Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha është shprehur se krijimi i shtetit të ri Bektashi të ideuar nga kryeministri Edi Rama, është bërë me qëllim largimin e vëmendjes nga skandalet kryesore të qeverisë.
Komentet Basha i bëri në Euronews Albania, ku tha se nëse ky shtet krijohet, do të jetë enklava më e çuditshme në botë, e cila do të mbushet me politikanë të korruptuar që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë.
“S’ka fare shans që të bëhet një shtet i tillë sepse bektashinjtë dhe gjithë shqiptarët kanë luftuar për Shqipërinë si një shtet unitar. Nuk kanë luftuar që ta bëjnë copa copa. Është e qartë që Rama këtë e ka thjeshtë dhe vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e shumta.
Cilat janë 2 çështjet për të cilat është përfolur Edi Rama në Nju Jork Times? Është përfolur për skandalin McGonigal dhe për premtimet që i ka bërë dhëndrit të kandidatit për President të SHBA-ve, Jared Kushner për t’i dhënë ishullin e Sazanit. Për të hequr këto të dyja nga vëmendja, ai ka lançuar një tjetër propozim, që merret me seriozitet.
Në OKB kanë folur plotë të marrë, si Çavez, Kastro. E vetmja gjë që shpalos një propozim i tillë është një shqetësim i përhershëm i Ramës dhe jo vetëm, për të krijuar një territor që të mos e prekë dot SPAK. Ideja është të krijojmë një enklavë që të mos na prekë SPAK.
Do të jetë enklava më e çuditshme në botë, që do të mbushet me politikanë të korruptuar. Edi Ramës nuk i bëhet vonë për Bektashinjtë. Sepse jo vetëm që njollos kontributin e tyre për Shqipërinë, por është edhe një akt kundër harmonisë fetare”, tha Basha.
Ty nuk te moren seriozisht per 20 vjet do qe te te marin tani pas dasme.Hejj,oooo,mbaroj dasma, dhendrri eshte Berisha,nusja Meta, ti per te çare drute te duan.
ka nje kenge per baba Mondin tani ha ha ha : https://www.youtube.com/watch?v=5iubRTN8TDQ
Ky eshte idiot!!!!!! Emagjinoni nje llum si ky te te jete kryeminister …..
Ne te vetmen gje lulushi ka te drejte. Do ta kete udhezuar e mesuar dikush me mend ne koke.
Bir selman i nenes qe te qashe me pare saliun apo lulushin .kjo tregon se ti more butak nuk mer vesh nga politika , po nuk paske pike burerie more I shkrete 7×7=llull- ush. Sshko prepara drejtesise dhe mos dil me se na e shpife me ate fytyre si tave balte ..shume bukur I ke lyer floket sepse vetem budallenje nuk thinjen .
Bravo gomari i Xha Dervishit,lum ne sa i zgjuar je taman hajvan