
Vetë personalisht, djali, dhëndrri, por edhe aleati i tij më i ngushtë është nën hetim nga SPAK për korrupsion e abuzim, por që dosjet end nuk kanë prodhuar të pandehur.
Por kjo nuk e ka enguar kreun e Foltores të vijojë sulmet e zakonshme ndaj SPAK, por sot e ka trashur shumë zullumin. Pasi e ka akuzuar SPAK si "seksion kryekëput i Partisë Socialiste”, Berisha ka akuzuar drejtuesin e Prokurorisë Speciale si të varur nga bandat mafioze.
Ai u shpreh se fakti që Dumani thotë se nuk dihen pronarët e inceneratorëve, e akuzon rëndë atë dhe institucionin që ai drejton.
Jam sot para jush për t’iu deklaruar shqiptarëve se SKAP-i është një institucion kryekëput seksion i Partisë Socialiste. Një mburojë e padepërtueshme e korrupsionit, vjedhjeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë, të organizatës kriminale që kryesohet nga Rama. Nuk kam pasur asnjë dyshim, ua kam deklaruar shqiptarëve këtë në mënyrat më të përsëritura, natyrisht bazuar në fakte, qëndrime të pakundërshtueshme të këtij institucioni.
Këtë e konfirmoi në mënyrë përfundimtare deklarata e kreut të SKAP-it Altin Dumanit për dy nga çështjet më tronditëse për dy nga çështjet e korrupsionit, inceneratorët dhe problemin e ëatergate-it të shekullit të 21-të Rama-McGonigal. Lidhur me problemin e inceneratorëve, tragjikomedia e kësaj afere është e pakufishme. Inceneratori i Tiranës është një kontratë e cila u kushton shqiptarëve 420 mln euro mbi bazën e firmave që janë vendosur në këtë kontratë. Inceneratori i Tiranës u shpall nga Altin Dumani, komisari politik i SKAP-it si një sipërmarrje që nuk i dihen pronarët. Ky incenerator gllabëron çdo ditë si lubi qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë nga një grup mafioz i cili ka në krye Edi Ramën, Ëngjëll Agaçin, Erion Veliajn dhe disa emra të tjerë. Dy fjalë do t’i them zotit komisar Dumanit, se pretendimi juaj se nuk dihen pronarët ju akuzon shumë rëndë ju dhe institucionin tuaj. Së pari le të marrim për të vërtetë atë që ju thoni se nuk bllokoni dot fondet se nuk dihen pronarët. A mund t’u thoni pak shqiptarëve çfarë ju pengon ju zotëri të dërgoni në gjykatë aferën, sepse ju paraqitët si pretekst, pretendim se janë arbitrazhet. Çdo arbitrazh është i detyruar të marrë parasysh vendimet e gjykatës së vendit. Në afera të tjera është proceduar në këtë mënyrë, por ajo nuk ishte SKAP, ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ju nuk e dërgoni dot në gjykatë sepse jeni nën kontrollin e plotë dhe në mbështetje të plotë të asaj bande që vjedh shqiptarët.
Së dyti, kontrata e Inceneratorit të Tiranës është e firmosur në shkeljen më flagrante të kodt civil të Shqipërisë. Nuk ka gjykatë që nuk rrëzon atë kontratë, për sa kohë në Shqipëri dhe kudo në botë, kodi civili është kushtetuta e kontratave. Ju nuk e bëni këtë, sepse ju jeni mburojë e qeveritarëve që kryejnë këtë vepër mafioze, këtë vjedhje të tmerrshme.
Dumani.Fshatari thot beji nenen tjetrit te te njoh per baba.Persa koh ti nuk zbaton ligjin per keto monstra qe e kane vjedhur dhe vrare kete popull,keto do degjosh .Ky ka parimin qe mbrojtja me e mire eshte sulmi dhe kete ky e zbaton me se miri
Mareveshje,Dumani i thot Saliut, thuaj se jam i Rames,ndryshe nuk te ndihmoj dot,dhe Saliu ulurin nga megjezi ne darke se Spakun e ka kapur Rama,kurse Spaku godet socialistet per nje arke peshk,dhe zullumet e Sali Metes nuk i ze me dore.Kjo eshte e gjitha!
Eshte metode e vjeter e Berishes per ti bere presion prokuroreve. Meqenese Berisha e ka kuptuar qe DUMANI eshte frikacak kerkon ta trembe per denoncimet qe i kane ngecur ne dore SPAK- ut si Gerdeci, 21 janari, privatizimi i klubit Partizani, Cez- Dia. Dhe ky presion i ka dhene rezultat, arrestime ka patur vetem nga radhet e PS.
Sulmon për të mbrojtur Monikën !
Sa me kulture qe llap mor aman. Fjalor babaxhan, deshire e pa kufishme per te ndihmuar gjithe hallexhinjte dhe nxenesit e dobet, asnje inat personal per Sorosin ideator, dhe Edvin Mafien bashkepuntor per shpalljen e tij si i pa deshirushem ne USA dhe UK. Per te mar shembell politika globale per menyren e te berit politike pa fuerje, pa esekse (eksese)
Strategji,per te mbrojtur spak-un,qe eshte nen urdherat e klanit berishe
Ka mësuar se do arrestohet dhe bënë presion.Drejtësia vonon pooooooor nuk harron.
Është presion i zakonshëm për të minimizuar realizimin e kërkesave të atij që vjen më 11 Prill, ditën kur shoku Enver bëri kryeveprën.
Sa me shume krimineli Sali sulmon Dumdumanin,aqe me shume ky i sherben atij,marifete te vjetra nga rrumpalla i Vicidolit.
Jo, nuk eshte frikacak. E di ai, qe Saliu di shume per te dhe per te tjere. Mjaafton mbiemrin Umani, qe ti therrase Saliu:O Nuredin Dumani... dhe i behet gjaku uje. Pra, frika per karriken, jo se è gjen gje. Po' edhe fort trim nuk eshte dhe nuk Jane. Te tutesh se bertet Saliu, duhet te jesh i zene prej koqesh.
Dumani eshte bythe e breke me Salen, eshte strategjia e Sales te “sulmoje “Dumanin gjoja qe nuk kane lidhje midis tyre!
Sali Berisha dihet që është mashtruesi, shpifsi, intriganti më i madh në botë por, Altin Dumani, ashtun si edhe paraardhësi i tij krapi nga Shkodra, Arben Kraja, duket se ka vendosur të flejë gjumë mbi dosjet e krimit të Berishës me familjen e tij, Metës dhe të tjerëve.