Berisha bën fakt të kryer futjen e Metës në listën e sigurt të PD: Nuk është shpërblim, por ...

25 Shtator 2024, 15:00Politika TEMA
Sali Berisha bën fakt të kryer futjen e Metës në listën

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka zhvilluar takime me Ilir Metën, i cili është shprehur se edhe pas negociatave, do të dalë në zgjedhjet e ardhshme me logon dhe flamurin e partisë së tij.

I pyetur për një koalicion të mundshëm me PL-në, Sali Berisha u shpreh se nuk ka asnjë projekt të dorëzuar, por vetëm diskutime të përqendruara te protestat, të cilat po i dështojnë ish kryeministrit, pasi mbështetje ndaj tij po ulet. 

“Janë diskutime. Nuk ka një projekt të dorëzuar.

Por diskutimet tona në këtë fazë janë të përqendruara në protestat e përgjithshme dhe krijimi i një qeverie teknike”, u shpreh Berisha.

Sa i përket një shpërblimi të mundshëm për Metën nëse fitohen zgjedhjet, që gjasat për të fituar janë të pakta ai shtoi: “Ilir Meta nuk ka nevojë për shpërblim.

Ilir Meta është i konsoliduar, partia e tretë më e madhe e vendit. Se cili do të jetë koalicioni, jo shpërblim, por me interes të përbashkët bilateral, do të shqyrtohet në kohërat që vijnë”.

 

 

2 Komente

  1. A
    Aron

    Mire ua ben demokrateve Saliu. Po tall byhten me ta per bythen e tij dhe te familjareve dhe rrethit te tij qe permbledh edhe Meten.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokratet kane per udheheqes dyshen Berisha-Meta

      Saliu dhe Likja ngjajne si dy pika uji, jane e njejta qenie aliene, te dy vrases, te dy hajdute, te dy spiuna, te dy antiamerikane, dhe te by frikacake ne kulm.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje