Financimet ruse, PS: Drejtësia të nisë hetimet për Monika Kryemadhin

3 Prill 2023, 13:08Politika TEMA

Financimet ruse, PS: Drejtësia të nisë hetimet për Monika

Partia Socialiste kërkon që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit lidhur me përfshirjen në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Deputetja Klotilda Bushka nga selia rozë u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash.


‘Në vend që të vihet në dispozicion të organeve të drejtësisë kërconin mediat. Deputetja Kryemadhi duhet të sqarojë se çfarë anë kërko deklaroi offshore. Pse nuk janë deklaruar.

Implikimi i një politikani shqiptar në skenat e errëta të financimeve ruse është një goditje e fortë ndaj vlerave evropianë. drejtësia shqiptarë nuk duhet të humbë kohë që të nisë hetimin.

Ndërkohë që Kryemadhi refuzon sqarimet organet e drejtësisë duhet të nisin hetimet që nga mos deklarimi e deri për pastrim parash e fshehje pasurish. Deri ku dhe në çmasë kryemadhi është përfshirë me rusët.’- tha Bushka.

Kjo deklaratë vjen pasi pak ditë më parë dolën të dhëna që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

 Kryemadhi akuzohet ka marrë dy pagesa nga kompania Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro, me pronarë oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan.

Kryemadhi ka bërë edhe një pagesë për Vradus Holdings të rusit tjetër Vitaly Savvin. Këto transaksione nuk janë deklaruar në ILDKP. Kryemadhi ka mohuar që ka aksione dhe llogari jashtë vendit, por dokumentet konfirmojnë të kundërtën.

5 Komente

  1. S
    Shkodrani pa buke

    SPAKU po shef gte kapi ndonje qe ka mre dy arka peshk .....nuk meret me keto gjera vogla...???

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lida

      O socialiste te mpire e qe flini gjume, eshte vone. Kush te nise hetimet Altin Dumani ? Ai eshte berishian. Hetime dhe arrestime ai dhe paraardhesi i tij kryejne me shpejtesi vetem kur flitet per individe qe jane te partise tuaj. 10 nga tuajet jane akuzuar, arrestuar e denuar dhe 0 zero nga PD e LSI ( PL) nga SPAK. Ky skandal i Monika Kryemadhit po ti kishte ndodhur ndonje politikani te PS po ate dite do te behej urgjent emisioni nga moderatoret, ndersa per rasin e Monikes heshtin Fevziu, Eni Vasili,Grida Duma, Ylli Rakipi apo Meco. SOCIALISTE zgjohuni nga gjumi letargjik.

      Përgjigjjuni
      1. U
        USA

        Finacimet Ruse se bashku me sulmin e Top-Channel se jane te lidhura. Sulmi u be qe te mbyllnin gojen mos ti botonin faktet qe lidhnin Moniken me keto financime.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bean

          Me sa shikoj , fishekziaret nuk mungojne, por me thoni se cfare u be me spiunin I.Meta, a u hetua, a u mor ndonje mase ndaj tij e saksionuar me Ligj, apo u la e u zbeh rruges kjo ceshtje per konsum publik dhe mediatik. Keshtu me duket dhe kjo puna e Munikes, s'ka per te perfunduar kurre, dmth s'ka per ti hyre gjemb ne kembe. Dhe kjo gje ndodh brenda status-quo- se te vendosur nga grupimet (politike) te interesit qe ja dine mire historikun dhe kufijte njeri tjetrit. Shkurt....helli te mos digjet. Se per pak harrova qe kemi............................situate parazgjedhore.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Grey

            Ne fakt une protozoa qe Monika te filloj hetimet ndaj SPAK!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje